Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agron Shabani: Dashuria si poezi dhe poezia si dashuri...

| E premte, 08.04.2011, 08:51 PM |


Dashuria si poezi dhe poezia si dashuri...

 

-Një si "baladë e vogël" (romantike) nga mërgimi

 

Nga Agron Shabani

 

Në veranden e këndshme të një caffe-restoranti të bukur dhe superluksoz që ndodhët dikund në pjesën  e sipërme(dominante dhe  eksluziviste)  të një metropole të njohur këtu në Gjermani:Bisedojmë shtruar dhe gjithë pasion  me një të njohurin dhe mikun tim nga Shqipëria.Përndryshe njohës dhe një vrojtues i hollë i rrjedhave dhe zhvillimëve të përgjithshme letrare,  kulturore  dhe artistike në Shqipëri, Kosovë dhe gjetkë.është kohë me diell...Qielli mbi ne për disa caste duket i kthjellët,  i kaltërt(blu) dhe tepër i thellë në horizontin e pafund që fillon nga aty e nuk i duket fundi. Kudo për rreth nesh njerëz ose misafir të shumtë që flasin dhe kuvendojnë  shlirëshem dhe të shpënguar me njëri tjetrin.Të bëjnë përshtypje gratë ose ato goca(vasha) të bukura  dhe tepër ekzotike se si me aq ekstravsgancë  dhe një elegancë të përsour e tepër ekselente i derdhin trupin(shtatin) dhe vetëvetën e tyre viskoze dhe supersticioze  nepër ato ulëse të bukura të restorantit në fjalë.Stili,  luki(look-u) , shrami dhe pamja e tyre joshëse dhe tepër atraktive për disa caste sikur ta gicilojnë trupin dhe lazdrojnë shpirtin.Janë gocat(gratë) e "stisura"  dhe të rafinuara nga jeta e njohur mondane dhe metropolitane që  njerëzve ose misafirëve(kalimtarëve) të rastit jo rralë ua hallakasin dhe skandalizojnë mendjen,  trupin  e tyre dhe shpirtin.Edhe përkundër kësaj ndërkaq,  në trupin, shpirtin, palcën dhe në limfën e tij: i njohuri dhe miku im në fjalë sikur ndjenë të ftohët dhe një "acar të vogël" që ia  gërryen dhe sëmbon madje edhe gjakun, limfën,  palcën e tij dhe  shpirtin.Me thotë se aq shumë i mungojnë trupi(shtati), bukuria, dashuria dhe hyjnia e njohur e gruas ose gocës së dashur shqiptare së bashku me bukuritë e preferuara të tokës shqiptare.Po deshe të  shohësh, të prekësh,  shijosh dhe të pëzgjedhësh dicka nga bota e madhe intime, shpirtërore, intelektuale, fizike , metafizike ose biokimike e femrës ose gruas së njohur shqiptare :Atëherë të lutem ndalu për disa caste e shfleto, futu, thellohu dhe reflekto një  qik me shumë ose një trohë me thellë në horizontin dhe universin e pasosur shpirtëror, letrar dhe artistik të disa poeteve ose artisteve të talentuara shqiptare(duke ia cekur ose rikujtuar emrat, mbiemrat dhe adresat e tyre..):Shpalos,  shfleto, futu, thellohu, hulumto, medito dhe reflekto një trohë me thellë në shpirtin e dashuruar të  vashës(gocës) dhe cuniit ose djalit shqiptar.Në syrin (sytë) e dashuruar dhe lotin që në strofat apo vargjet e njohura letrare ose artistike të poteve(poeteshava) të lartëpërmendura shqiptare  e kanë peshën dhe simboliken e vecantë...Futu, thellohu dhe reflekto një trohë me thellë në dashurinë, bukurinë dhe profecinë( hyjninë) e tyre krijuese dhe artistike...Në petkun, kumtin dhe mesazhet e njohura lirike dhe metaforiko-diaforike të strofës së shkruar ose  vargut.Në persiatjet, tundimet,  kushtrimet dhe plazmimet e ndryshme(të brëndshme mbase) skeletore dhe gjenetike .Në imagjinatën , fantazinë, teknikën, teorinë, shijen(lezetin), fisnikërinë, profecinë ose hyjninë e brëndshme të shpirtit të njohur krijues ose artistik...Mendo dhe reflekto një trohë në vokalin, dualizmin, empirizmin, senzualizmin, melankolinë dhe alegorinë e njohur  të strofës  ose vargut të preferuar erotik ose romantik.Në ´erosin´dhe ´etosin´e përgjithëm të një shpirti krijues ose artistik.Në stilin, disajnin dhe strukturën e njohur kompozicionale dhe superstrukturale të strofës ose vargut të shquar letrar dhe artistik. Në nonfiksionet , enkodimet, antinomet, intonacionet, strukturimet dhe mbindërtimet e njohura filozofike dhe metaestetike të shkrimëve ose vargjeve të njohura letrare dhe artistike të shkrimtareve , poeteve ose artisteve të lartëpërmendura shqiptare... Dhe, do e keshë shumë me afër  atë  "dashurinëe e munguar" të femrës ose gruas së dashur shqiptare këtu në mërgim së bashku me tërë bukurinë dhe hyjninë(profecinë) e saj krijuese, natyrore, fizike dhe metafizike.Apo?! Aty do i gjëshë madje edhe të të gjitha bukuritë dhe karakteristikat tjera( ekskluzive dhe ekzotike) të njerëzve dhe tokës së dashur shqiptare në të gjitha segmentët dhe drejtimet e mundshme. I thëm në vazhdim vëllaut dhe mikut tim nga Shqipëria. Si për t´ia tretur dhe davarisur paksa "acarin e madh" nga shpirti dhe plangun e rëndë të mallit dhe nostaligjisë sëmbuese dhe tufllanitëse nga vetullat dhe cëpallat.Po si ? Me pyet në vazhdim im mik në fjalë.Të qenurit(ekzistenca), imunitetit, eksluziviteti, individualiteti , objektiviteti, spontaniteti, intimiteti, reflektimet e ndryshme dhe rezistenca e cfarëdollojshme e njerëzve të artit, kulturës , shkencës dhe letërrsisë :Parasegjithash e kanë peshën dhe rëndësine e posacme në etapa ose periudha të ndryshme diskursësh, turbulencash, frakturash, pezmatimesh, plazmimesh,  udhëkryqësh ose sfidash të ndryshme individuale ose kolektive apo mbase, objektive dhe subjektive.I përgjigjem për fund të njohur dhe mikut tim këtu duke ia rikujtuar një vlerësim të qëlluar të Donald J.Mac Reasë i cili duke bërë fjalë mbi dallimet, konvergjencat, ravijezimet, konturimet dhe singularizimet e njohura(eksterne ose ekplikative)në mes historisë dhe letërsisë(poezisë etj..) pos tjerash shprehet se:Përderisa,  historia(historiografia) është një poezi e cliruar nga mendimet, formulimet, studimet , kritikat dhe analizat e njohura shkencore dhe metodologjike.Poezia është një "histori" e përshkuar( dhe përshkruar )nga mitët, eposet, legjendat, baladat, romansat dhe historitë e ndryshme individuale dhe kolektive.Përkatësisht,  objektive dhe subjektive.Se këndejmi,  për mendimet dhe vlerësimet e njohura të filozofëve,  estetëve ose kulturologëve të ndryshëm :Dashuria në instancë të fundit është"feminizëm i brëndshëm" dhe një "pseudonim hyjnor" ose profetik që bartë firmën (nënshkrimin) e një poeti, artisti ose krijuesi të mirëfillët dhe ekselent.Në të kundërten: gjuha e njohur e artit dhe dashurisë nuk mund të jenë  gjithmonë të njëjta ose të barabarta me "gjuhën" e laikëve, amatorëve ose diletantëve të ndryshëm në kohë dhe hapësirë.Apo...?!...