| E shtune, 02.04.2011, 07:57 PM |
Kremtimi i festave të Marsit në Singen
Nga Xhevat Muqaku
Scheffelhalle- sallë ku zhvillohen më së shpeshti aktivitete të mërgatës shqiptare në qytetin Singen, bashkoi figurat e të mëdhenjëve të kombit tonë, flamujt, rininë, bashkatdhetarët, mysafirët e vendit mikpritës dhe qytetar të komuniteteve tjera, në festat e Marsit me datë 26.
" Qëndisja e skenës me përjetimin nga afër të bukurive natyrore si; kështjella mesjetare e Hohentvielit, burimi i lumit Aach, jehona e këngëve, fjalëve të shkruara artistike, valleve me koreografi mjeshtrore, kuzhina, ambienti familjar shqiptar dhe mbi të gjithat, prania e institucioneve të Kosoves dhe qytetit të Singenit, këtë mbramje do ta bëjnë që vërtetë të kujtohet gjatë".
Kështu, nisi moderimin, studentja Blerta Muqaku. Ajo pastai vazhdoi ; " për nderë të festave të muajit Mars, këshilli organizativ i shoqates për kulturë dhe integrim " Rinia" në Singen, dëshiron të përkujtojmë historinë e lavdishme kombëtare, të bisedojmë, të gëzohemi, të recitojmë, të këndojmë dhe të vallëzojmë, me një fjalë të festojmë së bashku.
Pas intonimit të hymnit kombëtar, përcjelljes së hymnit shtetëror të Kosovës dhe atij Gjerman,
pasoi një minutë heshtje për martirët e kombit dhe viktimat e katastrofës natyrore ne Japoni.
Në vazhdim, zotrinjët që drejtojnë shoqatën " Rinia "; Hasan Hajdari dhe Marash Gojani përshëndetën, dhe ju dëshiruan mirëseardhje, bashkatëdhetarëve, z. Ymer Lladrovci- zv. Konsull, përfaqësueseve të shoqatës " Gastmahl ", zonjave; Möhrle, Stadelhoffer, Beckerich, pastai z. Engelhardt- deputet i partisë së të gjelbërtve në rrethin
Të pranshmëve ju drejtua me një fjalë rasti, edhe zv. Konsulli i republikës së Kosovës në Stuttgart, z. Ymer Lladrovci, i cili pasi përshëndeti përfaqësuesit e familjeve të dëshmorëve, ish ushatrët e UÇK-së, miqët gjerman ( përfaqësues politiko- shoqëror të komunës së Singenit), dhe të gjithë bashkatëdhetarët e pranishëm, në emër të Konsullatës së Kosovës, në vazhdim theksoi ;
" me knaqësi kam ardhë në këtë tubim kushtuar festave të Marsit.
Jam krenarë që i takoj kombit dhe këtij populli, tani me figura të skalituara e të radhituara në galerinë e personaliteteve botërore, siq janë; Gjergj Kastrioti, vëllezërit Frashëri, Nëna Tereze, Adem Jashari e shumë të tjerë.
Pak ditë më parë, atëdheu ynë dhe të gjithë shqiptarët, festuan 30 vjetorin e demostartave studentore, 13 vjetorin e rënjes heroike të Komandatit legjendar Adem Jashari, ditëlindjen e 3-të, të Republikës së Kosovës.
Ndërsa sonte, shoqata për kulturë dhe integrim "Rinia " në Singen, festave të lartpërmendura i ka bashkangjitur edhe festen e shkollës- mësuesit dhe festen e nënes, festa këto që tani
Të ftuar nga moderatorja e programit të sontëm festiv, këshilli organizativ së bashku me të rinjët; Florentina Gashi dhe Egzon Imeri, shpërndanë dy Mirënjohjet e parapara për Festat e Marsit; z. Ymer Lladrofci, për kontributin e çmuar në organizimin e mërgatës, në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe znj. Frede Möhrle për bashkëpunim të suksesëshem me shoqatën " Rinia ".
Dy të shpërblyerit u falënderuan përzemërsisht, duke përsëritur se i gëzohen Mirënjohjes së sontme e cila do të radhitet dhe ruhet në mesin e dhuratave më të çmueshme.
Kjo vërteton seriozitetin e punës dhe aktiviteteve kulturore, kombëtare, humanitare, të cilat shoqatës për kulturë dhe integrim Rinia, i japin emër dhe kuptim. Ju premtojmë edhe në të ardhmen përkrahjen e fuqishme të institucioneve të Kosovës dhe atyre të qytetit të Singenit, në organizimet e radhës; mësimin plotësues në gjuhën amtare.
E pasuruan mbrëmjen festive, recitimet dhe nxënësit e shkollës shqipe nga qyteti Tuttlingen, të cilën e drejton e përkrahur fuqishëm nga këshilli i prindërve dhe shoqata e arsimtarëve shqiptar në Gjermani, mësuesja Negjmije Syla.
Vatra, njëra prej ish nxanseve të kësaj shkolle, sonte në rrolin e moderatores së dytë nisi prezantimin ; " bashkatëdhetarë dhe mysafir të nderuar, në emër të shkollës shqipe në Tuttlingen, urojmë, gëzuar festat e Marsit. Që programi të bähet edhe më i begatë, vëllezërit dhe motrat e mija
Nxënësja, Bjondina Shala, ju përcjelli të pranishmëve në sallë zërin e ëmbël por të shterrur, " porosinë e nënës ". I shkëlqyeshmi Ilirian Halilaj, cicëroi " emrin dhe dashurinë ".
Nuk ishte, Mirush Kabashi as Reshat Arbana, por Ilirian Halilaj, artisti i vogël me zemër të madhe i cili i këndoi " Poemë Kosovës së tijë ". Ndërsa krenaria e shkollës shqipe në Tuttlingen, Albana Halilaj e qëndisi monolugun dhe nënën me lutjen. " mos shko birë ".
Këshilli organizativ shpërbleu nxënësit e lartëpërmendur me një libër- dhuratë , " Kohë në valëvitje " të autores, znj. Shyhrete Zogaj.
Grupit të vallëzimit "Rinia" sot i prinin në valle dy krahët e të rinjëve, vëlla dhe motër; Alma dhe Shuajb Salihu, të përcjellur hap pas hapi nga Shqiponja dhe Skyfterë. Të gjithë së bashku me koreografin e tyre z. Rrustem Selca, kan ndërtuar dhe jan zhvilluar në një trupë vërtetë të mrekullueshme. Shota, Mozaiku, Drenica, Tropoja, Besa besë, përpunohen vazhdimisht, ndërsa idetë e të rinjëve dhe të rejave, nuk mungojnë.
Këngëtari, Afrim Aliu i përcjellur nga intrumentisti Besir Nuredini, vërtetuan se jan një tandem i mrekullueshëm, gjevahir të rrallë të këngës dhe melosit të mirëfilltë shqiptarë. Mishërimi me publikun ishte i veqantë, i përzemërt, një dasëm e madhe, për festat e Marsit që nga kënga e parë. Z. Aliu, nderoi edhe shoqatën Rinia, edhe bashkatëdhetarët me prezencën e tij prej një artisti të madh të skenës.
Lum ne, që kemi, një zë dhe burrë të artë, si Afrim Aliu, tha bashkatdhetari Bujar Zekaj, i cili kishte ardhur nga Austria, që të përcillte nga afër Idolin e tij.
Këshilli organizativ, edhe kësaj radhe falënderon për përkrahjen e mediave të shkruara; Bota sot, Zëri ditor, Fakti ditor, si dhe mediat elektronike; Zemra shqiptare, Kosovari Media, Radio Driona., sponzorët e mbramjes së sontme, zotrinjët; Mehmet Osmani dhe Muhamet Mehmeti, kameramanin profesionist, z. Luke Frroku, që e kemi gjithnjë afër nesh në aktivitetet tona, Pa asnjë kompenzim.
Pas përfundimit të mbrëmjes festive, z. Ymer Lladrovci, edhe pse ishte mesnatë, ju përgjegj dëshires se bashkatëdhetarëve, për një tryezë të rrumbullakët ne lokalin e klubit shqiptar " Kosova " në Singen, me temë ; rifillimin e mësimit plotësues në qytetin Singen.
![]() |
Afrim Aliu dhe Besir Nuredini |
Dy recitues: Albana dhe Ilirian Halilaj |
Z. Y.Lladrovci me bashkatdhetaret |