| E premte, 22.04.2011, 07:10 PM |
Tregim
Albert Shala
VETETIMA
Hetuesi kishte ne dore dosjen e Alfredit.Ne te ishin perplot shenime:Alfred R. nga qyteti D eshte i dyshuar se ka vrare Ndreken.Trupin e Ndrekes dyshohet se e ka fshehur... dhe plot shenime tjera.
Hetuesi zbriti shkalleve te burgut.Nje ze u ndie.Ishte zeri i Alfredit qe fliste me vete:Do te me vret vetetima!Jo mos me leshoni jashte!.Atje eshte ajo!-Koken mbulonte dhe i ngritte duart lart.
Vertet perjashta vetetima prente qiellin e nxirre dhe bubullima degjohej si asnjehere me pare!
-Ky me siguri eshte cmendur!-i tha gardiani hetuesit.
-Perse thuani keshtu?!-tha hetuesi duke e shikuar ne sy.
-Mbreme gjithe naten ka bertitur vetetima ,vetetima!-Do te me mbyse!Do te me mbyse!-tha gardiani.
Hetuesi hyri ne dhome te Alfredit dhe e shikonte.Alfredi i kishte ca mustaqe te vogla dhe sy te vegjel e te zi.
-Alfred a e dini se akuzoheni per vrasje?!-tha hetuesi.
-
-Perse e mundoni vehten dhe mua dhe nuk e tregoni te verteten?!
Gjurmet e gjakut te Ndrekes jane gjetur ne pantallonat tuaja.!
Bubullima leshoi geme dhe vetetima preu qiellin e nxirre duke ndriquar dhomen e Alfredit.Ai klithi tmershem dhe u perpoq te hynte nen krevat.Kur u qetesua hetuesi iu drejtua:Shiko Alfred.Pranoje krimin se do te jete me lehte per ty dhe per mua!
--Une skam vrare askend!-tha Alfredi.
-Faktet flasin ndryshe!-tha hetuesi i cili u ndal per nje caste.Ishin bere nje muaj qe Alfredi nuk jepte asnje shenje se do ta pranonte krimin.Hetuesi mendoi,mendoi dhe ne fund hetuesi tha:A e di se shpirti i Ndrekes mund ti lutet vetetimes?!
Alfredi hapi syte,gojen dhe tha:Cka po thua more!
-Shpirti i Ndrekes mund ti lutet vetetimes!Ae kupton perse?!-tha hetuesi.
Bubullima dridhi ndertesen e burgut.Vetetima serish ndriti dhomen dhe Alfredi bertiti:Vetetima,vetetima!-duke i ngritur duart lart dhe i mbeshteti per koke.
-Alfred shpirti i Ndrekes mundet ti lutet vetetimes.!-A kupton?!-tha serish hetuesi me ze te ngritur.
Alfredit fytyra i mori pamje trishtuese.Ja filloi te qaj dhe te thote:Shpirti i Ndrekes.Vetetima,vetetima!
Hetuesi doli perjashta.Por as dhjete hapa te plote si beri kur Alfredi e thirri.Hetuesi hyri ne dhome dhe e pyeti se per cka e thirri.
-Une e kam vra Ndreken!-tha Alfredi dhe heshti.
-Fol!-tha hetuesi.
--Ndreken e kam fshehur ne mal.Aty e kam varros.Kam nje kerkes:Te me dergoni ne ndonje burg ku nuk ndihet bubullima dhe nuk shihet drita e vetetimes.
Hetuesi buzeqeshi dhe filloi ti merrte shenimet se si e ka vrare dhe...