Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gazi Buxheli: Njeriu ujk

| E diele, 03.04.2011, 06:28 PM |


Gazi Buxheli

 

NJERIU UJK

 

Ushtri mjegulla mbi det qetësisht,

humbën konturet e ujnajës blu,

pastaj gërxheve u ngjit tinëzisht

e malet humbën gjithashtu.

 

Gjithçka në mjegull humbim u tret,

qiell e diell më su panë,

në mjegullnajën e Vjeshtës së tretë,

as gjethet e verdha su pa ku ranë…

 

Në verbëri të plot, mes mjegullës i gjëndur,

veç dy fantazma pash, tjetër asgjë:

nje ujk që sillej në pyllin  e dëndur

e  njeriun e lig që fjalosej me të…

 

KUJDES O NJERI!

 

Në gjyqin e madh, gjyqin e vërtetë

të Parajsës, a Ferrit,

ku do të kalosh përjetësinë,

akuza nuk vjen për mëkatet në jetë,

por përse nuk e bërë

kur mund ta bëje mirësinë?!