| E hene, 25.04.2011, 07:04 PM |
PËRSHËNDETJE RAIMONDA MOJSIUT
Jemi mësuar ta shohim Mondën e bukur në dhjetëra fotografi, që shoqërojnë shkrimet me poezi të një forme dhe përmbajtje te veçante tërheqëse dhe me shkrime e intervista interesante, të çiltëria e të liruara nga prangat dhe me gjuhe të zgjedhur e të rrjedhshme.
Monda, si Këzja, Elkoja, Ilirjana, Makfirja, Bajamja dhe të tjera shkrimtare të nderuara të diasporës shqiptare, me shkrimet e tyre të bukura na japin kënaqësi, ndaj i dëshiroj me shpirt ta duan më shumë dhe ta mbështesin më fuqishëm edhe njëra tjetrën.
Shpesh e ndeshim Rajmonnda Mojsiun në tregimet e shumta të ndërtuara me kujdes, dhe që lexohen me endje, te nxjerra nga ngjarje e reale dhe ndofta përjetime vetjake, ku dallohen tema të guximshme deri erotike njerëzore. E kemi parë atë te pozoje në fotografitë e saj, që shoqëron çdo shkrim, në pozicione të zgjedhura artistikisht, pas një tualeti të kujdesshëm, me veshje të përshtatshme femërore, me dekolte të hapur dhe me palën e fustanit të shtëmëngur nga era. Në të gjitha rastet, kemi soditur një femër të bukur, që sjell, veç poezisë, intervistës dhe tregimit interesant dhe aromë e tipare të këndshme femërore, tërheqëse për këdo e deri për ne pleqtë, që vetëm mund ta sodisim e ta admirojmë gjatë me kërshëri.
Lexoj tani shkrimin e Rajmonda Mojsiut “jo vetëm maskilizëm...,” ndalem te një fragment, që më duket kulmor: “Mos duan edhe këtë përqindje femërore ta konvertojnë në “meshkuj”-që nga kapardisja mashkullore, pirja e cigares, deri edhe në dy paketa në ditë, në imitimin e zhargonit ordiner e banal si të meshkujve-mjafton të sjellësh në kujtesë për të disatën herë, pamjet e shpërfytyruara të kreut të shtetit e disa ministrave të tij, - imitimin e bërtitjeve çjerrëse dhe ulërimën cinike qeshëse si ”hingëllimë kali”, kërcënimet ordinere të huazuara nga zhargoni bulevardesk, i ftojnë gratë e “shkreta” të përleshen, të sillen vrazhdë dhe pakulturë si ata, deri te veshjet me pantallona si të meshkujve, etj. Mbase “tavolina” që kanë përgatitur politikanët e Parlamentit tonë maskilist, të qeverisë sonë maskiliste dhe nën mentalitetin maskilist që po pushtojnë gratë sapo hyjnë në
“bukën e tavolinës”, i ngjet trapezës me burra e gra, ku kuvendojnë vetëm burrat e gratë mbajnë ison e tyre.”
E lexoj shkrimin protestë edhe pse pak i çuditur, se më duket sikur e zbuloj tani më të plot Mondën delikate dhe me ritet respekti për këtë femër të guximshme si rrallë burra, gjithnjë të shqetësuar dhe në asnjë çast indiferente, që nuk rresht se shkruari përsëmbari, me pasion, mençuri e dobi shoqërore e njerëzore dhe ndaj them: Lumë Atdheu ynë për këtë brez të bukur trimëreshash përparimtare, që rendin pas bukurisë, feminilitetit, emancipimit dhe të ardhmes.
PËRSHËNDETJE DHE URIME, MONDA!
Luan Çipi
Çikago, Prill, 22. 2011
__________
KUJTIMI I ASAJ DITE
Luan Çipi
Atë ditë kur rrahëm grekët
Në futboll me kombëtaren,
Nuk i mblidhje dot fishekët.
Qiellin ndritën fishekzjarret.
Se dëgjova fjalë banale.
Të huaj, fytyrë nxirë,
Zhurmonin në ca lokale.
Dëshpëruar po bërtisnin,
Llafe turpi pa kuptim,
Çirrnin faqet edhe flisnin,
Si të ishin në çmendin.
Kur përfolën mëmëdheun
Ngjyrat, të kuqën, të zezën,
Cenuan Skënderbeun,
Ismail Beun, nënë Terezën,
Shpërtheva në shqip me sharje
Pa kufi , pa fund e cak,
Godita shkopinjtë në dajre
Me çdo kusht të merrja hak.
Çikago,Prill 12 2011