Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Naim Bajrami: Të mallkuar qofshin politikanët tanë

| E diele, 03.04.2011, 07:58 PM |


TE MALLKUAR QOFSHIN POLITIKANET TANE

 

Nga Naim Bajrami

Kryetar i SBASHK-ut dega në Podujevë

 

Ne populli i shumë vuajtur shqipëtar i Kosovës kemi kaluar nëpër shumë katrahura prapështie , të hecur me shumë vuajtje , sakrifica , mjerime , u provuam edhe me fytyrat tona më eminente (në thonjëza) në kuvendin e Kosovës , është fjala për deputetët tanë të mjerë që nuk bëjnë asgjë për popullin e tyre të lodhur për hallet e tyre të përditshme , këtu kemi edhe akademik që nuk bëjnë asgjë për ne por vetëm për xhepat e tyre.

Për tu habitur është se si njerëzit e arsimit në shumicë në parlamentin e Kosovës nuk bëjnë gjë për arsimin përkundrazi pengojnë atë.

Ne nuk quditemi me Serbinë dhe serbomdhënjetë që kanë qenë kundër arsimit , por ne habitemi me kuvendarët tanë të disa partive politike që shumica prej tyre kanë qenë punëtorë të arsimit dhe së fundi ishin kundër buxhetit dhe kundër ngritjes së pagave.

Unë kujtoj deputetin ish kryetarin e Prishtinës Ismet Beqiri që dikur ka qenë punëtor i arsimit në shkollën e mesme teknike në Prishtinë  dhe në atë kohe pozita e tij materiale ka qenë më ndryshe se sot , pyes Ismetin në kohën kur ishte partia e parë në pushtet sa janë rritur rrogat në arsim : dy here janë rritur e para ne vlerë prej 7eurove dhe e dyta 10 euro kjo ishte.

Me fjalë të tjera këta nuk është dashtë të jenë kundër buxhetit dhe kundë ngritjes së pagave që ajo veq është bërë por është dashtë të jenë si opozitë shumë e fuqishme dhe transparente për objektivat që kanë.

Ne e dimë këta deputet të opozitës  të LDK , kur ishin në pushtet me PDK asnjë reagim nuk kanë bërë dhe kanë qenë shumë të ndëgjueshëm dhe tash ndëgjojmë deputetin Naser Osmani që flet kundër buxhetit në kohën kur ky ishte në koalicion me PDK dhe Hashimi e largoj nga posti i zv.ministrit , kjo i bie për qëllime personale dhe hakmarrje nga e kaluara.

Ne mësuesit shumë të vyer gjatë gjitha kohërave sepse jemi  ndërtuesit e këtij shteti bashkë me ata që kanë dhenë jetën për lirinë e Kosovës.

Këta politikanët tanë me inatet e tyre personale po dojnë me rrënu gjithqka qka është në të mirë të shqipëtarëve dhe popullit të Kosovës si psh : me ra qeveria , mos votimi i presidentit që i dhuroi pagën e tij 10 familjeve skamnore që ne nuk kemi pas rast të ndëgjojmë më herët nga politikanët tanë , po mendojnë gjithashtu të futemi në zgjedhje të reja që do të na kushtojnë me dhjetëra million euro dhe këtu fajtor janë të gjitha partitë politike.

Në fund fare po habitemi se si këta deputet kanë marrë me mija vota të qytetarëve të tyre që nuk i meritojnë.

Por ne dime edhe ti dënojmë dhe herave tjera të mendojmë mirë për votën tonë që po keqëpërdoret e sidomos nga deputetët që kanë punuar në arsim.

Eshtë një thënie e popullit shyqyr që ra kjo dek e u pamë dhe mjerë ky popull që i ka këta deputet qyqar vetëm për interesat e ngushta të tyre dhe jo për Kosovën siq flasin ata.

Mallkuar qofshin nga zoti dhe populli i Kosovës.