| E diele, 17.04.2011, 07:50 PM |
Klubi i shqipëtarëve në botë “Drita”, ka shpalluar si anëtar nderi krijuesin Jetullah Haliti- Eti, i cili para disa ditësh u emërua si ambasador i paqes, me ciklin e tij të njohur “Pëllumbat e paqes” që u ekspozua në Kosovë dhe Evropë. Motivacioni qenësor i kësaj qëndron tek shpallja e personalitetit të shquar të artit, atdhetarizmit dhe qytetarisë kombëtare. Haliti si anëtar u shpall në Athinë nga kryetari Nase Jani. Duke vlerësuar lartë kontributin dhe krijimtarinë e këtij krijuesi, Jani bashkë me anëtarët e komisionit vendosën që Etin ta shpallin si anëtar nderi.
Artisti Jetullah Halitit u lind më 20 nëntor 1945 në fshatin Haxhaj-Gjilan Kosovë.
Dy vitet e para të fillores i kreu në fshat. Vitin e tretë deri në klasën e tetë I kreu në Zhegër, të cilën e kreu shkëlqyeshëm.
Studimet e mesme i vazhdoi në Shkollën Normale të Gjilanit, të cilën mbaroi me sukses.
Në vitin shkollor 1966-1968 u regjistrua në Shkollën e lartë Pedagogjike të Prishtinës, dega e Artit Figurativ-Pamor. Nëvitin 1970-1979 u emërua dhe punoi si professor i Artit Figurativ Pamor në gjimnazin”Zenel Hajdini” të Gjilanit, duke u dhënë nxënësve në tri gjuhë:shqip,sërbokroatisht,turqisht.
Gjatë viteve 1976-1978 vazhdoi dhe përfundoi me korrespodencë edhe dy vite të tjera në Fakultetin e Arteve figurative në Universitetin e Prishtinës,ku diplomohet me notën 10 dhe notën mesatare 8,95. në vitin 1979 emërohet ligjërues i Shkollës së Lartë Pedagogjike “Skenderbeu” të Gjilanit, ku jep lëndën Metodika e Edukatës së Arteve Figurative, po ashtu edhe në Shkollën e Laretë Pedagogjike të Prishtinës.
Studimet Pasuniversitare i mbaroi në Beograd në vitin 1981.