| E merkure, 06.04.2011, 07:59 PM |
Opozita këmbëngulëse kundër zgjedhjes se Behgjet Pacollit
Nga Hilmi Saraçi
Kaloi një kohë e gjatë pas zgjedhjeve të parakohëshme me “pshtjellime “ dhe paqartësi si pasojë e mospajtimeve të subjekteve politike .Kosova , qytetarët e saj janë duke kaluar kohën duke pritur rrjedhat e mëtutjeshme të shtetndërtimit, institucioneve , respektivisht të presidentit të vendit .Zgjedhja dhe moszgjedhja e tij ka krijuar probleme dhe për këtë arsye sikur kanë humbur shpresat se këto rrjedha do të lëvizin me sukses . Kjo tani sikur ka hyrë në një fazë mjaft të vështirë dhe delikate për ardhmërinë e Kosovës. Gjykata Kushtetuese ,tani ka intervenuar rreth zgjedhjes aë kreut shtetëror në bazë të kërkesës së opozitës. Një ndodhi e ngjajshme ka ndodhur edhe më parë, me rastin e Fatmir Sejdiut . Tani për rastin e Behgjet Pacollit zgjedhjen e tij president ka vlerësime të ndryshme , por Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar zgjedhjen e tij si jokushtetuese. Prandaj ka sygjeruar që të veprohet në bazë të vendimit të kushtetues.
Në këtë fushë pati mjaft përpjekje nga partia fituese në zgjedhje (PDK) për një koalicion nga subjektet politike më të mdha që më me lehtësi do të zgjidhej qeveria dhe presidenti , që do të ishtë në të mirë të vendit,mirëpo kjo nuk ngjau, prandaj koalicioni me AKR-në dhe me partitë e minoriteteve nuk ishte e pëlqyer, e preferuar dhe e pranuar nga opozita, por edhe nga elektorati. Opozita kritikoi qeverinë dhe kundërshtoi formimin e qeverisë në krye me Hashim Thaçin si dhe kanditaturën e Behgjet Pacollit për president, duke mos marr pjesë ne parlament në kohen e votimit..
A ka paqartësi në vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Kjo papajtushmëri sikur po vie duke u shtuar edhe më shumë, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese se zgjedhja e Behgjet Pacollit ishte jokushtetuese. Mirëpo Gjykata Kushtetuese si duket (kështu mendoj) ka lënë disa paqartësi në vendimin rreth zgjedhjes së presidentit , Behgjet Pacollit dhe ushtrimit të detyrës si president i zgjedhur deri në shpalljen e zgjedhjes së tij jokushtetues. Në këtë fushë, të gjithë jemi dëshmitar se ka pasur paqartësi dhe “pshtjellime” gjatë votimit, sidomos për president , por ngjajshëm edhe për qeverinë për të cilat (pshtjellime dhe paqartësi) është bërë fjalë mjaft nga shumë ekspertë të kësaj fushe të cilët kanë shprehur mendimin “për” dhe “kontra” zgjedhjes së Pacollit dhe të qeverisë, prandaj në bazë të këtyre , sidomos pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese ka ardhur deri të mendimet dhe vlerësimet se a ka të drejt të zgjidhet Behgjet Pacolli përseri president pas këtij vendimi të Gjykatës kushtetuese, pasi që nga vendimi nuk shihet qartë si do të ishte rruga më e mirë për zgjedhjen e presidentit të Kosovës në këto momente . Ka edhe mendime për ndryshimin e kushtetutës që do të sqaronte më mirë disa çështje të kësaj natyre, sidomos kur është fjala për zgjedhjen e presidentit . Mendoj se kushtetuta në të ardhshmen duhet të përmirësohet…
Gjykata Kushtetuese nuk e ka bërë fajtor Pacollin
Për këto veprime antikushtetuese , Gjykata kushtetuese nuk e ka bërë fajtor Pacollin si shkelës i kushtetutës dhe nuk i ka hudhur si antikushtetuese ditët që ka ushtruar Pacolli si president i Kosovës, vendimet dhe vizitat e tij në Shqipëri Maqedoni me të gjitha vendimet, iniciativat programore shtetërore gjatë kësaj periudhe , por vetëm ka sqaruar se pas kësaj (shkarkimit të Pacollit) ka ushtrues të detyrës së presidentit , duke mos preqizuar se në këto rastë kush duhet të jetë ushtrues i detyrës së presidentit në këtë rast a duhet ta ushtrojë këtë detyre të presidentit kryeparlamentari, Jakup Krasniqi pas kësaj paqartësie dhe “pshtjellimi”. Gjithashtu nuk ka rekomanduar se i njëjti (Behgjet Pacolli) nuk mund të zgjidhet president në qoftëse janë present vetëm 67 deputetë , siq ishin në votimin e parë, në raundin e tretë ku Pacolli fitoi shumicën (62) vota) për president , por ka sqaruar se deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe nuk duhet të lëshojnë sallen në kohën kur bëhët votimi. Mendoj se nese vie deri te votimi i serishëm i Behgjet Pacollit ,nuk ka për të pasur votat si më parë , pasi që në subjektin politik (PDK) të Thaçit tani ka ndryshuar raporti rreth kësaj çështje dhe për shumë të tjera …
Sqarimi i Jakup Krasniqit për pjesëmarjen e deputetëve
Ndërsa Jakup Krasniqi sqaron se kurkush nuk mund të ndalë deputetët në salle , ata kanë të drejtë të dalin dhe mos të qendrojnë në sallën e parlamentit gjatë votimit për president , qeveri e të tjera”. Kryeparlamentari nuk ka dhënë udhëzime të nevojshme se a është në përputhje kushtetuese zgjedhja e Pacollit për president, por ka miratuar zgjedhjen e tij duke e thirrur që të flasë si president i zgjedhur. Pacolli me një fjalë mjaft përmbajtësore dhe të ngjeshur ka dhënë fjalën pas zgjedhjes së tij president i Kosovës, për t’u ulur pastaj përseri në vendin e deputetit. Kryparlamentari nuk ka udhëzuar se presidenti nuk është më tutje deputet dhe se ai duhet të ulet në vendin tjetër, në atë të presidentit të Kosovës dhe se ai nuk ka të drejt të votojë për qeverinë e re . Kjo ka munguar dhe ka mjegulluar atmosferën në parlament. Tani të gjithë jemi duke pritur se si do të zhvillohet zgjedhja e presidentit. Mirëpo Behgjet Pacolli përkundër të gjitha këtyre përseri ka kandiduar për president me një kundërkandidate nga subjekti politik, AKR-ja ( sipas kushtetutës). Mirëpo të gjithë njerëzit që kuptojnë drejt kjo çështje është dashur të zgjidhet me konsultime dhe me qendrime të arsyeshme dhe të përbashkëta ndërpartiake , në dobi të qytetarit tonë , Kosovës dhe të propozohet kandidati konsensual që do të ishte i pranueshëm për të gjitha subjektet politike.
Për president të Kosovës një femër
Mendoj se më se miri kishte për të qenë pajtushmëria për kandidimin e një kandidati konsensual, në këtë rast një femër .Ndoshta , Edita Tahiri kishte për të qenë zgjedhja më e mire . Kjo tani është mjaft vështirë të realizohet, sepse ambicjet për postin e presidentit janë mjaft të pranishme .Opozita ka këmbëngulur që Behgjet Pacolli kursesi mos të zgjidhet president, prandaj në çdo formë do ta kundërshtojnë zgjidhjen e tij. Mendoj se kjo nuk është e pranueshme dhe e arsyeshme të dilet me qendrime kategorike pa mbështetje dhe pa motive të argumentuara që do ta pengonin zgjedhjen e tij për president. Në këto momente të zhvillimit dhe të acarimit ndërpartiak edhe ndërnjerëzor duhet të jemi tolerant dhe pa inate t’i kapërcejmë këto paqartësi dhe probleme. Mendoj se më mirë është të zgjidhet përseri Pacolli se sa të shkohet në zgjedhje të jashtzakonshme që do të dëmtojnë shtetin e Kosovës pa ndonjë nevojë. …
Serbia nuk ndryshon mendjen rreth Kosovës
Ne kemi shumë probleme në fusha të ndryshme , sidomos me Serbinë. Serbia nuk ndryshon mendjen rreth Kosovës, përkundër bisedimeve të filluara . Serbia me sjellje destruktive dhe metoda të ndryshme është duke u munduar që ta pengojë pavarësin dhe shtetndërtimin e Kosovës , ndersa këto bisedime teknike t’I konsiderojë më tepër në favor të Serbisë.
Kohë më parë Tadiqi kishte kërkuar nga udhëheqësit e Shqipërisë për zgjedhjen e kufijve të Ballkanit, duke kapërcyer Kosovën sovranitetin dhe ligjiminitetin e saj si shtet i pavarur dhe Sovran. Kjo ide e Tadiqit nuk është e rastësishme , është mjaft e rrezikshme për Kosovën, për shqiptarët dhe mbarë Ballkanin. Prandaj a duhet ne si shtet i ri të meremi me vetvehten dhe të krijojmë tollovi dhe pasiguri për qytetarët tanë për hirë të interesave personale dhe të ambicjeve për pushtet. Mendoj se për këto “pshtjellime” dhe paqartësi përveç liderëve partiak ,deputetëve të zgjedhur, mban përgjegjësi edhe kryparlamentari, Jakup Krasniqi ,i cili gjatë zgjedhjes së presidentit (Behgjet Pacollit) nuk ishte në nivelin e duhur si njohës i rrjedhave parlamentare. Ai nuk kishte sqaruar dhe nuk kishte reaguar si duhet , për të mos ardhur deri të ky vendim i Gjykatës Kushtetuese. Përkundrazi zgjedhjen e presidentit e kishte pranuar…