| E shtune, 09.04.2011, 07:59 PM |
Asdreni, shqiptarët e Bukureshtit dhe Mami Lule
Dr. Xhelku Maksuti
Nga Dr. Xhelku Maksuti
Për çdo vit, kur ndahet çmimi i Nobelit, për shembull për letërsi, komiteti i Stokholmit e motivon kështusoj opocionin e vet: për merita të veçanta në afirmimin e letërsisë (dhe emërohet i shpërblyeri) në panteonin e letërsisë universale dhe inkorporimin e tij në qarkullimin univrsal të vlerave, për origjinalitetin e veprës etj. Konform këtij parimi, një Komitet i së Vërtetës që do ta rishkruante historinë e këtyre kohërave do të duhej të instituonte një çmim special për ruajtjen dhe afirmimin e identitetit shqiptar në konfiguracionin etnik të Rumanisë, për veprën e bamirësisë dhe afirmimin e ndjenjës civike, për përkrahjen dhe udhëzimin e gjeneratës së re, për dashurinë e pashoqe që buron nga thellësia e shpirtit për atdheun e prindërve të saj. Dhe, të jemi të sinqertë, një çmim të këtillë, vetëm pak shqiptarë të këtj vendi do të ishin të denjë për ta marrë. Në klasamentin e së vërtetës, në 65 vjet të moshës dhe 50 vjet të aktivitetit të pashkëputur në shërbim të komunitetit ky bën pjesë, ky çmim do t-i përkiste me të drejtë Mamit Lule. Ja etapat e kontributit! 1.1947-1953: periudha rinisë së përbujshme. 2. 1953-1989: periudha e përpjekjeve kulturore. 3. 1990 deri tani: peridha e përgjegjësisë së jashtëzakonshme.
Periudha e parë (1947-1953) është periudha e rilindjes shpirtërore shqiptare në diasporën shqiptare të Bukureshtit. Kjo konincidon me periudhën e afirmimit të organizatës së shqiptarëve që ekzistonte në atë kohë në Bukuresht. Lule Simioni (Mami Lule) ishte sekretare e organizatës së rinisë dhe kishte 15 vjet. Periudha e dytë (1953-1989) ishte periudha e mesjetës për komunitetin shqiptar, ngase organizata qe ndaluar, ndërsa shqiptarët e Rumanisë e konzervuan dhe mbrojtën identitetin përmes kulturës. Një gjest të këtillë e bëri edhe Mami Lule, duke qenë përkthyese e Ministrisë e Kulturës për relacionet me Shqipërinë. Periudha e tretë, që nga viti 1990 e deri tani, është periudha demokratike kur shqiptarët e Rumanisë i afirmojnë interesat në një kuadër të institucionalizuar – Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë, ku Mami Lule është sekretare e përgjithshme, duke përfaqësuar pranë bashkëvëllezërve tjerë, edhe të drejtat legjitime në Këshillin e Minoriteteve Nacionale të Rumanisë.
Asdreni
Por kanë qenë edhe të tjerët, dhe janë edhe tani, ata që e meritojnë një kujdes të veçantë për fakte të ngjashme, duke qenë kandidatë të imagjinuar për dekorime speciale. Për të gjithë ata që e njohin, për Mamin Lule mund të themi se është bërë një simbol, një koncept: për përkrahjen e parezervë dhe për sakrificën për t’i ofruar kurëdoqoftë një strehë, ushqim, ndihmë për nevojtarët, për refugjatët, emigrantët apo studentët nga Shqipëra, për t’u ofruar përkujdesje mjeksore dhe ndhma të gjithë atyre që i kanë kërkuar apo kanë patur nevojë për to. Dhe gjestet e këtilla nuk mund të maten me të gjitha shpërblimet në një vend. Jeta e njeriut qëndron mbi çdo shpërblim tjetër. Për ata që duan të dinë më shumë për këtë njeri, patëm kënaqësinë të bisedojmë vetë me Mamin Lule, për të dëgjuar edhe kujtimet e saj.
Asdreni dhe prindërit e mi
Lule Simioni dhe Dr. Maksuti duke mbrojtur interesat e etnisë shqiptare në Bukuresht
Eminesku thekson se është e domosdoshme zbritja e së vërtetës në nivelin e jetës së përditshme.
Babain tim e konsideronin si “ntelektual” dhe nuk kishte shqiptar që nuk vjnete te ai për ta ndihmuar që të gjejë ndonjë punë, për t’i qëndisur lutje, letra etj. Mamaja ime ishte një grua tejet e thjeshtë. Memzi që dinte të lexojë e të shkruajë. Edhepse ishin të varfër, babai im i sjellte krejt shqiptarët te ne, u ofronte mikpritje, i ndihmonte. Me një fjalë, shqiptarët takoheshin në shtëpinë tonë, duke diskutuar natën deri vonë. Zylyftar Veleshja, hero i Shqipërisë, të cilit ia prenë këmbët, ka ndenjur 6 muaj në shtëpinë tonë, në ato dy dhoma që i kishim. Dalan Shaplo, poet i madh shqiptar, poashtu ka ndenjur te ne. Atë që kanë bërë prindërit e mi asokohe, e bëj unë tani. Kur isha e vogël, ishim fqinj me familjen Milkani që kishte një restorant ku takosheshin shpeshherë shqiptarët. Ne banonim në strada Occidentului, ata në Ecaterina Teodoriu. Te ne në shtëpi e kam njohur për herë të parë Asdrenin. Më recitonte poezi, më mësonte të shkruaj poezi, dhe atje, në restorant më shtynte të këndoj ngase kisha një zë
Babai im pat punuar si administrator mbi 30 vjet në Institutin e Kulturës Italiane. Pas një incidenti që pat ngjarë në këtë institucion, më 1945, policia e anketoi edhe babain dhe erdhën te ne e hallakatën krejt shtëpinë. Duke mos gjetur asgjë, thanë: “Ja se çfarë
Lule Simioni me ambasadorin Fran Zef Çukaj dhe disa intelektualë shqiptarë
Asdreni, atdhetarizmi dhe Unioni i shqiptarëve të Rumanisë
Edhepse kohët ishin më të ashpra, më 1947-53 Unioni i Shqiptarëve duket se ishte më aktiv se sa tani, ndoshta për shkak të faktit se kishte
Njëri nga pjestarët e kësaj organizate arriti të bëhet minsitër i shëndetësisë, por e mbyti Enver Hoxha përmes policisë komuniste. Pas 50 vitesh, u ritakuam me gjeneratën e parë të studentëve shqiptarë që kishin studiuar në periudhën 1948-53 në Rumani, dhe u thamë: “Mirë, mor të pasinqertë, sa shumë ju kemi dashur dhe sa shumë na keni dashur, ishim të reja e të bukura, po si na latë, more, në Rumani e nuk na morët me ju, por na latë të martohemi me rumunë!” Mirëkuptohet se bënim shaka. Janë kujtime të paharruara. Kjo seri e parë studentësh shqiptarë nëpër shtëpinë e prindërve të mi ka kaluar, siç po kalojnë studentët e tanishëm nëpër shtëpinë time. Kemi kujtime të bukura me Asdrenin, një njeri plot jetë, që shkruante spontanisht, këndonim së bashku, mbanim takime të gjata duke llafosur për gjuhën, për kulturën dhe traditat shqiptare, për atë se si bëheshin dasmat në Shqipëri, se si bëhej fejesa, se si mbahej fjala e dhënë. Ishin mbledhje që zgjasnin deri pas mesnate, pastaj delnim duke kënduar dhe secili shkonte në gjirin e vet familjar.
Mami Lule, e para nga e majta, gjithmone ne sherbim te shqiptarizmit
Edhepse jam plakur, dëshiroj nga gjithë shpirti t’i tubojmë edhe studentët shqiptarë të Rumanisë së sotme, të servojmë nga diçka me ta, të bëjmë përpjekje për ta mbajtur të gjallë folklorin, gjuhën, këngët, poezitë, të afirmojmë identitetin tonë ngase shqiptarë kemi lindur dhe si të tillë duam të vdesim. Duhet ta bëjmë këtë, ngase procesi i asimilimit është një proces i natyrshëm që po na gëlltit, kurse ne jemi përpjekur dhe do të përpiqemi gjithmonë t’i mbajmë këto tradita dhe mënyrën në të cilën na kanë edukuar prindërit tanë.” Pas vitit 1953, për shqiptarët e Rumanisë jeta e vazhdoi rrjedhën e saj edhe përjashta organizatës që u mbyll, siç u ndaluan shoqatat e të gjitha minoriteteve, por kjo nuk don të thotë se nuk takoheshin, nuk miqësoheshinn, dëshmi duke qenë vti 1990 kur u tubuam sërish në gjirin e një organizate të re (Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë), kur filluan të vinë edhe në gjirin e organizatës, edhe në shtëpinë e Mamit Lule, studentë, refugjatë, shkrimtarë, politikanë, deputetë, aktorë, piktorë, regjizorë.
Zonja Lule ka patur fatin ta njohë dhe shoqërojë, madje, dhe Ismail Kadarenë dhe Vehbi Balën gjatë kalimit apo qëndrimit të tyre në Bukuresht (1974). Ajo ka një zemër fsnike dhe një shpirt të madh, të cilin e ka ndarë në dy pjesë, mes Rumanisë dhe Shqipërisë. Kjo humaniste thot se “është një gjest i jashtëzakonshëm të ndihmosh qindra refugjatë shqiptarë që kaluan nëpër këtë vend, t’ua ledhatosh vuajtjet me të gjitha mundësitë tona modeste, ngase edhepse tani jemi pensionistë, jemi munduar t’u ofrojmë nga një çik ndihmë, mos t’i plaçkisë kush, t’i ndihmojmë me tesha edhe përmes kishës baptiste.” Disa nga to patën lindur fëmijë këtu. Edhepse ishin myslimanë përnga feja, u vunë fëmijëve të tyre emra të krishterë, siç veprojnë sot gjeneratat e reja shqiptare kudoqoftë në botë.
(Tekst i shkëputur nga revista Shqiptari, nr. 8, Bukuresht, 1997. Titulli në origjinal: Simbolul “Mami Lule”. E shqipëroi me ndërhyrje të imta: Baki Ymeri)
Matej Danili në librezën e anëtarësisë (Uniunea Populara Albaneza) |
Pjestarë të Unionit të Shqiptarëve të Rumanisë para 60 vitesh |
![]() |
Fotografi e vitit 1950 e grupit artistik të Unionit të Shqiptarëve të Rumanisë |
![]() |
Grupi dramatik i Uniontit të Shqiptarëve të Rumanisë |
![]() |
Lulja mes Mines dhe Enverit, së bashku me prindërit e tyre në Bukuresht |
![]() |
Xhelku Maksuti dhe Lule Simioni me gjeneratën e parë të intelektualëve të Shqipërisë që kanë studiuar në Rumani pas v |
![]() |
Zonja Lule mes dy mikeshave nga Shqipëria në Muzeun e Fshatit në Bukuresht |