Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Vullnet Mato: Kur lindi arti

| E enjte, 07.04.2011, 06:47 PM |


Vullnet Mato

 

KUR LIND ARTI

 

Kur kokave të artit

u ndodh shtatzënia,

frymëzimi ngjiz në tru

gjakun e zemrës.

Talenti fekondon

mitrën e ideve të tija,

me gjininë artistike

dhe thelbin e temës. 

 

Pasi fetusi rritet,

truri shpërthen ujërat.

Krijuesi shtërzon

nga barra me mendime,

kërkon qetësi

e fuqi të përqendruara,

siç lind nëna fëmijën

me mundime.

 

Arti del në jetë

pa asistencë mamie.

Klithmat e para i lëshon

autori me vete.

Kërthizën e titullit

ia lidh vetë në krye

dhe vet e mbështjell

në pelena letre.

 

E ushqen me lëvdata

nga sisët që ka.

Po kur sheh se mbetet

ende i uritur,

kërkon mëndesha

nëna gjoksmëdha,

me qumësht komentesh

për ta rritur.

 

Natyrisht, gjithë fëmijët

nuk bëhen të bukur,

po kur lind shëmtaraq,

mos ia shani nënë mjerës,

se i vritet zemra

për pjelljen e lumtur,

derisa ta shohë

krahasuar me të tjerët...