Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Luan Çipi: Një vjetori i nipit

| E diele, 10.04.2011, 07:32 PM |


Luan Çipi

 

NJË VJETORI I NIPIT

 

Emrin e parë e ka Lukas

Lindur bash një vit më parë.

Kur ngre duart të ngalas

Gjithë dita ecën mbarë.

 

Emri i dytë- Adrian

Tingëllon pak më ndryshe

Është Shqiptar-Amerikan

Rrethuar me gjysh e gjyshe.

 

Është i bukur fytyrë qeshur

Është i  urtë, i mirë, i mbarë

Tjetër si ai, s’ke ndeshur

Engjëll Zoti, i paparë.

 

Ka sjell gëzim dhe shpresë

Shtëpia ndrin, vetëtin

Nuk më vjen keq të vdes

Lulja  e  çelur  -  përtërin.

 

Çikago, Mars 09. 20011