| E premte, 01.04.2011, 07:59 PM |
MARK AVDYL NDREAJ-“PLAKU I MALEVE”
(Portret për njërin nga protagonistët e historisë 70 vjeçare të kombit shqiptar)
Nga Gjon NEÇAJ
Mark Avdyl Ndreaj, siç e kanë cilësuar me të drejtë, ”Plaku i Maleve”, (pagezuar me sinonimin e Bajram Currit), ka lindur më 28 maj, 1922, në fshatin Ramoc të komunës së Gjakovës, bujk analfabet. Marku është nipi i Bibë Kolë Mirakës, nga Iballa e Pukës. Nëna e tij, Zoja, ishte bija e Bibës. I ati i Markut, Avdyli, nga fshati Palç i krahinës së Nikaj Merturit të Tropojës, martuar me Zojën , bijën e Mirakajve,patën tre fëmijë,dy djem e një vajzë Marku,qysh në moshë të re inkuadrohet në Ballin Kombëtar, për çlirimin e Kosovës nga ushtritë komuniste Jugosllave. Për shkak të luftës së tij të pandërprerë për çështjen kombëtare, Mark Avdyli dhe familja e tij shpallen familje reaksionare nga pushteti komunist jugosllav. Gjatë viteve të 60-ta dhe 70-ta, ishte aktivist politik; ishte burgosur politikisht disa herë gjatë regjimit jugosllav, duke përfshirë edhe në burgjet famëkeqe të Goli Otokut, Nishit, Mitrovicës së Sremit etj. Gjatë luftës së fundit të Kosovës, i njohur edhe me emrin Plaku i Maleve, ka qenë pjesëmarrës dhe njëri nga udhëheqësit e luftës në zonën e Rekës së Keqe. Ka punuar një kohë të shkurtër si punëtor (mjeshtër i metaleve) në Rijekë të Kroacisë, në Gjakovë, si dhe pak edhe në Zvicër. Aktualisht jeton dhe vepron në fshatin e lindjes Ramoc.
Mark Avdyl Ndreaj i ka kaluar tetë dekada. Rruga jetësore e këtij “Plaku të Maleve” është histori e veçantë.Për flamurin –simbolin më të shndritshëm kombëtar,Mark Avdyli u dergj fronteve të tmershme të luftës,burgjeve të rënda sllave,duke përjetuar torturat më çnjerëzore.
Ardhetarizmi i tij u dëshmua si luftëtar që nga rinia,por kontribut të madh dha në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës,gjatë viteve 1998-1999,ku mori pjesë aktive së bashku me gruan,ndonëse të dy të moshaur,e pesë bijtë e tij.Njëri prej tyre,Princi,ra heroikisht duke luftuar me hordhitë serbo-sllave.
Marku jeton në Ramocin e tij,duke pritur e përcjellë mysafirë të shumtë që kanë dëshirë të takohen me të,të bisedojnë,të hulumtojnë dhe të shohin një pjesë të historisë sonë kombëtare,një njeri luftëtar,vigan,i paepur ,duke mos u mposhtur as nga vitet e shumta që ka mbi supe,për mos ta ndalur “turrin”as tani së vepruari për Kosovën.
Mark Avdyli që herët njihet në Malësinë e Gjakovës e më gjerë si mjeshtër i ndërtimit të armëve të llojeve të ndryshme.Atë zeje e kishte trashëgim nga i ati,Avdyli.Me zejen e tij të hershme ndihmoi edhe UÇK-në,si në ndërtimin e armëve për luftëtarët,ashtu edhe transportimin e tyre nga Shqipëria në rajone të ndryshme të Kosovës.
Ai ka shërbyer tërë jetën çështjes së Kosovës,si një aktivist kombëtar .Në vittin 1951,60 vje më pare,Mark Avdyli me disa shokë arriti të shpërndajë 1500 flamuj kuqezi në të gjitha vendet më strategjike të qyteteve të Kosovës.Ditën e 28 Nëntorit,flamujt i kanë shpërndarë netëve të vona në Mitrovicë,në Vushtri,në Gjilan e qytete të tjera të Kosovës.
Pa mbushur akoma 18 vjeç ka shërbyer në policinë shqiptare në Prizren,duke shërbyer në divizionin “Skëndergeb”,e duke udhëtuar,siç shprehet ai në Gjermani e deri në Kaukaz,Siberi e Selanik të Greqisë,e Kazakistan,për t’u kthyer përseri nëRamoc,vendlindjen e tij.Ai mori pjesë edhe në brigadat partizane në vitin 1944,por edhe në radhët e grupeve të ballit Kombëtar. Mark Avdyli është një nga figurat më kontradiktore të historisë sonë kombëtare dhe personazhi i gjallë i luftës së dytë botërore.
Ai disa here dënuar,duke vuajtur në burgjet më famëkeqe tëe Jugosllavisë , si në Goli Otok, Nish, Prizren,etj.,etj.
Në demostratat e marsit të vitit 1981,kulla e Mark Avdyl Ndreajt në Ramoc të Gjakovës ishte strehë e luftëtarëve të Kosovës,si u bë në vitet 1998-1999,si ishte bërë në vitet 1951-1952 dhe në vitet 60-të të shekullit të kaluar.Ndër të parët,si gjithnjë ishte Marrk Avdyl Ndreaj.Edhe ky portret për të është një homazh për jetën dhe veprimtarinë atdhetare të Mark Avdyl Ndreajt,në 30 vjetorin e demostratave të vitit 1981 në Kosovë,që ishin shkëndijat e mbajtura ndezur të luftës çlirimtare të Kosovës në vitet 1998-1999.
Mark Avdyli me Zojën,bashkëshorten dhe bijtë Princin, Jakun, Zefin e Nikollën u mobilizua në UÇK. Princi jep jetën duke derdhur gjakun e njomë pë lirinë e Kosovës. Mark Avdyl Ndreaj, jeton në Ramocin e tij të dashur, mes bijve, nipërve e mbesave,në moshën 89 vjeçare.Të bijtë dhe nipat kanë ndërtuar kullë të re,por malli për gruan, Zojën, Ajkunën, siç i thoshte ai,princin e vëllaun e vdekur,nuk i shuhet.”Por pavarësia e Kosovës, të gjitha i ka paguar, shprehet Marku, trimi i Ramocit të Gjakovës, luftëtarit që s’reshti kurrë për çështjen kombëtare,”Plakut të Maleve”historisë së 70 viteve të fundit të kombit shqiptar,ku protagonist i kësaj lufte është Mark Avdyl Ndreaj.