| E shtune, 02.04.2011, 07:58 PM |
Paralele historike...
Duke pandehur dhe menduar në "portretin e vogël " të një luftëtari të paepur dhe komandanti
Nga Agron Shabani
1."Ti je si Akili ! I denuar nga forca dhe madhështia jote ushtarake dhe politike." I kishtë thënë atëbotë Aleksandit(Lekës) të Madh e ëma e tij ,Olimpia tek po bisedonin bashkë dikur në Antikë. Ndëraq, ky i fundit(Leka i Madh) i pyetur dikur me vonë nga gjeneralët dhe bashkëluftëtarët e tij lidhur me famën dhe pasurinë e tij luftarake dhe ushtarake: Ishte gjegjur me këto fjalë: Famën dhe pasurinë po ua lë miqve dhe bashkëluftëtarëve të mi, ndërsa për vete po i ruaj shpresën dhe besimin."
Përderisa, udhëheqësi i shquar i Revolucionit të Madh në Francë, Napoleon Bonaparta tek po bisedonte me një miken e tij dikund në buzëmbremjen e hollë të një vjeshte të vonë në Parisin e vitit të largët 181O:Në kohën e famës dhe shkëlqimit të tij me të madh politik dhe ushtarak i ishte drejtuar atëbotë mikes(mikeshes) së tij me këto fjalë:" Madam! Ata .. do me përmbysin dhe debojnë një ditë nga pushteti! Sepse, si duket kështu kanë vendosur disa nga bashkëluftëtarët e mi jakobin së bashku me ata të krahut të thyer të popullit dhe vendit tim që ne i quajmë dhe i njohim si burbonë e zhirondinë.Sic dihet pra:Napoleonin(Bonapartën) dhe frytët e njohura të Revolucionit të Madh në Francë asokohe i kishin debuar dhe përmbysur nga pushteti vendët e ndryshme anëtare të "Aleancës së Shënjtë" në bashkëpunim me levizjet e brëndshme të burbonëve, zhirondinëve dhe jakobinëve të pakënaqur dhe në revoltë.Për ta burgosur dhe izolur dikur mo vonë( me 1815) Napoleon Bonapartën në ishullin e njohur të "Sh.Helenës" në Angli.
2.Thuhet se pas marrëveshjes së paqes të firmosur në "Brest Litovsk" me 3 mars të vitit 1918 të të ashquajturën "qeverinë bolshevike" të ish Bashkimit Sovjetik në St.Petersburg(Leningradi i dikurshëm) e kishin braktisur miqtë dhe aleatët e saj kryesor si admirali i njohur sovjetik, Aleksander Kolcak, Cërnovi, gjenerali Denikin dhe të tjerë.Të cilët me ndihmën e pakurrsyer të Francës dhe vendëve të tjera të "Antantës së Madhe" në kuader të "komitetit të përokshëm " politik dhe ushtarak të Samaras dhe Siberisë dikur me vonë e kishin gritur dhe formuar të të ashtuquajturën "qeverinë e përkohshme-kontrarevolucionare" të Siberisë ,Donës,Buharas,Ukrainës etj. me seli në
3.Se këndejmi, është thënë dhe shkruar aq shpesh se epokat ose periudhat e lavdishme dhe heroike të Kastriotëve,Topiajve,Shpatajve,Dukagjinëve,Ismajl Qemalëve,Zogëve,Fan Nolëve,Luigj Gurakuqëve dhe të tjerëve në shtetin tonë ëmë(Shqipëri) jo rrallë sikur i koliduan,eklipsuan dhe katapultuan haxhiqamilët dhe esat pashë toptanët e ndryshëm mërcenar dhe të pa kurriz.Apo ?!!! Në anën tjetër ndërkaq,në vlugën e luftës dhe përpjekjeve të Tij me të fuqishme clirimtare dhe patriotike -kunder ushtrisë së fuqishme të sulltanit :Gjergj Kastriot-Skendërbeut vendët e ndryshme "mike" dhe "aleate" nga kontinenti plak atëbotë ia kishin kthyer tërësisht shpindën.Ndërkohë që kryetrimi ynë legjendar(Gjergj Kastrioti) dikur me vonë do të ndërronte jetë i përmalluar aq shumë dhe me sy(shikie) të kthyera kah deti i Adriatikut.
Ndonëse , me rastin e luftës dhe revolucionit të njohur clirimtar dhe patriotik të UCK-së dhe popullit shqiptar në Kosovë (etj.) me tepër dhe me bukur se kurrë i ceën dhe hapën sytë liria,bashkimi,shteti dhe pavarësia e shumëpritur e njerëzve dhe popullit tonë së bashku me miqësinë dhe aleancën e madhe historike dhe antologjike(Nato-UCK-së) dhe procesët tjera revolucionare dhe historike në këtë drejtim.Na mbetët të presim dhe shpresojmë se epokën e lavdishme të Adem Jasharit, Hashim Thacit,Ramush Haradinajt,Adem Demacit,Azem Sylës ,Fatmir Limajt,Daut Haradinajt,komandant Rremit,Fehmi Lladrocit,Agim Cekut dhe luftëtarëve të tjerë të lirisë(UCK-së) dhe Shqiptarizmës nuk do ta eklipsoj dhe davarisi tërësisht një ditë "epoka e re" e Marti Ahtisarit & Company?!!! Dhe, mbase "epoka e re" e "popullit të dalur" dhe të "lindur" nga lufta që e përkthyer dhe deshifruar me "shifra" dhe fakte të ndryshme "konspirative,dekonspirative,logjistike" dhe të tjera:kësaj në rastin me të butë i thonë "epokë e re" e popujve të ndryshëm "artificial" dhe "johistorik" si dikur.Në këtë sfond është fat i madh se etapat ose periudhat e ndryshme të apsolutizmit,imperializmit,kolonializmit ose gjysëkolonializmit të dikurshëm ushtarak dhe politik kanë ikur dhe perënduar njëherë e përgjithmonë.