| E shtune, 16.04.2011, 07:29 PM |
Thanas Todhe
Vargjet e dhimbjes
Ne nje skaj
Ka pasur nje histori...pak kush e shkroi
Ka pasur nje Princ...emrin trashegoi
Ka pasur nje hall...askujt nuk i tregoi
Ka pasur nje mall...e kenga i buroi
Ka dhe nje Gur...si zot e adhuron
Ka dhe nje lume...vapes e freskon
Ka dhe nje jete...sa thjeshte e jeton
A ka te ardhme?..Per te sot lufton
Skaj i haruar ne cdo perandori
Vend i bekuar per mua...per ty
Rrufe mbi Akropol
Nje rrufe shkrepi mbi Akropol
....Ushqim interneti
...Lajm per gazetare...
Rrufe mbi Akropol....foto e rralle.
Nje rrufe shkrepi mbi Akropol
Habi ,frike...luten basimtare..
Rrufe mbi Akropol
...Jo nuk ishte pare!
Zotat qelluan tempullin e Zotave
...S'i ndodhi valle?
Pse ky zemerim mbi greket?
...
Rrufe mbi Akropol..
Nje foto e rralle....
Pak shprese
Jetoj...perse jetoj
Urrej...ke te urej
Lule ,gonxhe celur
Ikur honesh n' mjegull
Ankth qe me mundon
Nate qe s'mbaron
Agimin pres ...
....Shpresoj....
Gjurmet
Capitem mbi deboren e bardhe
Gjurme le pas
Gjurme te renda
Gjurme te lehta....
...Si gjurmet qe le jeta
Nuk di si kemba me reshqiti....
Mbi boren e bardhe ...
Gjurme s'pashe kund...
Vec zhgaravina....
Reshqitje e pa fund...
Deshire
Nuk kam asnje deshire
Te gjitha ndjenjat m'u ftohen
Vec te pi nje gote birre
E te mendoj"Pertej boten"
Tek varri i babait
Erdha ketu nga larg
Nga malli e dhimbja e djalit
Me nje buqete lulesh
......Tek varri i babait
Shikoj fotografine
Me vine lume kujtimet
Ndez nene-zeza qirine
....E lehte mjekra i dridhet
Sa ishte gjalle babushi
Ngacmonte ..pa te keq-e gjora
E ndoshta bente shamate
...-U pika..burre qe mora
Afrohej lehte-plakushi
Si plages i vihet mehlemi
-Mjaft me sherre ..moj grua
Te gjithe nje jete kemi
Prek fotografine ..nena
Shperthen ne lote -e ngrata
-Folme nje fjale -o plak
Te flas dhe une ,se plasa
Vite me pas
Athine ,e bukur Athine
Me vodhe enderat,rinine
Shpejt m'a solle pleqerine
Pa provuar dashurine.