| E marte, 19.04.2011, 07:55 PM |
Pleqëria nëpër vargjet e mia
Përparim Hysi
Kur më tha petovarakja*
Kur më tha petovarkja:
-Përparim,sa qenke plakur?!
E kuptova unë që plakja
Mua me"kthetra" më ka kapur.
Mua në"kthetra" më ka kapur
Dhe më mban e s'më lëshon
Dikush pret me"trastën hapur"
Dikush?
Trasta pret dhe rri e hapur
Dhe do shkoj se kam dhe moshën
Datë nuk di dhe e them hapur:
-Dokumentet ndjekin "postën?!"...
*grua nga Petova e Fierit nga dhe jam.
Fundi
Dalngadalë po shteret lumi
Pak nga pak shkurtohet filli
Sa brengosës që është fundi
Soset vaji tek kandili.
Si ndërtesë që zë e prishet
Herë tavani,herë çatia
Jo.Për fundin mjek nuk gjindet.
Paravdkeje:pleqëria.
Ëndrra
Ëndrra gjumin seç ma çarti
Fundi,- tha,- pothuaj erdhi
Ja dhe pak... dhe mbrrin "kasapi?!"
Sikur helm mbi veshë më derdhi?!
Sa për Sikën,s'më tha gjë *
(Pashë që u hodh nga ballkoni?!)
Askush nuk më ndalon dot më
Ç'ta dua jetën pa të;thomëni!
Edhe mbeta si i ngrirë
(Hodha sytë mbi krevat)
Përbri,ime shoqe,shtrirë
Mallkoj ëndrrën si luvgat.
Se ma çarti gjumin mua
(Parathënat qenë të zeza?!)
Kur kam Sikën,s'pyes pothua:
Ëndrrën e përzë me shqelma.
*Sika-imeshoqe.
Pleqëri
Fytyra po më rrudhet dhe sytë po mpiken
Me mundim shtyj gjurmët në ditët që ikin
Pleqërinë e shoh tek heq tespiet
Dhe ndjej pikëllimë,se kur ik,nuk dihet.
Por fundi më trëmb,se është i mistershëm
Jo se më dhëmb,se do jem i përjetshëm
Më trëmb veç një gjë:a do jem zot i vetes
Tjetër nuk dua më;këtë kërkoj prej jetës.
Për pak
Për pak desh ika,o miqtë e mi
Vdekja më fali veç për pak
Nëse këtu vdes,epo kush e di?
Për ju vdes me merak.
Se ju kam dashur me gjithë zemër
Malli për ju më mblodhi grusht
E cilin nga ju të përmënd me emër
Me secilin prej jush,jam lidhur ngusht.
Në iksha kështu,si sëpata pa bisht
Se vdekja tinëzare dy herë nuk të falë
Në gëzimet tuaja do të jem përjetësisht:
-Bëmëni një zë,e Përparimi u ngjallë.
Autoportret
Një burrë paksa i ngjallur
Lëre mos e nga:sa shëmtaraq!
Se jeta me shkop e ka rrahur
Dhe ja portreti im:sakaq!
Sytë po e humbasin shikimin
Në kokë ka filluar dëbora
Në shpirt sikur kam njerëzimin
Rrebeluar me padrejtësitë në kohëra.
U varfëruan mendimet
U varfëruan mendimet
Dhe vargjet u mpakën
Se po thahhen burimet
Dhe unë po plakem.
Mëndja po shterë
Si pus që sa vjen thahet
Kjo mbresë zë më therë
Sa koka më zbardhet.
Më duket
Më duket sikur kam shkelur mbi një xhind
Dhe ky,tanimë,me mua po hakmerret
Tërë kohën e kohës sikur me dikë"grind"
Aq keq po grindem,sa nuk di të rrëfehem.
Sikur jam diku,mu në zëmër të stuhisë
Dhe jap e marr,me dikë zë e kacafytem
Jam aq i kapur pas nostalgjisë,
Sa nga malli për atdhe,në pleqëri,po mbytem.
Aktualitet
Dëshirave të prapëta vëru fre
Se nepsi të gënjen.
Se vjen "beteja" dhe me sy e sheh
Vërtet se sa vlen?!
Se vapa ik dhe shkoi me gushtin
Ka ardhur tjetër "stinë?!"
Në do me bukë mos hashë turpin,
Pranoje pleqërinë.
Pra,shih me sy e plas me zëmër
Se tjetër gjë,s'të mbetë.
Ah,pleqëri,më je si shëmër!
Pleqëri,moj,qofsh lanet!...
*Shkruar në vitet 2003- 2011