Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Xhevat Muqaku: Promovimi i librit "Na ishte një fshat në Kosovë ", gjermanisht në Kreuzlingen

| E diele, 10.04.2011, 07:31 PM |


 

Promovimi i librit "Na ishte një fshat në Kosovë ", gjermanisht në Kreuzlingen

 

Nga Xhevat Muqaku

 

Në Kreulzlingen të Zvicrës më 8 Priil, në mbrëmje, në Qendrën Shqiptare për Kulturë dhe Integrim ( QSHKI ), numër i  konsideruar i publikut shqiptar dhe zviceran asistuan në promovimin e librit të autorit Arif Demolli, " Na ishte një fshat në Kosovë " Es war ein Dorf in Kosova ".

Është  ky, përkthimi i parë në gjuhën gjermane nga z. Basil Schader dhe shtëpia botuese VALDGUT VERLAG nga qyteti Frauenfeld i Zvicrës, në serinë " Kujtesë e popujve ".

" Përshëndes në emër të kësaj Qendre dhe shoqatës Bashkësia shqiptare në Zvicer, pjesmarrësit e mbramjes,  autorin- z. Arif Demolli, përkthyesin- z. Basil Schader, lektoren e shtëpisë botuese " Waldgut " në Frauenfeld- znj. Oertner, shkrimtarin- z. Kadri Regja, imamin e Gjamisë në Kreuzlingen- z. Neziri, përtaqësuesit e shoqatave kulturore dhe humanitare. Përgëzoi përgjegjësit e QSHKI, zotrinjët; Tomë Berisha, Rrustem Selca, Gazmend Pajaziti, për krijimin e kushteve që promovimi i librit të përkthyer, të zhvillohet sonte edhe në Krezlingen". Ishin këto fjali nga fjala përshëndetëse e z. Ahmet Asani, njërit prej organisatorëve të këtij udhëtim leximi.

 

Zonja Oertner, në emër të shtëpisë botuese " Waldgut Verlag " nga Frauenfeldi, theksoi; " është kjo mbramje e fundit e udhëtimit dhe promovimit të librit bashk me përkthimin e tij. Jemi të kënaqur, mbrëmjet në të gjitha qytetet ishin mjaft mirë të vizituara".

 Profesori- z. Basil Schader u prononcua para të pranishmëve; " përkthimin dhe botimin e freskët të librit me titullin në gjuhen gjermane; " Na ishte një fshat në Kosovë ", me nëntitullin- titullin e origjinalit " Të gjallët dhe të vdekurit e një fëminije ", e përcjelli një interesim i madh i miqëve të librit, kudo që ishim të pranishëm, në qytetet; Winterthur, St. Gallen, Zürich, Bern, edhe sonte në Kreuzlingen. Ky është një libër i veqantë, një urë lidhëse midis popupjve.

 Përkthimi nuk ishte fare i lehtë, kam takuar fjalë të rralla, kam konsulltuar 12 fjalorë. Në marrëveshje me autorin, vendosëm që titulli në përkthim të ndryshoj prej origjinalit".

Përkthyesi i këtij libri, Prof. Dr. Basil Schader,  është lindur në vitin 1951 në Zürich. Është autor i shumë publikimeve shkencore në librin e shkollës. Drejton pos tjerash, projektin studjues dedikuar fëmijëve dhe të rinjëve shqiptar në Zvicer, si dhe bashkpunimin ndërmjet shkollës së lartë pedagogjike në Zürich dhe Ministrisë së arsimit në republikën e Kosovës.

Shkrimtari Arif Demolli, u lind në Murrizajë të Gollakut. Aktualisht punon në entin e teksteve mësimore të Kosovës. Është i angazhuar në një projekt bashkpunimi me shkollën e lartë pedagogjike në Zürich. Libri " Të gjallët dhe të vdekurit e një fëminije ", fitoi  në vitin 1993, qmimin e lidhjes së shkrimtarve të Kosovës " Pjetër Bogdani ".

 

 Autori i librit, Arif Demolli dhe përkthyesi Basil Shader lexuan pjesë të shkurtëra të librit në gjuhën shqipe dhe ate gjermane;

 ... në fshatin Murrizajë, në vitet e 50- ta, jeta e një fëmije ishte plot me mrekullira dhe tmerre. Jetonin të barabartë, të vdekurit midis të gjallëve. Përjetoheshin jo këndëshem rrëfimet dhe botkuptimet për shtrigat dhe vampirët. Nuk mungonin edhe rrëfimet e prindëve për traditen, heronjët kombëtar, varfërinë. Regjioni idylik i Gollakut është  mrekulli e veqantë në vehte, e pa shoqe në krahasim, ndërsa rrëfimet përcilleshin, ndryshonin nga gjenerata në gjeneratë.

 Rrëfimin e gjyshes e përcillnin me kërshëri engjujt gati memec. Ashtu të strukur në prehrin e sajë, megjithë ate renditeshin pyetjet; për Lugetërit, Shtrigat, Vampirin ( dhëmbë mprehurin, dhëmbë pirin, opinjon i njërit nga pjesmarrësit ), gjahtarin e Vampirit, aftësinë e këtij të fundit që të vërej Vampirin, pse nuk vërehet ai, nëse është i martuar, ka fëmijë, shtëpi etj...

 Autori është rritur me rrëfimet, andrrat dhe kujtimet për heronjët e kombit si; Isë Boletini, Idriz Seferi dhe në veqanti Shefqet Bylykbashi- Kapetani.

 Besoi se me përkthimin e këtij libri, gjenerata e dytë dhe e tretë e femijve shqiptarë në vendet ku flitet gjermanishtja, kan fituar një dritare, prej të cilës kan mundësi të vërejnë dhe plotësojnë boshllëkun e tyre përsonal, hapsinorë dhe kohorë, theksoi pas leximit- përkthimit, prof. Schader.

 Z. Arif Demolli, falënderoi të pranishmit, përkthyesin dhe lektoren për punën e tyre të madhe. Këto mbramje, udhëtime leximi, kjo qetësi në sallë, vëmendje e publikut, do të mbesin të pa harruara, në kujtesën time. Uroi dhe dëshiroi të shihemi prap. Le të na bashkoi letërsia e jonë me popujt tjerë.

 Pasuan pyetjet dhe opinjonet e zotrinjëve; Asani, Osmani. Myrtaj, Avdiu, Hyseni, Regjepi, Çokaj, për autorin dhe përkthyesin. Dominuan ato për origjinalitetin e titullit të librit, emërtimeve dhe fjalëve shqipe, sqarimin e të kaluarës tonë, nëse autori ka ndërmend të shkruaj për luftën e UÇK- ës,si dhe opsione për librin, përkthimet e radhës, pllakatin përcjelles etj.

 Opinjonet, leximin, pyetjet dhe përgjegjëjet, prej gjuhës shqipe në gjuhën gjermane, i përktheu shkëlqyeshëm pjesmarrësve zviceran që ishin shumë, z. Basil Schader.

Z. Ahmet Asani, theksoi se, shqiptarët sot nuk flasin më për luftërat, ata flasin për të arrituat e reja në shkencë, teknikë.

 Mësuesi i shkollës shqipe në qytetin Frauenfeld, z. Abdurrahman Hyseni, rrumbullakësoi edhe opinjonet e shumë pjesmarrësve të sontëm se drejtuesit dhe  QSHKI, me angazhimin e tyre kombëtar, me aktivitetet në vazhdimësi, po tregojnë rezultate të mirëfillta, ndërsa Qendra ka fituar kuptim të plotë të odës moderne shqiptare me sofrën e sajë.

Për fund opinjonet të artikullshkruesit ;

.. drejtuesit e QSHKI në Kreuzlingen u kujdesën që  pjesmarrësit të ndjeheshin mirë,

- publiku shqiptar dhe zviceran ndëgjuan me koncentrim të lartë Autorin dhe përkthyesin,

- shkrimtari Arif Demolli dhe përkthyesi Basil Schader, biseduan ngrohtësisht me publikun edhe në koktejin e organizuar pas leximit dhe përfundimit të promovimit të suksesëshem,

- tavolina ku ishte ekspozuar libri ishte mirë e vizituar,

Nikoqirët së bashku me autorin e librit dhe përkthyesin falënderuan pjesmarrësit.