| E diele, 17.04.2011, 07:53 PM |
Elmaze Grainca, u lind në Cerrnillë të Ferizajt me 13 janar 1962.Ka përfunduar Fakultetin Filologjik dega e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Prishtinë, ku ka marrë titullin Profesor.
Veprimtare në luftën për liri të atdheut. E e përndjekur nga pushteti jugosllav dhe e persekutuar në burgun famëkeq të Mitrovicës. Tani punon në shkollen “Tefik Çanga”në Ferizaj.
Mjegull
Prapa malit mjegull
As gjelbërimi as natyra
As dielli as shiu
As njeriu
Vetem mjegull.
Ne bardhësinë e trishtë
Vetem një qengj
Mbeshtjellë me bardhësi
Blegëron e ikë.
Në bardhësinë e trishtë
Edhe llava me ujq
E hanë bardhësinë
Dhe qengji nuk është më.
Sot frynë pa pushuar
Frynë dhe shemb
Sa shumë mjegull
Mbi tokën time?!
Ruaje
Asnjë fjalë nuk e thot kuptimin e ditës
Njeriu me njeriun matet
Të ngjanë se je në arenë
E gladiatorët tmerrësisht vrasin njëri tjetrin.
Kaloje këtë cak njeri
Ik andej shtigjeve ku mbretëron qetësia
Pak ajr për veten
Pak ajr për mua
Sa nuk ta vodhën edhe ajrin.
E vidhet edhe ajri
Këtë ti kurrë nuk e ke në memeorie të regjistruar
Ruaje kuptimin tënd.
Ruaje
Që nesër ta njohësh veten
Ruaje që mbi varrin tënd të ketë qetësi
E të mos shkruhen gënjeshtra.
Ruaje….
Ruaje të mos e vjedhin fjalën
Se nuk do ta njohësh më- e kujt është fjala
Dhe me fjalën tënde do të vrasin
Ti nuk e di…
Ruaje të mos e vjedhin buzëqeshjen
Se buzëqeshja jote shkëlqen
E ai shkëlqim është vërbues
Me të do të të vërbojnë.
Ruaje jetën të mos tjetërsohet
Se jeta jetohet vetëm njëherë
Edhe jetën mund ta vjedhin
Ruaje…
Natë
Eci nëpër natën e zezë
Në natën e kohës
Dallilla vallëzon në valën e natës
Yjeve ua shuan dritën.
Dalilla e ndalë diellin
Samsoni flenë qëtë
Nesër e pret vërbimi
Po Samsoni është i fjetur.
Atdhe
Në trungun tënd kam marshuar
Trungut duke i dhënë ngjyrën
U lëndova
E plaga ime mbeti e hapur përgjithmonë.
Djersët tua i ujita
Me djersën e ballit të fëmijës
Ujin ma morën nga dora
etur më lanë në shkretëtirë.
Tek luaja me gjethet e lulet
Dikush tinëzisht më trazoi
Skëterrën e solli rreth meje
Që trungu të mos lulëzojë.
Pati aq shumë fëmijë
Që trungut tënd i dhanë jetën
Trungu yt u përtri.
Sot pipthat tu lulëzuan
Mbi trungun copë copë
Pranverat erdhën e shkuan
E lulet nuk celën dot.
Kaluan mbi ty ushtri
E të zakonshëm kalimtarë
Askush nuk mundi ta di.
Mbi trungun e plagosur
Kënga jehon pa pushim
Mbeti pa shërim.
Qeshë zëmra e plagosur
Që luleve tu falë jetë
Po DIKUSHI i çmendur
Vazhdon e s`më le të qetë.
Atdhe i dashuri im
E vetmja dashuri
Dëgjoje këngën time
Që të jemi unë e ti.
Atdhe më e dashura fjalë
Emri më i shtrenjtë
Dëgjoje zemrën time
Unë e ti të kemi jetë.
Plagët i bëjmë këngë
Vuajtjet i bëjmë jetë
Gjakun ardhmëri
Unë edhe ti.
Mbi trungun e coptuar
Furtunat kanë kaluar
I dashuri Atdhe..
Nënë
Të kam sjellë vuajtje në jetë
Për të mirën e popullit të pata thënë
Populli duhet të jetoj i lirë
Atë natën plot trishtim…
Kur shkelet mbi mua
Shkelet edhe mbi ty
Ke duruar në dimër e verë.
Mos vdis me mallin për fëmijët
Kosova nuk ka bukë për ne
Si në robëri
Si në paqe
Bukën nga goja na e morën.
Ikjet në paqe janë tolerancë
Për të mos e hëngër njeri tjetrin
Ikën
Të pangopurit
Edhe sot hanë bukën tonë.
Mos vdis se mirë do të bëhet
Kështu kemi thënë çdoherë
Se jeta me nderë është vështirë të jetohet.
Përballoje edhe këtë fundjetë
Më ndryshe është se atëherë
Se lufta e njeriut kundër njeriut nuk ka fund
Më kupto…!
Kur ike ti
(Babait tim)
Sa mire për ty kur ike
Natyra të mori me vete
Buzëqeshjen e vrarë ta shëroi
Për një cast i lumtur ishe.
Ora dymbëdhjetë
Solli shi në mes vape
Freskia mbuloi shtatin tënd
E qielli hapi krahët .
Tri shkronja ndryshuan fatin e Kosovës
Edhe juve mirë po ju lë
The
çuditërisht ra heshta
E lamtumira të mbeti në fyt.
Sa mirë ishte kur ike
Njëzet e katër orë shi
Qetë e qetë e freskoi varrin tënd
Ike me besimin e të bërit mirë
Se ishte koha kur lindnin shpresat.
Kur ike ti.
Kalaja
Përballon kalaja
Stuhi
Rrebeshe
Kalaja nuk ka jetë
Ka kujtime
Kujtimet për sot janë përralla
Përralla .
Qendro ti kala
Se jeta është përrallë
Përrallë që u thuhet fëmijëve
Në netët pa gjumë
Fëmijët qetësohen
E flejnë.
Kalaja është qëndresë
Brenda vetes zjarr
Mbrenda vetes vullkan
Mbrenda vetës trishtim.
Tribunë
Si nuk pëlcet moj
Mbi ty hynë e dalin
Mbi ty hyping e zbresin
Sa shumë durim?!
Rreth teje të mashtruarit
Rreth teje të varfërit
Rreth teje shpresat
Lindin e vdesin
Për një çast.
Pasqyra
Grilat e hekurta në kujtimin tim
Krenaria e pamposhtur
Dashuria e paprekshme
Në pasqyrë.
Fytyra e ajur nga tortura
Pasyra para meje
Bebzat e syrit të vrarë
Popa lot.
Sot para meje ti
Ecë si hero
Pa brenga
Pa asnjë hall
Sikur kur do e bën lirinë.
Paqe është
Dhe në paqe u thye pasqyra
Bebza e syrit tim rrodhi lot
Askush nuk e pa pasqyren.
Rreth teje balta u bë nga loti im
Hije në sytë e njeriut
Shkëlqim në sytë e mi
Pasqyra-tortura më primitive.
Nuk ka gjë
Mirë është edhe kjo
Sikur lulet të mbinin në baltë
Sikur buka të gatuhej me të!
Pasqyra
Ti në robëri vrët e kthjellë
Në liri kthjellë e vret
Pasqyra u thye
E nata ran ë qytet
Heshtja mua më vret.
Pak histori
Kam kërkuar pak histori
Vetëm pak të vërtetë
Për tokën time
Për njerëzit e mi.
Aty ku u shkëput peri për pak
Dhe kam vjellë pandërprerë
Napoleoni nuk e pati keq
Thënia e tij për historinë ka vlerë
Qe do që luanët janë të vrarë
Qe do që gjuetarët e shkruajnë historinë
O pak histori sa nuk vdiqa…!
Qetësi
Qetësi
ta dëgjoj këngën për detin kur fle
Kaltërsinë e qiellit ta shoh qartë me sytë e mi
Puhinë e pranveres ta ndiej.
Qetësi
Ju lutem pë një cast
Ta ndjej si është vetmia
Si jam unë .
Qetësi
Më leni vetëm
Dhe vtëm
Në mes të një fushe
Aty ku fëmijët luajnë lojën e tyre
Luajnë me sinqeritet
E rriten
Se vetëm aty ka qetësi.