Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gazi Buxheli: Rrëfim i një komunisti të thjesht

| E shtune, 09.04.2011, 05:52 PM |


Gazi Buxheli

 

RREFIM  I  NJE  KOMUNISTI  TE THJESHT

 

…Mirësinë, kishim siguri të ardhmërisë,

por pjesë e saj u bë zhgënjimi,

ndoshta fitues kurrë s’do rrëfehesha,

fitorja e humbur, u bë altar rrëfimi…

 

Na thanë se do t’i ngjanim Prometeut,

që zjarrin vodhi për njerëzit  e ftohtë,

se ne pishtarin e së mirës mbanim,

e në shpirtërta e njerëzve do çonim të ngrohtë.

 

…na thënë se ishim komunarë,

pishtarë marathanomaku për ndryshimin,

horizontet e kuq ishin lartësia,

e jo largësia që do të arrinim…

 

Kështu ecëm në mjegullnajën e iluzionit,

në rrugëtim drejt një pendes të vonuar,

përzier padija me magjinë e shpresës,

në kërkim të së mirës, me një rrugë të gabuar.

 

Dhe u gjëndëm pastaj fajtorë pa faj,

lidhur si Prometeu në shkrepat e Olimpit,

veç zinxhirët nuk ishin çelik a hekur,

por mbetën të rëndë, si hija  e pendimit…