Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Një ëndërr e bukur /Behxhet Pacolli President/!

| E merkure, 06.04.2011, 07:58 PM |


NJË ËNDËRR E BUKUR ‘/BEHXHET PACOLLI PRESIDENT/!

 

Nga Halit Bogaj

 

Dje gjatë mbledhjes së Parlamentit të Kosovës u zgjodh presidenti i Kosovës me 120 vota për dhe pa asnjë kundër!Të gjithë u çuditëm dhe falenderuam Zotin dhe tri partitë tona politike që ishin aq fort të bashkauara në detyrën e tyre atdhetare dhe shtetformuese. E falenderuam Zotin dhe deputetët e zgjedhur për një mrekulli të tillë  që kishte ndodhur npë Parlmentin e renovuar pas luftës pikërisht nga Presidenti i sapozgjedhur. Ceremoniali ishte i paharruar. Gëzimi dhe buzëqeja me atë rast nuk kushin fund.Shtërngime duarsh dhe urime në çdo anë.Gjithkush që ishte prezent çuditej më këtë popull kaq të dashur dhe kaq unik.Të huajt na merrnin lakmi dhe thoshin’’Të mjerët ne që një grusht njerëzish po na bëjnë tetë me dy’’.Njëri i tha  ambasadorit amerikan’’Shyqyr Zotit që nuk po kini nevojë të ndërhyni fare në telashet e Kosovës’’.Ai ia ktheu me delikatesë dhe në shenjë pohimi dhe aprovimi.Urimet dhe duartrokitjet frenetike  vazhdonin dhe nuk kishin të ndalur.Një lezet i tillë nuk mbahej mend/përveç në ditën e shpalljes së Pavarësisë/bile flitej se edhe atë ditë i kishin marrë nga 800 euro, kuptohet në shpinën e Amerikës/.Behxheti nuk mund të pushonte fare nga njerëzit qi i afroheshin për ta uruar.Së pari ishin të huajt pastaj deputetët tanë’’të famshëm’’me lavdinë e tyre të përjetshme që e kanë arritur nëpër shkolla të ndryshme jashtë atdheut dhe me gjuhët e tyre të shumta që i flasin/bashkë me  serbishten/.

 

Në pyetjet që u bëhshin  e deputetëve, dëgjonim vetëm fjalë të ëmbla, të dashura, vëllazërore,të sinqerta dhe patriotike. Më i zëshmi ishte Isa Mustafa, i cili, pa hezituar fare , thoshte se fatbardhësisht që pas Rugovës e kemi një njeri të tillë si Behxhet Pacollin dhe jemi shumë të kënaqur që për 5 vjet të tëra do ta udhëheq Kosovën.Ismet Beqirit nuk i zihej vendi vend duke ngarendur nga televizioni në televizion dhe duke dhënë deklarata pozitive për ta shprehur kënaqësuinë e tij me rastin e zgjedhjes së presidentit Pacolli!Duikush i tha:Ismet më duket se ke pasë qenë kundër, por ai ia priti, duke i thën: ti paske huç,bre jaran! Pra edhe ai, ashtu si patroni  i vetë Isa, nuk mund të mos e shprehte gëzimin dhe mrekullinë e ndodhur atë ditë kur të gjithë kishin rënë në një gojë dhe e kishin kuptuar momentin e caktuar historik.Kur e pyetën Sabri Hamitin se si ishte e mundur që deputetët kishin votuar të gjithë për Pacollin, ai tha :Unë gati i ngrita të dy duart ngase qysh moti e kemi pritur një ditë dhe një president të tillë, siç po thotë Blerim Shala/koncensua/l!.Pastaj Sabriu shtoi, se edhepse zgjedhja e presidentit ishte me vota të fshehta, ne shkuam me vota të hapurua, sepse njëherë na kishte rënë vera kah dera që për president kishim një biznismen si Behxhet Pacollin, të cilin, deputetët  e meçur/si këta tanët/ do të dinin ta çmonin në çdo vend të botës!Pra kur e pashë edhe Sabrun duke qeshur ma mori mendja se më në fund qenka bërë mirë, ngase po qeshë edhe ai.

 

Një vajzë e re e LDK-së, po më duket ishte njëfarë Vjollca Osmani tregonte se ishte e shashtrisur nga gëzimi që B.Pacolli bëhej president i vendit ngase me autoritetin e tij do të vinë investitorë të ndryshëm dhe me miqtë e tij ndërkombëtarë do t’na ndihmojë me punësimin e njerëzve tanë brenda dhe jashtë vendit.Edhe Lutfi Haziri ishte në qejf të madh, duke thënë se pas presidebtit tonë historik njëmend ky është shumë i qëlluar.Pak më larg, në një kënd të sallës së Parlamentit ,qante Eqrem Kryeziu i cili para disa ditësh kishte folur keq dhe e kishte ironizuar presidentin.Kur e pyetën pse kishte vepruar ashtu, ishte përgjigjur se kishte qenë rrotë i dehur dhe e kishte humbur  arsyen e tij, ndaj edhe kishte vjellur aq keq!.Kur i thanë se a i kujtohej saktësisht se çka kishte thënë, Eqa ia plasi sërish vajit dhe na luti ta ndërprinim bisedën, duke shtuar:Zot falma se nuk  e kam ditur se çka isha duke bërë dhe duke  folur.

 

Analistët e rinj/të OJQ-ve dhe televizioneve të majta, flisnin secili më mirë se tjetri dhe bënin gara në lavdatat që ia bënin Pacollit.Madje, kur tani i krahason njeriu, del se ato ishin më të fuqishme edhe se intervista  e Pacollit dhënë Blendi Fevziut për televizionin’’Klan’’.Edhe vetë Veton Surroi thoshte se nuk ka zgjidhje më të mirë se Pacolli.Flaka ishte nxirë edhe më shumë në fytyrë ngase i vinte turp që kishte shkruar disa herë keq për të.Edhe ajo e pranoi se kishte gabuar dhe e vriste ndërgjegja që kishte shkruar zi e më zi,ngase gazeta e saj ia bante krejt çka shkruante ajo..I kishte ra pishman edhe Jeta Xharra që e kishte pyetur Presidentin se çfarë sasie të kapitalit material kishte, kurse ai i ishte përgjigjur se paratë nuk i ka fituar në Kosovë.Pra edhe Xharra i ra vetes shuplakë që e kishte ngarkuar Presidentin aktual me pyetje të tilla. Pak më larg edhe Blerim Shala dëgjohej duke thënë se ishte bërë shumë mirë që Pacolli tani e tutje do ta udhëheqë Kosovën drejt të ardhmes së saj.Flitej se edhe Ramushi ia kishte bërë aminin kësaj pune.Kemi shpresa të mëdha se vendi dë të shkojë përpara ngase udhëheqet nga një njeri që e njeh bota, u thoshte gazetarëve Blerim Shala!.‘’Vetëvendosja’’në krye me Albin Kurtin, aq fort ishte gëzuar saqë .kënaqësinë,jo vetëm  që e shprehta brenda, por kishin dalur edhe jashtë ndërtesës.Ai me deputetët e tij fitoren e Pacollit e kremtonin bashkë me popullin dhe dukej se nuk kishin  qenë kurrë më të lumtur!.Atyre pak u dukej kremtimi që e bënin por i kishin paguar edhe dy tupanxhi nga gëzimi.

 

Edhe unë i provokova pak , duke i pyetur se përse bile dikush nuk kishte votuar kundër që të dukej pak më demokratike por ata ma kthyen:Ti paske huq  bre jaran, sepse hallku një njeri të tillë e lypin me qiri e pishë kurse ne e kemi të gatshëm.

 

Vërtet edhe unë, bashkë me të tjerët, u gëzova shumë por ç’të bësh kur e pashë se kisha qenë në ëndërr dhe se ditët e ardhshme do të vazhdonin prapë me inate të njejta ndërpartiake dhe me luftën e pakompromis që Pacolli mos të zgjedhet President!