Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Asllan Dibrani: Pa "Diasporën Shqiptare" vazhdon regjistrimi aktual i popullsisë në Kosovë

| E enjte, 07.04.2011, 07:59 PM |


Pa "Diasporën  Shqiptare" vazhdon  regjistrimi aktual i  popullsisë në Kosovë, por me pasoja te mëdha

 

Nga Asllan Dibrani

 

Radikalizmi i gjendjes politike  nga organet serbe , emigrim i madh për në shtetet e perëndimit

 

Diaspora shqiptare me aktivitete të përhershme  bëri vetëmohim për pavarësinë e Kosovës

 

Institucionet e Kosovës e harruan "Diasporën Shqiptare" për ta ruajtur karrigen e vet

 

Ballafaqime të reja pas regjistrimit të popullatës    Kosovë për "Diasporën Shqiptare"

 

Një mërgimtari  regjistrimi do ti kushtoj rreth  3.000 euro

 

Shqiptarët e Kosovës  nga  viti  1981 në regjistrimin e fundit  po i mbushin tri dekada që nuk e dinë se sa popull ka,  atë regjistrim  edhe se ishte  bërë në vitin 1981  ne kishim të krijuar një dyshim mos besimi ne organet e atëhershme  jugosllave!  Demonstratat e viti 1981  ishin  si  prioritet qe ta  ndryshonin  sistemin e atëhershëm  dhe shndërrimin Kosovës  në një Republikë    pa varur ,ku  aparatura serbe  shfrytëzoj këto  ngjarje  dhe ndryshoj radikalisht gjendjen në terren, duke sjellë pasoja të mëdha të drejtpërdrejta dhe indirekte demografike dhe socioekonomike përmes (burgosjeve ,diferencimit politik ,përçarjes në brendësinë  e popullatës,presioneve, shpërnguljeve dhe depërtimet, vrasjeve, shkatërrimit  të shtëpive dhe dëmet e tjera materiale, zhdukjes së   dokumentacionit, emigrimet në botën e jashtme për shkaqe sigurie  ekonomike etj.)

 

Radikalizmi i gjendjes politike  nga organet serbe  emigrim i madh për në shtetet e perëndimit!

 

Nga pa mundësia e një jete normale nga shënimet e lartpërmendura,  popullata  fillojë një emigrim të madh për në shtete e perëndimit.  Fillimisht nga të rinjtë për t'ju shmangur shërbimit ushtarak në regjimin jugosllav  dhe studentët po edhe nga intelektual qe ishin në shënjestër të pushtuesit, si të ndjekur politik. Me kalimin e kohës kjo gjendje  vinte  duke u rënduar për shkak     rezistenca  shqiptare për shtetin e pavarur të Kosovës, në vitet në vijim reprezaljet  e regjimit serb u intensifikonin sa ma tepër ,kështu që në vitet  e 90-ta shpërnguljet nga Kosova u bënë  masive dhe "absurde"si  normale që me qindra autobusë  i niseshin për në rrugë të pa destinuara,  as vet nuk e dinin se ku do te përplaseshin ,gjithnjë të privilegjuara agjenci turistike me organet serbe. Me qindra mijëra shqiptare brenda pak vitesh e lëshuan Kosovën duke u përqendruar si azilkërkues në Gjermani, Zvicër,Austri,Suedi,Francë ,Britani ,Belgjikë ,Norvegji,Danimarkë, Slloveni,Holandë  në SHBA ne Australinë e largët etj.

 

Diaspora shqiptare me aktivitete të përhershme   bëri vetëmohim për pavarësinë e Kosovës

 

Diaspora shqiptare  shpejt u bë bumerang  kundër shtypjes  dhe terrorit serb në Kosovë. Ajo  u rreshtua pas interesit të kombit për ta çliruar me forcë, financë,demonstrata ,organizime ,pjesëmarrje në luftën e Kosovës që shumë djem tanë  lanë eshtrat atje dhe fëmijët  e tyre sot gjinden  jetim  dhe rriten pa prind në Perëndim. Sot shqiptarët e Kosovës kanë një numër të madh të emigranteve ku konsiderohet se  në SHBA janë rreth 500.000 mijë shqiptarë ,në Zvicër janë mbi 400.000 mijë shqiptare , në Gjermani mbi 500.000 mijë shqiptare , ne Suedi 40.000 shqiptarë  në Norvegji 14.000 shqiptare ,ne Belgjike  20.000 shqiptarë ne Slloveni ,Holandë  Francë Austri, Britani,Australi me qindra mija shqiptarë. Ky numër  për fat të keq po shtohet edhe sot e kësaj dite, jo ma nga faktori serb po nga faktori shqiptar, duke e lëshuar Kosovën nga  skamja,pasiguria,  keq menaxhimi  i qeverisjes se vendit etj!... Rezultat i fundit  vjen qe "Diaspora Shqiptare" nuk përfshihet në  regjistrimin e popullatës së Kosovës  me çka konstatohet një shkelje e rëndë e të drejtave të  emigranteve kosovarë në botën e jashtme!

 

Institucionet e Kosovës e harruan "Diasporën Shqiptare" për ta ruajtur karrigen e vet

 

Organet dhe institucionet qendrore të Kosovës nuk janë       preokupuar fare me këtë projekt delikat  dhe me rendësi. Regjistrimi i popullsisë në Kosovë i prillit të këtij viti,   mbetet mjaft      kompleks dhe konfuz  edhe për faktin se krejt angazhimet e         instancave të     larta te pushtetit dhe të politikës ishin përqendruar të zgjedhjet,         ndërsa ky projekt i shumë pritur nga populli i Kosovës nuk mund të     realizohen me sukses brenda një harku të   shkurtër kohor siç u   veprua  këto ditë,  që faktikisht filloj regjistrimi i popullatës pa  u përfshire "Diaspora Shqiptare", po njëkohësisht pa e përfshire gjithë territorin e Kosovës    në tërësi, ku flitet se në Mitrovicën  e veriut as         njeri nuk ka qenë atje  dhe konsiderohet     edhe ai vend i Kosovës po edhe me popullatë shqiptare.

 

Në këtë regjistrim, problem në vete mbeten  Zyrat e Regjistrimit të        popullsisë  nëpër        komuna  dhe të udhëheqësit të saj, të cilët nuk posedojnë asfare aftësie menaxhuese dhe       profesionale, me mungesë njohurie dhe       për operacionin më elementar të kuadrove që   nuk   kanë as për se   afërmi njohuri dhe   përgatitje, duke i mbledhur rrugëve njerëzit          për "punësim të përkohshëm sa për regjistrim" çka do te thotë për       15 ditë, të hyhet        nga rruga të kryejnë poçes të regjistrimit           popullatës?   Ku dinë ata njerëz të       rrugëve të bëjnë një bilanc         statistikor të një  regjistrimi të mirëfilltë të popullatës  .Një    pjesë e      qytetarëve të Kosovës do te mbesin  të çuditur dhe të zhgënjyer         sikurse na      "Diaspora shqiptare" që na nëpërkëmben  matrapazët qeveritar  me mbrapshtitë  e veta të         korrupsionit,hajnisë,qeverisjes së keqe etj.

 

Ballafaqime të reja pas regjistrimit të popullatës  në Kosovë për "Diasporën Shqiptare"

 

Për përjashtimin e diasporës nga procesi i regjistrimit si popullsi e përgjithshme e          Kosovës, përveç Ministrisë së Administratës         Publike dhe Entit Statistikor të Kosovës,   përgjegjësi bartin në radhë           të parë Kuvendi i Kosovës,me organet kompetente dhe          veçanërisht Zyrëja  e Regjistrimit të Popullsisë, që është dashur  të bëjë       analizën e           dokumentacionit  dhe te këtij projekti të propozuar  për          regjistrimin e popullsisë,i cili         është i pa analizuar dhe i pa perspektivë .    Ky projekt u bë   shkel e shko për     “bashkatdhetarët tanë ” ose         “Diasporën shqiptare ”, me gjithë kompleksitetin e vet  dhe  zhgënjimin           shumë vjeçar nga qeveritë e Kosovës. Në këtë rast sa vjen  e rritet akoma  pakënaqësia  duke konsideruar që të gjitha investimet  e tyre  në Kosovë janë       të dështuara,mospërfillja e tyre gjatë pushimeve dhe vizitave ne atdhe, keqtrajtimi i tyre         nëpër pika kufitare ,(për një dokument  terë familja ka pas rast qe e ka humbur pushimin pa kurrfarë arsye ku në shtetet perëndimore mund te zgjat vetëm 5 minuta rregullimi i tij     )Sot "Diaspora Shqiptare"  sipas statistikave të lartshënuara ka me miliona njerëz jashtë        vendi  pa kurrfarë  përfaqësimi në organet  e Kosovës as në Parlamentin e Kosovës  .

 

Një mërgimtari  regjistrimi do ti kushtoj rreth  3.000 euro

 

Me një fjalë   injoranca nga Organet e Kosovës   ka ardhur deri në skajshmërinë ndaj diasporës pa të drejta ma elementare njerëzore,në votime (pa të drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur), në regjistrimin civil dhe në regjistrimin e popullsisë!

 

Punëtorët tanë në botën e jashtme  kanë lënë  djersen dhe kockat nëpër kanalet  dhe në      rrugët   e  Evropës  me qëllim të kursimit të parasë vetëm për Kosovën. Tani ai njeri nuk        mund ta humb vendin e punës  në shtetin që punon  siç ceket ne rregulloren e të drejtës       së regjistrimit  të popullatës ku theksohet se (çdo qytetar  ma tepër se 12 muaj qe nuk       është në  Kosovë  konsiderohet si i huaj) !?...        ndërsa  ka gjithë  vëllezërit, motrat,     kapitalin në Kosovë.  E pa besueshme por realitet është një gjë e tmerrshme  në fërkimet     dhe çpikjet qe janë duke u bërë në kurriz të popullit shqiptar nga vet  të zgjedhurit e popullit, nga  kinse ma të "mirët" e  Kosovës  posaçërisht  me një politikë qe po ndiqet        kundër (Diasporës shqiptare qe  ligjvënësit  e këtij projekti i kemi  ulur në ato karrige aq te     dashura dhe shume te buta )!   Jam i bindur se buka e "Diasporës shqiptare " do ti vras këta hajdut  aq të pa skrupullt ndaj çështjes kombëtare. Llogaritet se me miliona qytetarë të   Kosovës    po injorohen  me pa te drejt regjistrimi nga kjo bandë hajdutësh! Po del se një   numër i madh i qytetarëve po e humb identitetin e vet si qytetar të Kosovës me çka          automatikisht  planet serbe dhe të armiqve tanë po realizohen! Mospërfshirja  e diasporës në këtë  regjistrim  ka medaljet  e veta të ma vonshme për "Qeveritarët" aktual. Pas        kryerjes se  regjistrimit të popullatës sipas fjalëve   dhe situatës në teren, thuhet se si kusht     i ma vonshëm nga qeveria  do te jetë obligimi i   ("çdo qytetari në botën e jashtme  që ti        paguaj  nga 3000 euro për person")me çka do të ballafaqohen  qytetarët emigrant me ligje     të reja  me qëllim të mos regjistrimit të kapitalit  pa i dhëne  fillimisht  ato 3000 euro. A do        të mundin qytetarët e diasporës me i përballua  këtij terrori  psikik dhe fizik  le të mbetet ta    shohim në të ardhmen,  por  me këtë politikë që ndiqet tani në  "Shtetin tonë të pavarur         Kosovës" të përgjakur dhe të shtrenjtë që e paguam  na  të diasporës,  prapë po ia lëmë kohës         se apo del ndonjë forcë politike tu ndalë hovin kësaj "Qeverie  të Kosovës"   apo         për ndryshe  do ta qoj popullin edhe  ma thellë në qorrsokak  duke  u nxitur shpërngulja e    mëtutjeshme dhe stopimin e këtyre qe janë jashtë për mos regjistrim, dhe nuk do te shkoj   kohë e  gjate  dhe shqiptarët e Kosovës do te mbesin minoritet  në krahasim me të tjerët.    Kujtone rastin e familjes  kosovare disa anëtarëshe me disa te tjerë përafërsisht 15 veta ,      midis  datës 14 dhe 16 tetorit 2010, që vdiq në ujërat e  lumit Tisa në mes Hungarisë dhe        Serbisë  duke ikur nga Kosova nga vendi i vet, nga shqiptarët e zgjedhur qe  12 vjet e lanë         atë popull në errësirë pa kushtet ma elementare pa ujë,rrym, bukë,punë dhe siguri !?...