Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Ditëlindja e Vaçes

| E shtune, 09.04.2011, 06:20 PM |


Përparim Hysi

 

Ditëlindja  e Vaçes

       

Vaçe Zelës që sot mbush 72-vjeç

 

Ka ditëlindjen Vaçe Zela

Ka ditëlindjen Vaçe Kënga

Kur këndonte nëpër skena.

Kujt nuk i fërngëlloi zëmra?

 

Nëpër skena  a nëpër sheshe

Sheshe a salla merrnin zjarr

Kishte zë prej bilbileshe

Kjo këngëtare safi ar.

 

Ka ditëlindjen Vaçe Zela

(oh,sa kohë që rri në Zvicërr!)

Bosh,or bosh,duket skena

Dhe ne vetja na ngjan  hiçër.

 

Se mungon kjo,bilbilesha,

Edhe zëri i ëmbël-mjaltë

Se mungon Mbretëresha

Kjo zbraztësi,na"vret",skaq.

 

Sot ajo është 72-vjeç

Për të:janë fare pak.

E uroj:100-vjeç

Dhe në skenë të kthehet prapë.

 

Duam prapë të bubullojë skena

Duam që t'na fërgëlloj zëmra

T'na kënaqësh,Vaçe Zela

Se për ne,je Vaçe Kënga.

 

Se mungesa jote e gjatë

Na mërzit dhe bën me stres

Moj këngëtarja gojëmjaltë

Moj këngëtarja-Mbretëreshë.

 

Na ke dhënë kënaqësi

Kur ne ngricë kishim në zëmra

Ndaj gjithë një Shqipëri

Të uron,moj Vaçe Kënga!

 

Tek e mbyll unë vjershën time

Që ka dalë,thellë nga zëmra

Po lëshohem me urime:

100-vjeç,o VAÇE   KËNGA!

 

  7 prill    2011