Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Dibran Demaku: Një jetë të tërë vertikalisht

| E enjte, 07.04.2011, 07:55 PM |


Dibran Demaku

 

NJË JETË TË TËRË VERTIKALISHT

 

(Mësuesit Hafir Zogaj)

 

Libër të shenjt e kishte Abetaren

me shkronja të arta e mbillte arën

 

Vogëlushët i rriti si lisa në mal

punëtorë, drejtuesë e...gjeneralë

 

Jeta e tij kishte shumë cilësues

vëlla, mik, prind e Mësues

 

Me një ëndërr në fund të verës

qëndronte në këmbë në prak të derës

 

Qëndrimi i tij ta kujtonte Epikën

sëmundjes tinzare s`ia kishte frikën

 

Veç tinzarja e sulmoi tek kraharori

e mori me vete në fund dhjetori

 

Një jetë të tërë vertikalisht

nuk ra në gjunj- s`bëri me gisht

 

Cicërimë zogu në majë fiku

krenare familja- krenar dhe miku...