| E marte, 19.04.2011, 06:37 PM |
Engjëll Koliqi
TË NGROHUR NË VALLE
Bëhemi të fortë
Dhe të paepur
Në çdo hap
Shembull konstruktiv
I së lumes dashuri
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
DUKE SHKELUR...
Mbi ngjarje shekujsh kalojnë
Me përralla e me mite
Në njëmijenjë mënyra
I shpjegojnë
Edhe i falsifikojnë
...
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
NUK KA ZGJIDHJE
Aleanca e tyre kriminale
Është e fuqishme
Me shumë premtime
Plot korrupcion
...
Me korrupcion i kanë zënë vendet
Me korrupcion edhe i mbajnë
Të gjitha orvatjet
Për zgjidhje të nyjes
Janë të kota
Nuk ka zgjidhje
As përspektivë të shpejtë
...
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
NË RINGJALLJE
Së pari flet besimi
Feja dhe dashuria
Janë aty gjithmonë
Edhe fati i shekujve
...
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
KJO E BEKUARA DRITË
Tani vjen më herët
Pranverën e dashurisë paralajmëron
Me t’ëmbëla përralla
Dhe me të këndshme këngë
-
Zgjohuni
O njerëz vullnetmirë!
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
SI ATA
Edhe ne
Kemi shtëpinë tonë
Vendin tonë
Atdheun tonë
...
Tani
Me çelësat e shtetit
I hapim dyert vezulluese
Të mrekullive
Në misionin fantastik
Të dashurisë
Shkojmë përpara
Derisa të gjejmë
Parajsën e amshuar
Të lumturisë
Duke qenë gjithnjë
Në shërbim të mirësisë
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
NDËRMJET PROVAVE
Herë ndjehemi fillestarë
Herë protagonistë të parë
Këtu në fron
Dhe në mbarë mbretërinë
Jemi ne
Kudo
Në çdo kohë
...
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
GJESTE MIMIKE
Nuk ka nevojë
Të bëjmë marrëveshje
Unë edhe mbretëresha
Merremi vesh
Me gjeste
Dhe me me mimika
-
Me formulën e bekuar
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
DO TË JEMI NE
Edhe në kremte
Në të githa këngët
Dhe në të gjitha vallet
Protagonistë të parë
Prijës të stinës...
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
NË PRETENDIMIN E PARË
Të thirrur në mite
Dhe në përralla
Historeinë deshtën ta ndërrojnë
Edhe botën tonë
Nuk gjetën fuqi
As zemër
Dështuan
Dhe
...
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
ZOGU LAJMËTAR
Në qiellin tonë të dashurisë
Në një ditë të bekuar
Erdhi zogu i bukur
Me lajmin e mirë
Dhe na i hapi
Shtigjet e bekuara
Të dashurisë
Zogu lajmëtar
Në stinën e re
Është gjithnjë e më i gjallë
E ne
Protagonistë të paë
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
NXËNËSI
Çdo ditë shihet
Më aktiv
Dhe më i zellshëm
Në pjesën teorike
Dhe në praktikën
E dashurisë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
QARTËSISHT
Shihen hajnat
Edhe në pikë të ditës
Me xhepat e stërmbushur
Duke rrëshqitur
Mbi djersëpërgjakurat e popullit
Medet!
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
ME NOTA DASHURIE
I japim zjarr kremtes
Që nga kënga e parë
Dhe nisim serinë e spektakleve
Të shekullit të ri
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
MBAS KTHIMIT
Gradualisht
Do i marr kompetencat
Dhe do të kthehem
Protagonist i parë
Në sistemin e ri
Të stinës së dashurisë
...
Shumë kremte
Do të organizoj
Me spektakle
...
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
NË DITËN E RE
Në shpirtin e stinës së re
Të gjithë jemi
Më të ri dhe më të fortë
Gjithherë aktivë
Në misionin e bekuar
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
NË PROJEKTIN E TRANSFERIMIT
Çdo gjë shkon
Rrugës së absurdit
Ecin të kërrusur
Me kështjellat e ngarkuara mbi kokë
...
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
ME DRITËN E SË VËRTETËS
Ecim shtigjeve të historisë
Me krenari
Kudo
Shpalosim traditat tona
Dhe rreegullat e dashurisë
I bëjmë të përgjithshme
Në mbarë botën
Për mbarë njerëzinë
Garlate (Lecco), 29 janar 2011
RISCALDATI NEL BALLO
Diventiamo forti
E indomiti
In ogni passo
Costruttivo esempio
Del beato amore
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
CALPESTANDO ...
Negli avvenimenti dei secoli passano
Con favole e con miti
In milleuno modi
Li spiegano
Anche li falsificano
…
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
NON C’E SOLUZIONE
La loro criminale alleanza
È potente
Con tante promesse
Piena della corruzione
…
I posti li hanno presi con corruzione
Con corruzione anche li tengono
Tutte le tendenze
Di scioglimento del nodo
Sono inutili
Non c’è soluzione
Neanche presta prospettiva
…
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
NELLA RISURREZIONE
Per prima parla la fiducia
La fede e l’amore
Sempre sono lì
Anche la fortuna dei secoli
…
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
QUESTA BENEDETTA LUCE
Ora viene più presto
Preavvisa la primavera dell’amore
Con dolcissime favole
E con piacevoli canzoni
-
Svegliatevi
O gente di buona volontà!
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
COME LORO
Anche noi
La nostra casa l’abbiamo
Il nostro paese
La nostra patria
…
Ora
Con le chiavi dello stato
Li apriamo le porte brillanti
Dei miracoli
Nella fantastica missione
Dell’amore
Andiamo avanti
Finche troviamolo
L’eterno paradiso
Della felicità
Essendo sempre
Al servizio della carità
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
TRA LE PROVE
A volte ci sentiamo principianti
A volte primi protagonisti
Qui nel trono
E nell’intero regno
Siamo noi
Dappertutto
In ogni tempo
…
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
GESTI E MIMICHE
Non è necessario
Di fare accordo con parole
Io e la regina
Ci capiamo
Con gesti
E con mimiche
-
Con la benedetta formula
Dell’amore
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
SAREMO NOI
Anche in festa
In tutte le canzoni
E in tutti balli
Primi protagonisti
Guidatori della stagione …
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
NELLA PRIMA PRETENSIONE
Chiamati nei miti
E nelle favole
Hanno voluto cambiare la storia
E il nostro mondo
Non hanno trovato forza
Neanche il cuore
Hanno fallito
E
…
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
L’UCCELLO MESSAGGERO
Nel nostro cielo dell’amore
In un benedetto giorno
È venuto il bellissimo uccello
Con la buona notizia
E ci ha aperto
I benedetti varchi
Dell’amore
L’uccello messaggero
Nella nuova stagione
Ò sempre più vivo
E noi
Primi protagonisti
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
L’ALUNNO
Ogni giorno si vede
Più attivo
E più zelante
Nella parte teorica
E nella pratica
Dell’amore
-
Evviva!
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
CHIARAMENTE
Si vedono i ladri
Anche nel mezzogiorno
Con le tasche strapiene
Scivolando
Sui sudori sanguinosi del popolo
Purtroppo!
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
CON NOTE DELL’AMORE
Alla festa diamo fuoco
Dalla prima canzone
E cominciamo la serie degli spettacoli
Del nuovo secolo
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
DOP O IL RITORNO
Gradualmente
Prendo le competenze
E ritornerò
Primo protagonista
Nel nuovo sistema
Della stagione dell’amore
…
Tante feste
Organizzerò
Con spettacoli
…
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
NEL NUOVO GIORNO
Nell’anima della nuova stagione
Tutti siamo
Più giovani e più forti
Sempre attivi
Nella benedetta missione
Dell’amore
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
NEL PROGETTO DI TRASFERIMENTO
Ogni cosa va
Nella strada dell’assurdo
Camminano incurvati
Con i castelli caricati sulla testa
…
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011
CON LA LUCE DELLA VERITÀ
Camminiamo nei varchi della storia
Con orgoglio
Dappertutto
Sfioriamo le nostre tradizioni
E le regole dell’amore
Li facciamo generali
Nell’intero mondo
Per l’intera umanità
Garlate (Lecco), 29 gennaio 2011