Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Cikël poetik nga Hasan Qyqalla

| E diele, 10.04.2011, 07:30 PM |


Hasan Qyqalla

 

 

NËNË ...

 

1.

Nënë, ... sa herë të puthë dorën,

Loti vrimon akullin, shkrin borën!

 

Nënë, ... sa herë të puthë në faqe,

Nga balta oazë, çel lulëmannushaqe.

 

Nënë, ... sa herë të puthë në ballë,

Puhizë ullishte, aromë portokallë.

 

2.

Nënë, ... sa herë ndahem, nuk buzëqesh,

Dhe lisat shkulen, ... stuhi, ... rrebesh!

 

Nënë, ... sa herë ik, t’lë ulë në sofër,        

Në pjatë lë dhembjen, plagën n’votër.

   

                 

KUSH JAM ...

 

Jam ...

Stilo-ngjyrë n’valë deti

frymëmarrje  në hapsirë

figurë n’peizazh natyre

puhizë humbë n’thatësirë

 

jam veç emri

gjak n’epruvetë

vaj shandani

digjet dhe nishani...

 

kush jam ... !?

kur s’jam...!

 

 

POST MORTUM

 

Shpalos memoaret, në letrat e fshehura

Kujtoj moshrenë, n’kalldrëmet me gurë

Gjykoj paragjykimet, shtigjeve t’paregjura

Zjarrmin’  e çastit, betimin për Flamur!

 

Sa herë krekoseshe: Shqiponjë e Besë

Sa herë ngathem, rifarkim për buzë

Sa herë m’bezdisë, hijeshtrigë pa ftesë

Sa herë vardisë,... Engjëllush për muzë.

 

U dogjën vargjet, në romanet e vjetra

Kaloj pranë varrit, hedh një grusht dhe

Sall mall’ i prusht, mëton n’ato letra

As n’skutë s’premtove pritjen: korife!

 

Kortezh’  përmorti, kurorë një sonetë

Bënë sehir, me merr prap për sejmenë

Do pres lulylberin, pjalm shije violetë

T’i qasem utopisë, në jetën e (pa)qenë!

 

 

PËRSIATJE

 

Le të derdhen lotët, deri në shterrim

Le të digjen sytë, të bëhen fare hi

Nuk pranoj fatin, se ishte dështim

Që ditën e shenjtë, që t’njoha ty!

 

Në blozën e hirit, fshihet një emër

Shpalosë kujdesshëm, le ta merr era

Gacat e mbetura, të ndjesh për zemër

Kurorë saldimi, ristinë,... pranvere!

 

Lulet kur çelin, mos u qofsha falë

Aroma t’pushtojë, dhe ret qiellore

Betimin s’shkel dot, si qengji manar

Përpij etshëm motet, vitet shekullore!

 

Në kreun “X”-iks, t’Kanunit vjetër,

pend shqiponje, e ngjyrë pik-gjaku

fashit dhëmbjen, grimos në letër

në kullën e re, leskë, caran oxhaku!

 

le të shterren krojet, le të shuhet bota

qoftë dhe për një çast, heu, t’marrtë mortja!

 

 

ÇAMËRI

 

Urin do shuaj me baltë

Etjen në krojet palcguri

Do shuaj mallin e flaktë

Në Kalan dritëvajguri...!

 

Kuror lulesh pa çati

Ngopë shpirtin n’atdhe

T’frymoj shqim n’liri

Zgjohu Çamëri, pse fle!?

 

Besën vë peng n’asht

Pika gjaku n’epruvetë

Ndajë shtratin në kashtë

T’ndajm breng e jetë!

 

Të gjallët për Besë vdesin

Të vdekurit do ringjallen

Kujtimet ngrirë të mbesin

Engjujt vargojn Avra-lagjen!