Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ismet Uka: Nga pësimi fare nuk morëm mësim!

| E diele, 03.04.2011, 07:57 PM |


Nga pësimi fare nuk morëm mësim!

 

Nga Ismet Uka- Vushtrri

Ish Minator i Kombinatit Trepça.

  

Lojërat e anëtarëve te kuvendit te Kosovës me votat e tyre ne menyrë kundër kushtetuare Kosovën janë duke e quar ne humnerë politike ,ekonomike dhe sociale. Qa janë këto lojëra me zgjedhjen e presidentëve te Kosovës si me Sejdiun tani edhe me Pacollin. A ka kuvendi i republikës se Kosovës shërbim profesional juridik qe kuvendin ta këshilloj qe vota e tij mos ti jepet askujt ne menyr kundër kushtetuare. Përgjegjësia te ne nuk duhet kërkuar te presidenti Pacolli po  përgjegjësia duhet kërkuar nga kryesia e kryesuesi i seancës se kuvendit qe i fton deputetet te qesin votën e tyre ne kundërshtim me kushtetutën e Kosovës , sepse ne ketë rast kryesia e kuvendit është fajtor e vetme  qe i fton anëtaret e kuvendit ta votojnë një propozim qe nuk ka mbështetje ne kushtetutën e Kosovës. Këto, lojna me organin ma te lart legjislativ është përgjegjësi e    madhe  e kryesisë se kuvendit qe udhëheqin me seancat e kuvendit qe vota assesi nuk guxon te jetë ne kundërshtim me aktin ma te lart juridik dhe politik pra me kushtetutën e Kosovës.

Po e shohim te gjithë se imazhin i Kosovës për çdo dit ne arenën ndërkombëtare po rrënohet nga njerëzit qe marrin paga luksoze nga taks paguesit kosovar e Kosovën e qojnë drejt humnerës. Deklarata e zëvendës Kryetarit te Kuvendit pas shpalljes se vendimit te gjykatës, se Pacolli ishte zgjedhur ne kundërshtim me kushtetutën ajo deklaratë ishte qesharake qe tentonte tan fajn e kryesisë se kuvendit qe e ftoj kuvendin qe te votoj për Pacollin president .

Ti ja hedh fajn Pacollit pa pasur fare ndjenja njerëzore, por faj është te kryesia e kuvendit e jo te Pacolli. Kosovës dhe shtetësisë se saj është duke ju dhanë grusht i ranë qe kuvendin e Kosovës e kanë shëndrruar si poligon  ku po shkelet kushtetuta  ne interes te grupacioneve te ndryshme te cilat janë ne konflikt mes veti te interesit  material dhe politik , dhe po veprohet me at thënien rrugaçe “hajt te hangësh”, dhe pa u skuq fare për dëmin qe po ja shkaktojnë shtetësisë se Kosovës dhe popullit te saj, e askush spo e ka dert. Pastaj, edhe ligjet e dala nga ky kuvend shumë pak kanë mbështetje kushtetuare sepse ky kuvend nuk i ngjan një kuvendi shtetëror po fort është duke i ngja një kuvendi qe rrymat e ndryshme te interesit i rregullojnë problemet e veta aty. Është për tu habit qe ky kuvend nen udhëheqjen e këtyre individëve te njejt nuk u kujtua ti votoj shumë ligje jetike për qytetaret e Kosovës siç është ligji i punës, shëndetësisë , pensioneve e shumë ligje tjera qa qytetarin e mbrojnë. Prandaj duhet te kemi te çart qe legjislativit i përgjigjet ekzekutivi e këtu çdo here u lejua te veprohet e kundërta prej kohesh se UNMIK-ut qe fare sish i interesuar qe kuvendi i Kosovës ti ngjan një kuvendi shtetëror qe i thërret ne përgjegjësi te gjithë qeveritaret qe si zbatojnë ligjet e kuvendit. Pastaj, ndërpreni ma këto veprime qe po e shkatrrojn shtetin e Kosovës se gjaku u derdh nga dëshmoret e kombit për ta ndertuar shtetësinë e Kosovës e jo për ta shkatërruar ate.

 

Nga Ismet Uka ish punëtor i metalurgjisë se plumbit Trepça- zveqan:

Me: 30. 03.2011 Vushtrri