Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Thanas Todhe: Vargje të shkruara nga larg

| E shtune, 02.04.2011, 07:08 PM |


THANAS TODHE

Lindur me 30 Janar 1949 ne Permet .Pas mbarimit te shkolles 7 vjecare ne qytetin e lindjes vazhdoi shkollen teknike(Hari Fullc)ne Tirane.Ne vitin 1966 emerohet me pune ne uzinen ushtarake Polican ku edhe filloi studimet inxhinjerike ne filialin e universitetit ne Berat.Pas dy vjetesh e braktisi ate duke u mare me aktivitete kulturoro artistike.Bashke me humoristin Sejfulla Myftari (Ceke) hodhen bazat e ngritjes se grupeve artistike amatore ne ato zona. Ato vite u mor per here te pare me shkrime duke botuar  vjersha dhe tregime ne shtypin lokal dhe ate qendror te rinise.Kur ishte ushtar ne vitin 1971 fiton cmimin e dyte ne konkursin e organizuar nga Klubi i Rinise" Heronjt e Vigut " Shkoder ne gjinine e tregimit . Gjate viteve -70 kreu  kurse profesionale nje vjecare per aktivitete kulturoro artistike dhe drejtoi grupe artisrike ne Permet,pa i u ndare profesionit te tij te teknikut mekanik duke haritur titullin ''Mjeshter".Pas viteve -90 emigroi ne greqi duke bere pune te rendomta  deri ne vitin 2007 kur e nderpreu per arsye shendetsore.Qe nga ai vit filloi te meret me sistemimin e materjalit letrar duke bere gati per botim  nje permbledhje me pershtypje nga Greqia ,vendet kulturore artistike te saj si dhe punen dhe jeten e emigranteve.Eshte ne perfundim te nje romani me teme historike nga vendlindja per te cilen ka dashuri te vecante.Vargjet kane qene pasion i kahershem  ndaj  ndonse rralle u rikthehet atyre si per te thithur  ajrin e fresket te rinise...ne mushkerite  paksa te plakura.

 

THANAS TODHE

 

NGA CIKLI "VARGJE TE SHKRUARA NGA LARG"

 

 

MARATONA E JETES

 

Ne malin e jetes cdo dite hoqe zvarre

Nje thes plot endera,t'a ngjisja ne maje

Tani pas kaq vitesh ,i lodhur,i tretur

Shikon se nga thesi, nje qeske ka mbetur

 

Ne do qe nga thesi prap dicka te mbetet

Vrapo..kap kohen;qiriri po tretet

Mbi pllaken e varrit,vec emri shkruhet..

..Eshte von per" emer",... kandili po shuhet.

 

BOSHLLEK

 

Pune shtepi,shtepi pune

Boshlleku shtyn jeten

Mbasdite ikonash elektronike

Mbasdite pergjumesie

Zbrastia shtyn jeten

Lume kotesie...

Ka mbetur larg jeta ...larg

Ne flladin buze Vjoses

Ne enderat e rinise

Si t'a ndryshonim boten

Ka mbetur larg jeta ...larg

Ne trendafilat e Permetit

Ne token qe n'a nisi

E prap'e dashur mbeti

Ka mbetur larg jeta...larg

Ne mbremjet pranverore

(Tjeterkush s'i ka)

Ne notat muzikore

.........Qendisur ne kaba...

 

 

MEDITIM MBI GURIN E QYTETIT

 

C'fshehin keto mure,kjo kulle c'ka pare?

Sa ngjarje mban brenda,fshehur si thesare

Freskuar nga Vjosa,gjakun trupit lare

Sa heshta ke pritur,sa trima ke qare

Si lindi qyteti...hordhish bere balle

I sundove ti;a si zot te kane pare?

.................................

Te harruar muret..Vizitore rralle

Fol per historine...Kur do t'flasesh valle?......

 

 

TOKE E THARE

 

Thare toka per parmende

Barit kosa per t'i rene

Thare buz' e gruas, gjiri

Syte mbetur nga kufiri

Ndryshkur porta, shkret' avllija

Me nje tra s' mbahet shtepija

...............................

Drame e fshatrave te mija.