| E marte, 05.04.2011, 06:37 PM |
Njerëz babaxhanë...
(rrëfime për bashkëfshatarët e mi)
Nga Përparim Hysi
Unë do t'ju rrëfej për bashkëfshatarët e mi dhe kam arsye ta bëj këtë.E kam fjalën për bashkëfshatarët e mi në fshatin Petovë të rrethit të Fierit.Në marrë të shkruaj sot për ta,them se e kam si një detyrim qytetar.Atje,në Petovë të Fierit kam lindur (prindërit e mi kishin ardhur nga Skrapari) ,por unë aty jetova deri në vitin 1959 (kam lindur në vitin 1943) dhe,për fatin tim të mirë,nga viti 1968 dhe deri në vitin 1991 kam punuar si mësues në Petovë.Aq petovas jam,sa në një nga poezitë e mia them: - Edhe në se mbetem qorr, shtëpitë e Petovës i gjej me tahminë. Dhe kaq nuk është pak.Apo jo?
* * *
Fshatarët e Petovës,janë babaxhanër nga shpirti,por si shqiptarë që janë,ndonjëherë,gjakun e kanë të nxehtë.Se në Petovë ka ndodhur që qysh dy-treqind vjet më parë spahinjtë (taksambledhësit që mblidhnin të dhjetat e sulltanit) e turkut janë groposur të gjallë.Për të qenë,me të vërtetë i saktë:edhe Mbrostar-Ura ( këtu banoj nga viti 1959) e ka bërë një gjë të tillë.Por gjërat kanë radhë. Sot do flas për Petovën.Dhe për pavarësinë,Petova,nuk e ka ngrënë bukën thatë: qe nga Koroveshët e Petovës ai lundraxhiu që e mori,Ismail bej Qemalin,kalipeç dhe e hodhi matan lumit për të marshuar drejt Vlorës.Kështu që,nga kjo anë,Petova e ka ballin të bardhë. Pastaj,kur erdhën kohë të tjera,fshati pati dhe ndasi:ca me NÇL,ca me Ballin,por kur qe puna që fshati kërcënohej nga një çetë famkeqe(më 1944) që bënte pogrome dhe përdhunime,një t'u bashkuar i tëri,me burra dhe gra,u armatos dhe ajo çeta famkeqe,dredhoi nga fshati(nuk u fut dot,pra) dhe ç'ka do të bënte në Petovë,shkoi dhe e bëri nja 7 km më tutje:në Kolonjë të Lushnjes.Dhe për të mos u kthyer këtyre historive me luftra e trimërira:jo me NÇL,jo me Ballin, si emërues të përbashkët mund të them vetëm kaq:sado që Petova është fshat i madh,ky fshat nuk pati asnjë të burgosur politik.Pse nuk kishte të tillë që s'e donin partinë dhe Enverin?Kishte,kishte,por njerëzit që drejtoni fshatin,Ferrik Dashi (ky arriti deri deputet në Kuvëndin Popullor),sekretari i partisë,Bani Tegoja dhe i ndjeri kryetari i pushtetit,Halil Tafa qenë babaxhanër.Punën e bënin,por kur dikush shkelte mbi "dërrasë" të kalbur,bëheshin mur mbrojtës në dobi të tij.Dhe kur ata,s'ishin më në ato detyra,u bë si shkollë nga ata që pasuan.Kështu që dhe nga kjo anë,Petova e ka ballin të bardhë.Dhe mos kujtoni se është pak,kur partia i shpikte armiqtë.
* * *
Me këto që do t'ju tregoj,më tej,them që lexuesi ka për t'u zbavitur.Diku unë do flas me emra konkretë dhe diku dhe me mistifikime se ashtu e do puna vënde-vënde.
Likua e kishte shtëpinë shumë-shumë nja 15 minuta larg nga Halimi.Kur them 15 minuta,llogaria bëhet me këmbë,de.Mirëpo gjeni një tjetër babaxhan si Likoja?!Një të hënë,aty në të hyrë të diellit,i thotë të shoqes:-Bëji gati ato rrobat (i përdorte për mik),se do mbrejë qerren dhe do shkojj nga Halimi,unë.Do shkurtoj rrugën.Të martave bëhej ditë pazari në Fier dhe Liko babaxhani që banonte 15 minuta larg Halimit,shkurtonte rrugën!!! Por këtë"shkurtim rruge" Likoja e bëri si vazhdë dhe prtiësi,Halimi,e pranonte jo pa shpoti.Por dhe u mërzit paksa,domosdo,se ku mbaroheshin të martat?.Kur i erdhi gjahu në shteg.Një ditë Halimi kish shaluar pelën e tij kërre dhe frymën kodrave të Petovës për në Lushnje.Sa u fut në pyllin e Vakjkanit për të dalë në xhade,nja 50 metro larg sheh mikun e të"martave",Likon,që priste dru në pyll.E ndali pelën dhe i thirri në emër:-O Liko! O Liiiko! Tjetri sa dëgjoi,hodhi sytë dhe njohu mikun.Me që miku (i të martave,de),kish qëndruar u lëshua drejt tij. -Ore Liko,- i tha Halimi,- bëra një sëpatë tek Leme Kovaçi në Fier una,po si nuk e kish kalitur mirë ai? DheLikoja:-Ore Halim,po për këtë më mundove deri këtu mua? U mërzite,ë?-pyeti dyshueshëm Halimi,po unë si nuk mërzitem për ato të hënave që "shkurton" rrugën,apo?!... Kështu që Likoja s'i mbrente më qetë që të hënën në mbrëmje.
Zeneli apo xhaja siç e thërrisnin në të gjithë Petovën kishte një zgjuarësi natyrale dhe një humor të "thatë",por dhe pak me spec.Huqin ia dinin dhe askush nuk i zëmërohej.Fshati në kooperativë dhe varfëria qe ulur këmbëkryq.Xhaja si xhaja se ku punonte i vetëm,Kur dha ballë kryetari (ky,Ferriku,deputeti).Kryetari me çifte në krah dhe me zagarët që gjuanin.-Puro qentë kryetar,se më hanë bukën!-foli xha Zeneli. Kryetari,pa djallëzi,i thotë:-Vetëm bukën,po gjellën? Dhe xha Zeneli (po ku kishte më finok dhe më të hidhur se ai?!):-Bukën,bukën,po nuk ha qeni presh!!! Kryetari e kuptoi ku e hidhte fjalën Xha Zeneli,iku,pothuaj,me vrap.
Hamzai qe kafshari që transportonte bukët,fillimisht.Qe pak si i leshtë.Atij dhe i besonin dhe lekët për të mbyllur si sektor.Siç i merrte nga dyqani i shitjes dhe drejt e tek arkëtari i kooperativës.Ky,arktari,qe paksa noksan dhe donte që t'i tallte njerëzit.Kur po dorëzonte paratë Hamzai,arktari,pa një dylekësh të shpuar dhe i thotë:-Xha Hamza shko ngjite tek kovaçi se ky dylekshi nuk shkon.Hamzai.Po ku dinte djallëzi ai?Bëri si i thanë dhe kur kovaçi e ngjiti me kolitir,i thotë,pa të keq,duhet të paguash pesë lekë.Pagoi,si i padjallëzuar që qe,dhe kur shkoi tek arkëtari kërkoi pesë lekët.Gazi mori fshatin,por Hamzai as që ju prish gjiza.Kur ky,xha Hamzai,u bë karrocier qe i vetmi që shkarkonte dhe ngarkonte vetë karrocën kur dy karrocierët e tjere qenë kthyer si agallarë.Unë e porosisja që kur të shkonte në qendër (aty ishte dhe PTT-ja),të merrete dhe gazetat për sektorin.Dhe ai:-Nuk më paguan njeri për gazetat mua.Ore,- vazhdoja t'i mbushja mendjen unë,-ti ngarkon kuintalë me drithë e materiale të tjera dhe të rëndohen gazetat.Por ja i tillë qe,de.
Hekurani qe i vetmi infermier që kishte fshati,fillimisht.Hekurani ka qenë dhe partizan.Njeri i mirë dhe kujt nuk i ka shërbyer dhe gjendur.Mirë,mirë,po kur thotë turku nuk ka iksan pa noksan,dhe Hekurani vuan nga një fobi.Ka frikë tmerr prej qenëve.E keqa e madhe është se Hekurani ka frikë dhe nga qeni i i tij.I biri,Fatmiri,ekonomist i lartë ia njeh këtë"fobi" dhe një ditë,kur pa që i jati hipi të hante fiq,tak dhe vajti dhe tek trungu i fikut lidhi qenin.Hëngri dhe hëngri,se rrekaz qenë fiqtë,po,kur të bëri të zbriste,pa"arinë".-Bobo!-bëri dhe zuri ulërimën.Thërriste sa shkuli lagjen që të vini të zgjidhnin qenin.
* * *
Sado të varfër,por petovasëve nuk u mungonte humori.Aty-këtu bisedohej se kush kish më shumë para në fshat.Vinin nga vinin dhe veçoheshin dy familje çobanësh.Të zotë këta çobanët dhe kudo,në trevat ku kanë jetuar,kanë patur ku e ku një standart më të lartë,krahasuar me vëndasit.Shënonin Stavro Çobanin dhe Thanas Dyqanxhiun.Jo Stavri,jo Thanasi.Shpo fjala fjalën dhe Stavros që i hante"qerja" vete dhe i kërkon "borxh" Thanasit.Një rrugë e dy punë:duke marrë borxh,hiqej mjegulla dhe njerëzit s'do mendonin më për Stavron.-Dua njëqind napolona borxh se martoj djalin,- i thotë këtij "Dyqanxhiut".Dhe ia dha,Dyqanxhiu,de.U hap fjala e mori dhenë.Pas një muaj,Stavro Çobani,erdhi përsëri:-Të falnderoj,se i bëra ato dhe i dha paratë.Po këtu ta kam dhe sevdanë?! Eh,sa ka zanati! Tek po i merrte Dyqanxhiu dinak pa se ishin po ato para.Stavroja i kish marrë për sytë e botës dhe nuk kish vënë re që,Thanas tregëtari u kish vënë nga një shënjë të vogël në fund parave.-Stavro,- bërtiti THanasi,- më ke dhnë paratë mia!!! Dhe fjala mori dhenë.
E,petovarakë ! Sa kam për të treguar për ju!Po ku mbarohen historitë me ju!Të tregoj për xha Qazimin që,kur u deh në një dasëm,kërkonte që të vinin të merrnin Baba Stalinin në Moskovë.Apo për xha Qamilin që deri sa vdiq nuk zuri punë me dorë.Thoshte:"Kam bërë kontratë me Zotin dhe më ka thënë:mos zërë punë me dorë! E pa e shoqja një ditë tek mullari dhe i thotë:-Qamil,hidhi një dorë kashtë lopës! Aha, iu përgjigj,quhet punë dhe jam betuar të mos zë punë me dorë.Dhe mezalla se i hodhi. Epo ku mbarohen ato? Dhe,ndoshta,vazhdoj njëherë tjetër.
31 mars 2011