| E shtune, 02.04.2011, 07:58 PM |
Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXIII)
Nga Mejdi Asllani
Me që e dija mirë, se për tu bërë anëtar i ndonjë Masonerie. Lypset pasur aftësi për ta pasur masën e popullit pas veti, me dëgjueshmëri të lartë. Këtë dhunti e kishin që të dy edhe Millosheviqi tek Serbët edhe Ibrahim Rugova tek Shqiptarët e Kosovës. Prandaj pse të mos jenë pranuar në Masoneri. Por, nuk e dija nëse veprojnë në grup; Janez Drnovshek, Mesiq, Millosheviq dhe Rugova. Apo ndaras dhe kush është Bosi i tyre?. Sepse që të katërt kishin mision, shpartallimin e Jugosllavisë Titiste. Megjithatë e dija se diçka e madhe do të ndodh. Por nuk e dija se çfarë misioni kishte Rugova dhe çfarë do të bëjë me Kosovën. I rrethuar me njerëz të pajisur vetëm me dëshirë dhe as gjë tjetër. Ashtu si edhe vet Rugova, nga njëra anë dhe nga ana tjetër, me njerëz, me biografi të dyshimtë si që ishin edhe vet ata si kishin marrë iniciativën për formimin e LDK-ës, për shkak se disa prej tyre, ishin të përkëdhelurit e regjimit të Titos. Nuk jam profet, por kamë bindjen se në albumet familjare, ende ruajnë fotografinë e Titos.
Për hirrë të realitetit po e them, se kur politika Rugovjane. Në vitin l994. mori kahjen drejt një Republike brenda Jugosllavisë, aq sa kishte mbetur. Dy këmbët mu patën këputur në lak. Sepse e dija mirë se çfarëdo autonomie apo Republike të jetë, në kuadër të Serbisë. Serbia do ta suprimoj atë, po sa bashkësia ndëkombtare ta kthej kokën tjetër kah dhe të angazhohet tjetër kund. Në këtë kontest në poezinë të shkruar në këto kohëra e shkrova vargun: “Këmishën si ta prenë, të mallkuar terzi. Nuk ke për ta veshur, gjerë sa të kesh rini”.
Dyshimit tim për qenien e Millosheviqit dhe të Ibrahim Rugovës Anëtar të ndonjë Masonerie, sado pak, i kontribuoj edhe Ditari i Borisav Joviqit “Ditët e Fundit” (poslednji dani) i dalë nga botimi l995. ku shpjegonte, se ka qenë prezent në shtëpinë e Sllobodan Millosheviqit. Në vitin 1991. kur ka ardhur një pjesëtar i Masonerisë, me origjinë Serbe, me emër dhe mbiemër. Që mund të vërtetohet nëse dikush ka qasje në atë libër dhe me që gjatë rrugës për në Beograd. Më parë ishte takuar me Dr. Rugovën në Prishtinë, dhe se Rugova i raporton Millosheviqit duke thënë se: Popullin e kamë tërhequr nga rruga por kam edhe ca probleme të vogla. (Kjo edhe mund të mos mirët si reale, sepse jemi mësuar me gënjeshtrat e liderëve të Serbisë dhe politikës së sajë). dhe në fund, ballafaqimi i Dr. Rugovës në Gjyqin e Hagës me Millosheviqin. Ku kjartazi shihej se Millosheviqi e mbronte Rugovën, nga pyetjet provokuese, dhe anasjelltas. Që nuk ishte e zakontë në ballafaqime me persona tjerë. Kush nuk e beson këtë, le ta rishikoj atë skenë me sy të mprehtë, e jo me sy gjysmë të mbyllur dhe ta krahasoj me ballafaqimin e Millosheviqit me këdo tjetër. Do të bindet edhe vet. E mos të flasim për qëndrimin e tij në Beograd, gjatë luftës dhe kërkesat e tija drejtuar NATO-s dhe bashkësisë ndërkombëtare, për ndërprerjen e bombardimeve edhe pse Kosova për çdo ditë bëhej shkrumb e hi.
Tani dhe në të ardhmen, do të pyesin njerëzit, pse vallë Rugova, në asnjë rrastë nuk vizitoi ndonjë familje të dëshmorëve të kombit, të rënë në luftën çlirimtare të UÇK-së, apo varreza të Dëshmorëve të UÇK-së. Përgjigjja do të ishte kjo: Sepse UÇK-ja, me daljen e vet në skenë dhe përhapjen e sajë. Ia mori nga duart adutin e vetëm, për të qenë anëtar i Masonerisë dhe avancim eventual. Tani me që nuk dispononte më me masën, nuk mbeti i vlefshëm për bosët e tij. Andaj edhe nuk u emërua si udhëheqës të grupit për bisedime në Rambuje, por e emëruan Hashim Thaçin. Megjithatë, jam kundër atyre që drejtojnë sharje në veprimtarin e Rugovës. Sepse, ne shqiptarët gjatë historisë kemi dhënë shumë ndërkombëtar. Të cilët kanë bërë vepra të mëdha, por Rugova është i vetmi lider i cili jetoj dhe veproj në Kosovë dhe për Kosovën. Duke e dhënë kontributin e tij në hallkën sinxhirore, për të sotmen që kemi, një shtetësi ashtu si e kemi. Por të robëruar nga Serbia nuk jemi. Që nuk është rasti edhe me të tjerët që i kanë kontribuar Romës, Osmanlive, Kralit të Serbisë, Hitlerit, Jugosllavisë Titiste e dreqit e të birit. Por jo Kosovës, jo Shqipërisë.
4.
Por më e keqja ishte se rinia duke e parë se Liderët shqiptar. Që të parët i largonin fëmijët e tyre për në shtetet perëndimore, filluan ta zbrazin Kosovën. Duke gjetur mënyra të gjitha llojeve shumë herë edhe tejet të rrezikshme, për të dalë nga Kosova. Mbeteshin pa dalë, vetëm ata si nuk kishin mundësi ekonomike, për të i paguar motoskafët në bregdetin Shqiptar. me të cilët rrezikonin jetërat e tyre për të dalë në Itali. Nga vazhdonin rrugën për Zvicër, Francë Gjermani etj. Me qenë se shpërnguleshin thuaja se vetëm të rinj të gjinisë mashkullore. Në Kosovë mbeteshin rinia e gjinisë femërore, të pa fejuara ose të fejuara e të pa martuara. Duke u mplakur në shtëpitë e të etërve të vet. Këtë dukuri nuk do ta theksoja po mos të kishte mbërri numri i azilkërkuesve Shqiptar në Evropë që në vitin 1994. rreth 300.000 sosh, shumica prej tyre edhe tani ndodhën në shtete perëndimore.
Në një rast ia pata drejtuar një shokut tim gjithashtu lider i LDK-ës një kritikë. Të cilit qëllimisht nuk po ia zë emrin. Kur i thash se ju liderët e popullit nuk po i shërbeni për të mirë kombit, duke i ikur fëmijët e juaj në perëndim. Ai u prek dhe me nervoz ma ktheu. Fëmijët tanë ma shumë kontribuojnë në perëndim se të juajt këtu.
Kjo nuk ishte aspak e vërtetë sepse mbi 90% të rinisë vetëm bridhnin nëpër (hajmet) e azilkërkuesve dhe rrugët e qyteteve të perëndimit, aty këtu duke u marrë edhe me delikuencë të llojeve të ndryshme, sepse nuk arrinin ta fitonin të drejtë për azil, ose për punësim. Por jetonin me nga 5o Franga ose marka sa u jepte shteti për pare gjepi.
Ja se gjitha këto ngjarje dhe të tjera që nuk po i ceku, më kanë shtyre të bindem se Prof. dr. Ibrahim Rugova, nuk ishte një lider i dalë nga populli. I cili me çdo kusht do ti mbronte interesat vitale të shqiptarëve. Por një ndërkombëtar i cili në Kosovë zbatonte planet madhore të Evropës, plan i cili dallonte nga ai i Pentagonit, vetëm në përmasën Autonomi substanciale nën Serbi apo Pavarësi. Andaj me bindje e them se lufta e UÇK-së i dha infuzion planit të Pentagonit dhe tani e fituam pavarësinë. Ashtu si është dhe si po e përjetomi. Duke mos e përjashtuar edhe kontributin e Prof. Dr. Ibrahim Rugovës.