Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Kostaq Duka: Trishtimi

| E hene, 18.04.2011, 08:55 PM |


Kostaq Duka

 

Trishtimi

 -Triptik-

 

 

Pa ftesë

 

Ai të vjen paprerë

Pa asnjë ftesë,

S’mungon veçanërisht kur miqtë të presin në besë.

Sytë mjegullon

Këmbëve u ve pranga

Trupit i jep rëndesë.

Dhe, mendime të zeza si nikotinë

Shpirtin e helmojnë,

Bota të duket skëterrë.

 

Si pa dashur me të

Bashkon klithmën ndjellëse të vdekjes.

 

 

Trishtimi....

 

Kur trishtimit

I pohoj ekzistencën

S’do të thotë se 
Fytyrë e tij unë jam

Dhe me të po shtyj jetën.....

 

Trishtimin 

S’e mbaj rob

Por as prej tij nuk  jam i robëruar

 

 

Lëviz në krahët e lirisë

 

Trishtimi

Është pjellë e plogështisë

Do ta vrasësh?

Lëviz në krahët e lirisë.

Kalëro

Po dite frerin e kalit të mbash në duar.

Nxito ku me biçikletë , ku me makinë.

Fluturo

Qiellit të paanë,

Në mund edhe në planete të tjerë.

 

Mos numëro vitet e tua

Por ditëlindjet e fëmijve,

Mbesave dhe nipërve......

 

Prill 2011