Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahja Kokaj: Shkrimi, recensimi dhe botimi i punimit shkencor

| E diele, 10.04.2011, 07:39 PM |


SHKRIMI, RECENSIMI DHE BOTIMI I PUNIMIT SHKENCOR

 

Nga Prof. Dr. Jahja Kokaj

jkokaj@yahoo.com

 

 Per te dhene drite, vete burimi duhet te shkelqej: Redaktime, recensione dhe shkrime te punimeve  apo zbulimeve me vlere munde te bejne vetem studjuesit me vlera  nderkombetare shkencore.

Formulimi i problemit eshte shpesh me rendesi se sa zgjidhja e tij..”

“ Ngritja e pyetjeve dhe mundesive te reja, veshtrimi i problemeve te vjetra nga kendeshikimi i ri, kerkon imagjinate kreative dhe shenon avancim real ne shkence”

- Albert Einstein and Leopold Infeld ( 1938)

 

Ne kete veshtrim, i cili do te jete ne vijime, jane dhene istrukcione koncize dhe te kjarta se si te shkruhet punimi shkencor, si behet recensimi  dhe botimi i tij. Njohja e procesit te recensimit, autorit i ndihmon ne shkrimin cilesore te dorshkrimit te punimit dhe plasimit t e sukseshem ne reviseten e deshiruar shkencore. Nderkaq, recensimin e punimeve mund ta bejne vetem njerzit me aftesi te mjaftueshme shkencore, me profil adekuat shkencor dhe experience te mjaftueshme procedurale  te shkrimit, plasimit , aprovimit dhe botimit te punimeve.

Finalizimi i punes hulumtuese shkencore, rezultateve te fituara apo zbulimeve te reja  arrihet me botimin e punimit shkencore. Niveli apo prestigji i revistes ku botohet punimi,  jehona e tij shkencore dhe mundesia zbatuese per te miren e njerzimit, percakton rendesine apo nivelin e punimit te botuar.

Rrugtimi apo puna shkencore nga gjenerimi I rezultateve, procesimi, analiza e tyre  deri ke botimi i punimit shkencore do te trajtohet ne kete veshtrim shkencoro-pedagogjik. Menyra e prezantimit te rezultateve , trajtimit te tyre munde te behet ne forma te ndryshme. Por ketu do te trajtoj  format me optimale per realizimin e nje koherence dhe vazhdimsije logjike-shkencore jo vetem ne mes te fjaleve dhe fjalive te perdorura, por edhe pjeseve te vecanta te punimit te cilat gjenerojne nje teresi logjike kuptimplote shkencore, gjenerojne nje mesazh te ri dhe nje perfundim adekuat te cilet percaktojn vleren shkencore dhe praktike te punimit.

Revistat e ndryshme shkencore sikurse edhe revista e Akteve te IASH kane udhezimet apo shabllonet e caktuara per shkruarjen e punimit  ne baze te fizionomis , qellimeve dhe nivelit te revistes shkencore.  Ne kete trajtim mbi  menyren e shkruarjes, recesimit dhe botimit te punimeve shkencore mundohem te paraqes forma me bashkohore metodike dhe shkencore  te detajizuara dhe ekplicite te cilat mundesojne nje pune te sukseshme shkenore-botuese.

Ne baze te ekperiences se gjate personale shkenore, sidomos ne baze te kuresve dhe ushtrimeve profesionale (workshopeve) te cilat kane udhehequr Nick Campell, Dan Csontos e shum  studjues eminent,  redaktore apo kryatare te keshilleve botuese te revistets Nature, Macmillan Scientific Communications etj,si dhe ne baze te literatures me te re lidhur me kete problem, mundohem qe ne perms te nje trajtimi te detajuar, sadopak te iu ndihmoj studjueseve te ri te IASH dhe studjueseve te dhe redaktoreve tjere shqipetare qe mirren me stdudime dhe shkrimin dhe radaktimin apo botimin e punimeve shkencore.

Si te shkruhet punimi shkencore?

Eshte e nevojshme qe cdo studjues te mundohet, qe brenda mundeisive te tij, te shkruaj punim me vlere sa me te madhe te mundeshme. Punimet  me vlera te medha kane permbajtje apo tregojne nje te re, tregim apo ngjarje te rendesishme. Kete fare tregimi e bejne me rendesi te madhe keto elemente te punimit: Struktura e tij, permbajtja, rrjedhja dhe  gjuha te cilat rezultojne ne kjartesi, koherence dhe domethenje te logjikeshme.

Per ti realizuar keto apo per te shkruar nje punim me vlera te medha sygjerohen keto veprime te organizuara apo kerkesa  qe kane kete renditje:

1.       Per te arrite botimin e nje punimi me vlera te larta kerkohen hulumtime te mencura, kerkohet devotshmeri maksimale e te menduarit gjate punes se zelelshme shkencore,

2.       Pergaditje te detajizuar dhe qellimplote dhe

3.       Prezantim logjik

Nderkaq realizimi i dorshkrimit te punimit behet sipas nje cikli te organizuar ne menyre te pershtatshme kronologjike. Cikli i te shkruarit dhe hulumtimit shkencor fillon me idene pa te ciln nuk munde te fillohet punimi. Ne baze te idese behet evdidentimi, leximi dhe  analiza kritike e punimeve ekzistuese te lidhura me idene tande. Pas nje leximi ne fjale, ne baze te idese qe ke , behet identifikimi i pyetjeve relevante te cilat rezultojne ne hipotezat fillestare. Ne kete faze te punes vijohet me percaktimin apo dizajnimin e  metodologjiise adekuate. Ne baze te pergaditejeve paraprake dhe  sipas metodologjise se zgjedhur ne kuader te ketij cikli te punes shkencore, bene kolekcionimin ( mbledhjen) dhe regjistrimin e te dhenave te reja. Ne funde behet analiza dhe interpretimi i te dhenave. I tere ky cikel apo strkture dinamike  shkencore qe nga fillimi deri kur arrihet botimi I punimit hekncore, duhet te jete ne mendje, pra ne menyre permenente dhe me

devotshmeri duhet te vritet mendja me kete strukture apo cikel hulumtues dhe detajet e tij. Me nje fjale, kjo strukture apo mendime te thella per te, te behen pjese e pa ndare e jetes apo botes tande intelektuale deri ke realizimi i qellimit.

Gjate punes shkencore sipas ketij cikli apo strukture duhet qe vazhdimisht te marrish shenime ne menyre sa me frekuente per tere rrjedhjen . Pra te behet:

 -grumbullimi i nje materiali “gjysem fabrikat”  te bolleshem

-duhet te mbahen shenime per literature sa me te fresket lidhur me idene qe pretendon ta realizosh,

-duhet te shenohen metodat punuese perderisa jane te fresketa ne mendje

-Ne kete faze mendo per projektin si titull  tentative te punimit

-Vazhdo me leximin e nje numri sa me te madhe te punimeve korespondente apo te ngjajshme ekzistuese  dhe doemos ti mesosh ato ne menyre sa me detale

-percakto nje focus te dorshkrimit

-zgjedhe audiencen apo lexuesit per te cilet konsideron qe punimi do te jete atraktiv apo relevant

Bene keto pyetje ne kete faze punuese:

-Cili eshte mesazhi kryesor i punimit?

-A ke shtruar pyetje adekuate apo me vlere?

-A eshte kjo pune origjinale shkencore?

 

Pegaditja per shkruarjen e punimit

 

-Pra se te fillohet shkrimi I punimit duhet te behet ri-evaluimi i te dhenave origjinale. Ky ri evaluim apo rishikim i te dhenave duhet te behet jo vetem per shkak te figurave dhe realizimit te tyre, por te nxjerret meazhi fillestar nga te dhenat ne fjale.

-Te behet pyetja: Cili ishte mendimi kryesor lidhur me te dhenat e fituara, cka ishte e njohur apo e realizuar para se te botohet punimi i ri ?

- Si dhe sa te jane te dhenat qe fitove konforme me idete ekzistuese, sa ato munde te bejne ndrrimin e ideve ekzistuese, apo a hapin horizonte apo kanale te reja hulumtuese me te dhenat qe fitove?

- Menjano  apo mos bene “ flegrimin yndyror( te sallames)” nga te dhenat, per nje qellim jo te larte: vetem sa per te botuar punime, me koshjence qe te gjithat ato qe shkruan  nuk do te kene vlere te deshiruar shkencore.

-Behu i sinqerte- mos ignore te dhenat qe ti ke fituar por te cilat nuk kontribojne ne menyre positive ne hipotezen tande ( e cila perndryshe do te “ arrihet qellimi” ne menyre arificiale duke mos e shprehe realitetin shkencore).

- Behu sekeltiv- te fusish apo perfshijsh te dhena te cilat permabjne apo mbeshtesin qendrimin (anglisht: the claim) tanden. Pra mos e sterngarko punimin me te dhena te teperta. Te mos harrohet qe te dhenat e fuqishme e bejen punimin transparent dhe me nivel te larte shkencore por jo te dhenat e dobeta, te cilat munde te shkaktoje edhe mjegulli apo zvogelojne kjartesin e punimit.

 

Planifikimi I punimit

 

1)      Formo nje liste apo strukture te titujve dhe nentitujve

2)      Vizato figurat kryesore te cila perfaqsojne “ boshtin kurrizor” te punimit

3)      Mendo per pyetjen se a eshte tregimi apo organizimi i shkrimit qe do te realizosh koherent. A eshte tregimi ne fjale i bazuar ne rezultatet e arritura dhe se a eshte koresponduese apo koegzistente me referencat e zgjedhura?

Nese pergjigjeja eshte positive, munde te fillohet shkrimi i punimit. Nese pergjigjeja eshte negative kerkohet nje pune plotsuese apo ndajshtuese e cila konsiston ne :

a)      Te behet revizioni apo ri shqyrtimi i listes se titujve dhe nentitujve qe perfaqon forme te reprzentimit te punimit qe do te shkruhet.

b)      Rishqyrto idete qe ishin gjere ne ate faze te punes shkencore

c)      Ne shumicen e rasteve ne kete pike kohore behen eksperimente shtese duke gjeneruar rezultate te reja te cilat do te fuqizojne idene tande.

Organizimi i Punimit

Gjate shkrimit dhe organizimit te punimit duhet te ushtrohet kujdes i vecante ne keto elemente: Oraganizimin, paragrafet, fjalite, fjalet, shenjat e pikesimit, gramatiken etj. Te gjitha keto duhet te ri kontrollohen disa here, duke gjenruar disa verzione te punimit dersa sa te arrihet verzioni final i doreshkrimit. Numri me i madh i verzioneve eshte me i pershtatshmi.

Gjate organizimit apo shkrimit te punimit duhet te jete parasysh fakti qe detajet jane ne nivele apo shkalle te ndryshme. Mikro detajet duhet te jene pjese organike apo koherente me detajet me te medha apo te niveleve te ndryshme.

Ne menyre simultane duhet te mendohet ne shkalle minjaturjale apo detajizuar dhe poashtu ne shkalle globale te punimit. Keto te dyjat duhet te jene te nderlidhura dhe koordinuara ne menyre koherente. Ndaj edhe me nje mendim shpesh te ashtuquajtur shum dimensional duhet qe te mendohen detajet, elementet dhe tersia  ne menyre simultane dhe te perseritur. Ne kete menyre rritet konfidenca e arritjes se nje pune te deshiruar.

Shkrimi i mencur i cili do te kete vlere te larte  karakterizohet edhe me efikasitet te larte. Efikasiteti ne fjale apo shkrimi i mencur rrite shancen qe te arrihet kjartesi e duhur e prezantimit te ideve.

Organizimi i mire i punimit doemos rrite mundeisne e punimt per tu lexuar, respektivisht rrite lexueshmerine e tij.

Si perfundim te permendim keto qeshtje per arritjen e shkrimit te punimit sa me cilesore:

Te fillohet sa me shpejt qe eshte e mundur

Te behen pyetjet:

a)      Pse une jam duke bere kete?

b)      Pse lexuesi apo komuniteti profesional do te joshet me kete punim, me cka punimi eshte atraktiv?

c)      A eshte tregimi apo shkrimi im koherent dhe se a ekziston mesazhi i kjarte?

Mos kurse kohe apo shpenzo kohe te kerkuar per organizimin, planifikimin dhe shkrimine punimit.Vijon!

 

Për ZSH- Kadri Mani

(etnike@gmail.com)