| E diele, 03.04.2011, 07:58 PM |
KUSH I ORGANIZOI DEMONSTRATAT E 1981?
NUK ËSHTË E NDERSHME QË TË KEQPËRDOREN EMRAT E DËSHMORVE PËR FALSIFIKIMIN E HISTORISË!
Nga Besnik Prishtina
Historia nuk përbehet nga pjatat fluturuese në Qendrën e Studentëve, por nga organizimi i mirëfillte i ngjarjeve të 1981 që ndryshuan epokën historike. Të kthehemi para 42 dhe para 30 viteve! Dokumentet historike flasin se Demonstratat e vitit 1968 dhe të vitit 1981 kane fillua në Prishtine dhe janë organizua nga studentet e shkollaret e Prishtinës. Pastaj janë përhapur në gjitha viset shqiptare nën okupimin e republikave jugosllave nga organizatorë lokal.
Këtë e vërtetojnë gjykimet kundër Grupit të Organizatorëve të Demonstratave të vitit 1968 në krye me Osman Dumoshin dhe këtë vërtetojnë gjykimet kundër Grupit të Organizatorëve të Demonstratave të vitit 1981 në krye me Rexhep Maqedoncin! Vetëm këto dy grupe ilegale janë marr me organizimin e demonstratave me kërkesën për Republikën e Kosovës. Rexhep Maqedonci para Gjyqit Jugosllav beri diçka që nuk e kishte bërë askush as para as pas ti! Rexhep Maqedonci nuk e mbrojti veten, por me 40 faqe e mbrojti kërkesën për Republikën e Kosovës. Se çka ndodhi pastaj me gjendjet e ti shëndetësore fizike dhe psikike vetëm shpirti i ti e di! Por dihet se as tjerët nuk kaluan shumë ma lehtë se ai!
Nuk mund të mohet as merita e veçantë të studentëve që filluan protestën kundër kushteve të këqija me 11 mars 1981 si dhe nuk mund të mohet as merita Ali Lajqit dhe grupit të studentëve që organizuan protestat studentore të 26 marsit 1981 me kërkesa që të mos burgosen për shkak të pjesëmarrjes në demonstratën e 11 marsit 1981, dhe të cilën grupi i studentëve i PKMLSHJ nga Prishtina e shndërroi në demonstratë me kërkesë për Republikën e Kosovës!.
Grupet tjera ilegale deri me demonstratat e vitit 1981, si pas programeve të tyre janë marr me bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Prandaj, të tjerët kanë qenë vetëm pjesëmarrës, në një formë apo në një formë tjetër! Pastaj me zgjerimin e demonstratave janë marr edhe tjerë njerëz dhe grupe tjera! Pse po heshtet koj e vërtet tani nuk është vështir të kuptohet. Por unë do të jap komentin tim mbi këto ngjarje, sepse e vërteta nuk mundet të shkelet kaq hapur dhe kaq brutalisht dhe kjo të kalon në heshtje!
Dokumentet historike flasin se, sa i përket organizimit të demonstratave të 1981 dihet se organizimi i tyre është ber paraprakisht disa vite me radhë e jo në ditën e shpërthimit, si pohojnë disa në formë naive. Është e dokumentuar shume fish se në atë kohe ka ekzistua vetëm një organizate ilegale që ka veprua në drejtim të realizimit të kërkesës për Republikën e Kosovës, dhe ajo është quajtur PKMLSHJ.
Dokumentet arkivore historike e vërtetojnë se PKMLSHJ fillon të vepron nga viti 1975 dhe se nga viti 1978 disa herë e ka paralajmërua pushtetin e asaj kohe që:
- Nëse nuk realizohet kërkesa për Republikës Shqiptare të Kosovës, ku do të përfshiheshin gjitha viset etnike nën okupimin e ish Jugosllavisë;
- PKMLSHJ do të organizoi demonstrata me këtë kërkesë. Pak para demonstratave PKMLSHJ i drejtohet Fadil Hoxhës me një Letër me këtë paralajmërim;
- Nëse as atëherë nuk vije përgjigja pozitive në këtë kërkesë, do të organizohet revolucioni i armatosur për shkëputje nga Jugosllavia dhe për bashkim me shtetin ëmë – Shqipërinë!
Këtë e thotë programi i PKMLSHJ dhe këtë e thonë dokumentet historike të publikuara në atë kohë gjatë proceseve gjyqësore pas demonstratave të 1981, si dhe burimet tjera historike.
Por është interesant se pjesëtaret e kësaj organizate nuk i pamë e nuk shohim as njëherë të marrin pjese në tregtinë e fatit të Kosovës as në Rambuje, as në Vjene dhe as në Bruksel. Ata nuk marrin pjese as në realizimin e Planit te Ahtisarit i cili na e ndaloi Flamurin, Himnin, na e ndaloi bashkimin kombëtar. Me miratimin e ti, Planit i Ahtisarit po na e falsifikon identitetin ton nacional në "kosovarë"! Që është krejtësisht e veçanet nga të tjerët, ata nuk ishin as enverist e as titist por ata kurrë nuk hoqën dore as nga majta ideologjike dhe kurrë nuk u morën me demagogjinë me të cilën po ndeshemi te ish kolegët e tyre nga ish grupet tjera të ilegales që sot janë në parlamentin kukull të Ahtisarit!
Si duket ata nuk e kanë ndërpre punën e vet sepse as nuk i shohim duke u marr me gjoks rrahje e krekosje as me lufte për pjesëmarrjen në pushtetin vasal, as me pasurim personal në kurriz të vegjëlisë së kombit të vet. Përveç të disa dëshmive të publikuara të tyre, ata sikur nuk merren shumë me të kaluarën. Sepse si duket për t`a e ardhmja e kombit ka më shumë rënësi se e kuluarja e tyre personale e grupore!
Tentativa e një grupi tjetër ilegal, i cili nuk ka lidhje me kërkesën për Republikën e Kosovës, është akt i tentativës të falsifikimit të historisë. Fjala është për krerët e ish grupit marksist leninistit i quajtur OMLK! Shkencat Historike nuk merren me deklarata individuale por me prova shkencore. Prandaj, askush nuk mundet ta shkruan historinë si pas qejfit të vet, por atë e bën shkenca duke u mbështetur në argumente faktike!
Prishtina nuk do të lejon që të merren nëpër këmbë veprimtarët e saj dhe që demagogët të marrin meritat e tyre! As kush nuk duhet të ua mohon aktivitetin real të askujt, as OMLK, qoftë si individ qoftë si grup, por askush askujt nuk do tua lejon që ata të përvetësojnë veprat e tjerëve! Nëse ata nuk kanë turp të gënjejnë, as tjerëve nuk ka pse t`u vjen turp t`u thonë se ata po gënjejnë! ! Nuk është e ndershme që të keqpërdoren emrat e dëshmorëve për falsifikimin e historisë dhe për përvetësimin e veprave të tjerëve . Sikur që njëjtit nga pozitat institucionale po e përvetësojnë pasurin e popullit duke e bërë rrush e kumbulla ekonominë nacionale, përmes të plaçkitjeve që po realizohet nën maskën e privatizimit! Historia nuk mundet as të falsifikohet as nuk mundet të privatizohet!