| E shtune, 23.04.2011, 07:45 PM |
Gëzuar Pashkët, i nderuar Gëzim, Mario dhe ju të nderuar miq të « Zemrës Shqiptare », festën e ringjalljes së jetës, shpresës dhe besimit te mirësia, mbarësia, miqësia dhe dashuria njerëzore. Uroj që Zemra Shqiptare të vazhdojë të na japë nota të tilla të mira, të paqes, dashurisë, mirëkuptimit, midis shqiptarëve, për ta parë një ditë edhe Shqipërinë dhe Kosovën në Europën e Brukselit, aq të ënderruar nga populli ynë punëtor, liridashës dhe faktor besimi në Ballkan, në krahasim me zëra anakronike të disa fqinjëve të këqinj, apo ata zëra shqiptarucë që duan ta shtyjnë atë dëshirë të pritur deri në "kalendat greke", për interesat e tyre meskine.
Të mirë u dëgjofshim gjithmonë në raste të tilla gëzimi.
Alfred Papuçiu
Gjenevë, më 24 prill 2011