| E premte, 15.04.2011, 07:44 PM |
Miradije Gashi
LEU
Dhembshëm nxjerr prilli gjembën,
Gjithësinë plakos heshtja.
Këngës dhe zogut i gëzohet fusha,
Në shpatije hedhë vallen drenusha.
Dielli i Zürichut, perëndoi n’mëngjes,
Shi n’shpirtin amëror rigonte.
Ndjenja t’mbytura, n’çepalla t’çullta
Dallgën e ndarjes, vetmia servonte.
Me dhembjen, edhe zëri iku,
U mek shikimi n`dritën e diellit.
Mendimet rënkonin peshën,
E stërlodhur në horizont.
E zbraztë, erdhi nata - katran,
Mbushur me mungesën tënde,
Buzëqeshje të prera matanë
Presin ditën, fundin e natës.