| E hene, 25.04.2011, 07:54 PM |
NANO NEWS
(Nga Bibla moderne me rastin e Pashkëve)
Marrë me e-mail nga Mustafa Nano
- Tashti Jezusi nuk e kthen ma ujin në venë, po në spritz;
- Adami dhe Eva janë njohë në facebook;
- Pons Pilati merr pafajësine mbasi asht parashkrue krimi i tij i kryqëzimit të Krishtit;
- Toka e premtueme (e Tiranës) asht e gjitha shesh ndërtimi, nuk ka vend për lulishte;
- Apokalipsi do te transmetohet nga kanalet televizive me pagesë;
- Barka e Noes asht fundosë nga një motovedetë libike;
- Dhjetë urdhnat e Mozeut nuk vlejnë për politikanët e nivelit të naltë dhe nuk konsiderojnë mëkat korrupsionin;
- Juda do të mbrohet në gjyq nga Avokat Ngjela;
- Shën Paoli u dërgon e-mail korintsave;
- Sara dhe Abrami kanë zgjedh fekondimin artificial;
- Në mes Testamentin të Vjetër dhe Testamentit të Ri do të ketë publicitet;
- Katër ungjillorët, Luka, Mateo, Gjoni dhe Marku, kanë hapë blog;
- Sulltan Murati kundërshton atësinë për Hashim Thaçin dhe kërkon egzaminimin e DNA-së;
- Tregtarët në Tempuj nuk asht e vërtetë se janë egjiptianë; ata janë kinezë;
- Al Kaeda merr përsipër viktimat e 21 janarit.
Kel Gruda