Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gazi Buxheli: Tre gabimet tona

| E marte, 19.04.2011, 07:22 PM |


TRE GABIMET TONA

 

Gazi Buxheli

 

1- ME FLAMURIN

 

Në Binjakësi Siameze,

përjetësisht përbri

i kemi vënë

një flamur të dytë,

mbase nga fiksimi

se vetëm kështu

mund t’i kemi të dy sytë…

 

2- ME LIDERËT

 

Rroftë Ky, posht Ai,

poshtë Ky, rroftë Ai!

thirrje të kryqëzuar,

në ëndërra kotësie,

liderët trupi,

e ne përjetësisht

kthyer në hije…

 

3- ME VETVETEN

 

Luftën me hasmin

e kemi bërër të rreptë,

për të shpejtuar fundin e tij,

që kohën ta kemi të bollshme,

në luftën me vetveten

e me ty, o Nënë Shqipëri!