Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Bekim Rexhepi: Fiaskot politike në Kosovë

| E hene, 04.04.2011, 07:58 PM |


Fiaskot politike në Kosovë

 

Sot janë të pakt ata qytetar qe ta besojnë këtë pushtet, se ky pushtet është ngritur për interesat e vendin, ata e besojnë se ky pushtet më shumë i shërben interesave te vet pushtetarëve

 

Nga Bekim Rexhepi

 

Gjykimi politik ka për qëllim të sjellë ndonjë vendim. Do ta themi në fund, për ti lënë analizës një kuptim në vetvete. Kosova ka pasur në sprovë dy krahe politike: Krahu i “paqes” dhe Krahu i “luftës”. Në thonjëza i fus edhe paqen edhe luftën sepse nuk ishin aq të vërteta në vetvete, e rëndë kjo, por më e rëndë është të mos e pranosh akoma. Liderët e krahut të “luftës” për një kohë të gjatë donin pushtetin, e donin pushtetin siç e thoshin jo për vetën e tyre, por për vendin e tyre!? Edhe pse lufta mbaroj dhe paqja u vendos disi në Kosovë, liria duket se akoma nuk ka prekur në të gjitha skajet e këti vendi, po veçse një sistem parazit mes demokracisë se kontrolluar dhe fytyrës se një regjimi të vishkëlltë që në shumë raste ka dramatizuar edhe tinëzarisht qytetaret e këti vendi, qe duket se po mbetet panteoni i politikës.

 

Rugova një liderë që ishte mishërua në popull, mbetja në politik e tij, ishte bërë e vështirë dhe tej e vështirë për krahun e “luftës”, të marrte pushtetin nga duart e liderit qe u mishërua në popull. Këtë pushtet, krahu i “luftës” do ta marri vetëm pasi Rugova të mbaronte tragjikisht, çoftë me ndonjë aksident apo me ndonjë sëmundje të rënd, kjo e fundit e morri pabesisht. Vdekja e Rugovës kishte prekur masat e gjëra të popullit, sa që sot figura e tij konsiderohet me te drejtë një ikonë politike.

 

Pushteti mund të kthehet me një vonesë te dukshme tek krahu i “luftës”, por se duhet qartësuar se ky pushtet nuk u menaxhua, madje aspak dhe ashtu siç e thoshin në fillim se: “pushtetin e duam jo për vetën tonë, por për vendin tonë”!. E ky vendi i tyre s’po bëhet hiq më mirë nga pushteti i tyre. Sot janë të pakt ata qytetar qe ta besojnë këtë pushtet, se ky pushtet është ngritur për interesat e vendin, ata e besojnë se ky pushtet më shumë i shërben interesave te vet pushtetarëve.

 

Pra pushteti i krahut të “luftës” është pasuruar për veten e tyre më shumë se çdo pushtet i ngritur në Kosovë, historikisht më i pasur është ky pushtet, sepse aq lartë kanë vendosur interesat e tyre sa nuk mund të quhet moralisht krah i “luftës”, por krah “biznesit”, i shpërdorimit të pushtetit deri ne maje të hundës.

 

Vendimi është se duhet braktisur krahun e “luftës”, sepse nuk qe i vërtetë po aq sa provat dhe dëshmitë në pushtet.

 

03-04-11