Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Kush e vrau Poetin lirik, Viktor Qurku?!

| E hene, 11.04.2011, 07:57 PM |


Përparim Hysi

 

Kush e vrau Poetin lirik, Viktor Qurku?!*

 

(më tepër se një akuzë)

 

"...Përpariiiiiiiiiim,po të  thërres:

Më dëgjon?!   "

 

V.Qurku ( në bllokun tim të kujtimeve)  

 

Kush e vrau Viktor Qurkun,shokun tim në  Elbasan ?

Kush e vrau poetnë e bukur,kush e bëri,vallë,kurban?!

Kujt ai i bëri "hije"?Kujt ai i bëri dëm?

Kush për të u bë"hafije" që e  hëngri me dhëmb?!

 

Qe lirik i pashok dhe përkthenjës qe i rrallë

Për partinë qe "qipllok",qe"qipllok" a katallan

Tek përkthente,shqipëronte,si  aksh të shkruante shqip

Një përkthim që ligjëronte dhe lexuesin veç e pikë.

 

Redaktor qe shumë serioz,dhe,kur duhej,qe i rreptë

Ndaj dikush u bë"xheloz",helmin lëshoi si akrep.

Hodhi gurin,fshehu dorën(se kush qe,shumëkush e di)

Nga inati,sa s'ha dorën,sepse hapur s'flet njeri.

 

Po vijnë anës e anës,emër... bëjnë sikur "harrojnë"

Nënën e Zeqos majë thanës,këta "hiçër" më kujtojnë.

Pse s'guxojnë që të flasin,t'i hiqen petët lakrorit

Këto mendime vijnë më ngasin dhe më dhëmb ikja e Viktorit.

 

Tërë mjedisin mbushin mjegull( bëjnë veç ca aluzione)

Sikur vdiq e ka një shekull( ca me iks ,me ypsilone)

Ende s'u ka dalë frika edhe buzën t'ua kanë qepur

Më mirë le t'u bjerë pika, kot janë gjallë dhe kanë vdekur.

 

E vërteta: vranë Vktorin,ndaj u hodh mbi greminë

Ju që njihni fajtorin,pse s'tregoni faqezinë.

Le t'i çirret atij maska(le të jetë kush të jetë)

Se do t'i dhëmb më pak plaga,atje,tek prehet për jetë.

 

Nuk është vonë  që "të qërosh qepën",siç e bëri Gunter Grassi  **

Miq,zbërthejeni "legjendën" që ndërgjegja mos ju vrasi.

Hiqni "gurin" përmbi supe,që kaq kohë ju ka zënë frymën

Ndryshe,e pagofshi me turpe veç se doni të ruani"sqimën".

 

* ka bërë vetvrasje duke u hedhur në greminë në vitin 1983.Qe 42-vjeç,dy vjeç më shumë se Blloku qëkur vdiq qe 40 vjeç.

** Nobelist gjerman

 

9 prill  2011