| E diele, 03.04.2011, 07:11 PM |
Ilir Muharremi
Jeta dhe kapitalizmi brutal
Ne të gjallët zvarritemi kah vdekja
Të vdekurit nuk na kujtojnë
Ata flenë individualisht në mendimin fizik
Jeta është para vdekjes, me këtë dëshmon shkallën më të ulët, vdekja është më lartë
Sikurse majmuni për njeriun
Jeta majmun vdekja njeri
E unë i distancuar dhe i dehur mendoj për të dyja
Në fakt jap vlerësime dhe mendime të pa baza në absoluten
Oh sa mirë ndjehem i dehur, arrijë për një çast t’i ikë vetës, të lirohem nga realiteti digjital, kapitalizmi
brutal i cili duhet të shfrytëzohet pa dhimbje sepse fitohet ashtu...
Natyra
Nuk mund ta sfidoj natyrën, ajo ka kodin e vetë
Unë zhytem pas kodit të saj, sepse ajo kërkon
Jetoj sepse duhet të jetoj, arsyeja e mbështjell si gruaja egjiptiane
Fjalët i hodhi me kënaqësi si spermën, zbulimi është kënaqësi, kuptimi jo i drejt, e drejta vështirë
identifikohet, sepse është e drejt, ku është realja, nuk ka reale, por ka digjitale, e vërteta digjitalizohet,
mashtrohet, artificializohet, prapë kthehet në fillim..
Diçka për vdekjen
Jeta është lum
Vdekja është akull
Në fundësinë e vet
Vdekja lule e zezë dhe Ombrellë mbi kokë
Vdekja matematikë e ftohtë