| E hene, 04.04.2011, 07:47 PM |
FAHRIJE KRASNIQI:
TË HUAJ...
Medet,si na erdhi kështu fat i pafat
harruar e tretur larg e më larg
si lypsar endacak sillemi vërdallë
te shesim djersën curril në ballë,
mbledhim doza të mentalitetit
pseudomodern...të Europës...
Vallë...
si gdhihemi pa ëndrra
nga shtrati i akullt
ngopemi me bukë të bardh
... vrer e helm për herë!
si u katandisëm kështu
asimilim mental,
etjen e shuajm me lot
e malli i prushtë na djegë
këtu në Dhe të huaj...
Shumë rëndë peshon jeta
më e zez se vdekja
mbetëm udhëkryqeve
te historis....
Të huaj na thon: këtu e atje
mbetëm pengë të Lirisë...
SOT, ME TY
Ditë e parë pranvere
dielli ka leshu rreze,
e ti...?
Si kurrë më parë
ndjej mallë, për ty.
Kujtoj ditët tona të lumtura
Gërmin, koviktet...
Me mall kujtoj Pishtinën,
e në cdo cep të saj
sikur dëgjoj hapat
gjurmëve t' lëna shëtitores..
Kujtoj,
që deshta zemren time
pse ti ishe pjes e saj,
ashtu krejt papritur..
Me ty e kujtimet jam sot,
sic isha e do të jem
gjithë jetën.
DRENICËS SIME
Drenica ime
Shqiponjë me dy krena
gjaku im ndër vena
o trime me shekuj
qëndresë e pa epur....
sopatë e Ahmet Delis
djep i burrnisë
pushkë e Shaban Polluzhës
je sofër e bukës
plis i Mehmet Gradicës
kushtrimi i Azem Bejtes
gërshet i Shotë Galicës
kullë e Tahir Mehes
dashuri e Fehmiut e Xheves
o Drenica Trime
mallë i mergimtarit
Tokë e Adem Jasharit
krenari e Shqiptarit...
DASHURISË
Je dritë e syrit
ngrohtësi e diellit
kaltërsi e qielliit
freski e shiut
ngjyrë e ylberit
penda e poetit
peisazhi i piktorit
bukuri e natyrës
aromë e lules
kënga e shpresa
Dashuri, ti je vetë jeta...
NATË PA GJUMË
Natë e gjatë pa gjumë
mundohem ta shtyej, me zor
po nuk shkon se s'shkon !
Porsi dita
e jeta pa një shpres,
vonë dikur, perendon...
Bukën e hidhur,
mundohem me ujë ta lagë
po nuk po kapërdihet.
Kot, thithi ajrin e Alpeve
s'ngopen dot mushkrit!
S' janë si malet tona të bukura
si Korabi as si Sharri..
Jo, jo... s'po më hjeket malli.
Atje do më kënaqej zemra
e shpirti do të gjente qetësi
në tokën time t'shejt;Shqipëri....
ASAJ
O ti, ti brishtësia e kësaj toke,
Oj e përvuejtuna
e shkeluna me shekuj moj.
O ti e prangosuna me vargoj.....
T'shitnin e blenin metropoleve të botes,
matrapaz të pa ftyrë , të zvarrisnin t'leckosun.
Nga gjithë ato vujetje s'u mbeshtete për muri
o qenje njerzore më e fortë se guri...
Mallkue! Lënduet, një femer
o ju të pa besë e pa emër !
Ata që të shkelën i shkel't historia,
plaget e tua motër i shëroft drejtësia.
DO KTHEHEM NJË DITË
E dua shiun që ra pa pritun e kujtue
në flokun tand t'lagun, dikur,
sheshit arome blini të Prishtinës
me të cilën s'ngopemi kurr!
Ku mbet dashuria,që veç sa kishim nisun
metropleve të botes tashti,si endacak të krisun!
Rrugëve të Europes pse mbetëm vallë?
Si njerzë të pa kokë sillemi verdallë.
Këtu as shiu nuk sjell bereqet
e as qeni se njeh t'zon e vet!
do kthehemi atje së shpejti, rroj me shpres
Se s'delka shpirti, ku s'dua të vdes...!