| E enjte, 31.03.2011, 07:57 PM |
Në një sallë të mbushur përplot mysafir në Emmendingen të Gjermanisë, organizuar nga shoqata “Yjet e Kosoves“ u mbajt manifestim për nder të 30 vjetorit të demonstratave të 81.
Nga Mustafë Shabani
Në hyrëje shiheshin të rinjë dhe të reja, të cilët mysafirëve që hynin në sallë u shpërndanin „pamflete“, në të cilat shkruanëte:Merre lexoje,shpërndaje,armikut mos ia trego.
Ishin moto e trakteve dhe gazetave ilegale, të cilat filluan të pushtonin Kosovën e para 30 viteve,mirëpo tani ato po shpërndahen ,ne salllën e cila po mbushej nga të pranishmit,për këtë manifestim të organizuar për mrekulli.
Salla ishte shumë komde dhe e përshtatshëme për njëmanifestim të tillë.
Specialitetet e ofruara nga kuzhina të cilën po e udhëhiqëte profesionistja Nexhmije Shabani ishin
me të vërtetë të feskëta dhe me një shije të veqant.
Servisi i organizuar nga Sahit ishte për qdo lakmi dhe qmimet ishin me të vërtetë lukrative dhe të perballuara për sejcilën portmone.
Për befasin e të pranishmëve pas perdes ndëgjohet ,një zhurmë me zëra të partikuluar si duhet.
Po me kalimin e kohës, thirrjet bëhen të kjarta, dhe në to ndëgjohet:Republike kushtetutë ja me hatër, ja me luftë.
Thirrjet me kohën bëhen të theksuara ,në mënyrë të veqant të vendosura ,dhe të artikuluara si duhet.
Ato thirrrje shtohen, dhe këta zëra pushtojnë sallën.
E gjitha ndodh në një skenë dhe pas një perdje.
Ato e psuhtojne sallen, dhe perdja fillon të hapet .
Në skenë shihet falmuri kombëtar në përmasa dy me dy metëra,dhe ai i mbulon fëmijë të veshur në rroba kombëtare.
Në ndërkohë thirrjet ndalën, dhe të tillat sikur ndëgjohen në of, dhe sikur ato vijnë në eho nga malet dhe fushat,nga fshatërat dhe qytet,nga e gjithë Kosova.
Derisa zërat ndëgjohen me intenzitet më të vogël,ndëgjohet hymni kombëtar ,i cili poashtu këndohet nga fëmijët në skenë , të pranishmit zgjohen në këmbë dhe këndojnë me fëmijët që jan para tyre.
Flamuri ngritet lartë ,dhe ai nderohet nga të gjithë të pranishmit.
Ne mënyrë figurative ky nderim i flamurit tani ,përkon edhe me solidaritetin e popullit me studentët , tregon dhe dëshmon edhe përkrahjen e popillit, për lëvizjen e tyre ,për lëvizjen e atyre që po kërkonin barazi.
Ata ishin dal asokohe sikur pararojë e tijë,edhe tani fëmijët te cilët jan në podium(skenë),ofrojnë programin artistik,i cili u mungo qe sa kohë te pranishmëve në sallë,sikur të përkujto sutdentët e asaj kohe.
Kjo ishte edhe simbolika.
Në skenë duket një vajzë (Nife Shala ),e veshur me rrobat kuq e zi,dhe me shqiponjë të qëndisur me profesionalizëm dhe përkushtim të papar.
Krejt instiktivisht duke recituar, duket sikur ajo ka pushtuar skenën,dhe në fund sikur përkulet para flamurit,e në sallë ndëgjohet një duartrokitje frenetike.
Me një interpretim të shkëlqyer,ajo kishte përfituar zemërat e të pranishmëve,
Diku duket një vajze(Brikena Rrecaj mbesa e shumë të nderuarit Prof.Dr.Kajtaz Rrecajt) e cila po defilonëte me një faculetë ,nën tingujt e valles shota, asaj i vie pas një djal(Denis Jahiri , ) i cili i kërko faculetën,dhe i njëjti shoqërohet nga grupi i vallëltarëve të shoqatës.
Vallja shota luhet dhe interpretohet në mënyrë fenomenale,dhe atë të pranishmit e përcjellin me duartrokitje frenetike.
Vallëtarët e shoqatës largohen nga skena,dhe kështu i bëhet vend Nife Shalës,e cila përshëndet të pranishmit,dhe prezenton rrejdhën e programit, regjin e të cilit e kishte bërë artikullshkruesi,derisa korreografia ishte e Nife Shalës dhe Venera Rrecajt.
Programi kulturo artistik i fëmijëve përcillet me duartrokitje të gjata.
Shoqata Yjet e Kosovës nga Emmendingeni sikur është shëndrrruar në një institucion këtej pari.
Në këto tri vitet e fundit manifestimeve kombëtare ajo po u kthen fizionomin e duhur,dhe të merituar.
Fizionomin e manifestiemve të dikurshëme,të cilat kohën e fundit jan shëndrruar,në takime të atyre që nuk njohin dhe nuk dijnë për vlera artistike dhe kulturore.
Puna dhe veprimtarija jonë jasht dhe ne vendin tonë, mund dhe duhet të shtrihet në segmente pratike dhe funkfsionale,që të dëshmohemi dhe të dalim si një komunitet i organizuar dhe i civilizuar.
Që të shihet qartë niveli europian i organizimit të jetës ,dhe tu ofrojmë edhe të tjerëve vlerat tona të mirëfillëta njerëzore,intelktuale,dhe civilizuese
Jan anëtarët e kësaj shoqate që ofrojnë vlera të mirëfillëta tri vitet e fundit.
Eshtë kjo shoqatë që me punën dhe veprimtarin e sajë ,u bë kultivuese e vlerave të mirëfillta kulturore,këtu dhe më gjerë.
Puna dhe veprimtaria e kësaj shoqate është shembulli më i mirë se si duhet të veprohet.
Shoqata u be zëri i arsyes dhe ndërgjegjesë sonë nacionale ,civilizuese dhe humane këtu.
Ajo tanimë eshte bërë një llojë pëfaqësie diplomatike e vlerave dhe kulturës sonë të mirëfillët,si në rrafshin kulturor poashtu dhe integrues.
Ajo tanimë me punën e sajë u dëshmua për pjekuri organizative, dhe kapje të temave me rëndësi dhe me peshë
Shoqata ishte ajo që arrijti të hap mësimin plotësues në tri qytete këtu.
Eshtë Shoqata dhe puna e sajë shembulli më i mirë se si duhet punuar.
Andaj lajtmotivi i demonstratave të 81 ishte të zgjohemi nga gjumi dhe agonia e mashtrimi si dhe ndëskëmzat.
Shoqata sikur thërret në këtë drejtim,dhe ajo deri më tani ksihte sukses të plotë.
Ka të atillë që në gjak e kan të krijojnë telashe dhe pengesa.
Fatkeqësisht ata nuk jan të pakët.
Të që ishin pengesë dje,kan mbet të tillë edhe sot, ishin dhe jan pengesë e ecjes sonë përpara si kolektivitet i organizuar.
Andaj sot ose kurr zgjohu nga gjumi.
Ne këtë drejtim vlen të përmendet dhe theksohet puna e palodhur e kryetarit të saj Tahir Shabanit,i ndihmuar nga anëtarërt e zellshëm te shoqatës ,së cilës ai i prin me përkushtim të pashoq dhe i motivuar me tërë qenien.
Mbrëmjen e bëri me të vertete madhështore ,prezentimi i këngëtarit tonë të shkelqyer Nimon Mushkolajt,ai u prezentua nga kryetari i shoqatës Tahir Shabani dhe u pritë me duartrokitëje frenetike.
Ai kishte ardhur, me nje repertoar të pergaditur enkas per këtë mbrëmje.
Programi i tijë artistik dhe kulturor ishte në harmoni të plotë ,me intencat dhe programin e shoqatës, si dhe me kërkesat e të pranishmëve,të cilët u ndan tërsisht të kënaqur dhe të impresionuar , me atë që ofroj ky këngëtar me vlera të mirëfillta artistike dhe profesionale.
U vallëzua tërë natën dhe në mënyrë me të vërtetë vëllazërore.
Një gjë të tillë e bëri të mundur, edhe përcjellja me të vërtetë profesionale dhe në mënyrë fantastike nga Basri Ibishi.
Në pamundësi që të marrin pjesë, manifestimit ju drejtuan me telegrame urimi një numër i madh veprimtarësh,vlen të ceken dy nga ata.
Hafiz Gagica veprimtar shembullor i tërë lëvizjes sonë nacionale:“Të nderuar veprimtar , nga thellësia e zemrës ju përshëndes duke dëshiruar që të jeni mirë dhe të kaloni qaste të këndshme, si dhe të keni sukses në këtë manifestim të 30 vjetorit të lëvizjes stundentore,që është pjesë e lëvizjes sonë për liri demokraci dhe pavarësi.“
Me respekt, Hafizi
Si dhe veprimtari i dalluar Ismet Badallaj:“30 vite merre lexoje,shpërndaje,armikut mos ia trego,30 vite nga lëvizja jonë studentore ,e cila me kalimin e kohës u bë lëvizje gjithëpopullore për kerkesen tonë plotesisht të drejtë dhe legjitime,për Kosovën Republikë ,e cila kërkesë u shua me dhunë dhe gjak nga një makineri e shfrenuar policoro ushtarake.
Kjo kerkesë e drejtë u kurorëzua ,dhe u definua me vone edhe më sakt me shtetësin e Kosovës“.
Në ndërkohë organizohet një koktej rasti ,për ata që e ndihmuan dhe përkrahën këtë manifesitm.
Aty zhvillohet një bisedë për të evokuar kujtime nga këto ngjarje me rëndësi të posaqëme në shtetbërjen e Kosovës.
„Ishte Lajmëtari i lirisë, dhe liria që u bën lajtomtiv dhe udhërrefyes i rinisë sonë studentore të asaj kohe.“
Ishin fjalët e artikullshkruesit bisedën e të cilit në këtë temë e vazhdon Haxhi Shehu njëri ndër përgjegjësit e këtij manifestimi dhe thot:
„Më kujtohet një numër i Lajmëtarit të lirisë ku asokohe pyeste: " A e lexon gazetën e vetëme të përditëshme Rilindja?
Duhet ta lexosh ate në mes rreshtave.Në ndërkohë sillëte një shkrim nga Rilindja e asaj kohe, sa për të ilustruar realitetin e hidhur të Kosovës ku njëri po shiste parmenda.
Artikulli ishte urdhëroni ,urdhëroni parmenda.
Gazetari po e pyeste shitësin e parmendavet:Po kush ua blen ato?Shitësi po përgjigjej:"Unë kam mjaftë të interesuar dhe myshteri" Më pas po pasonëte një koment i Lajmëtarit të Lirisë ku thuhej:" E shihni edhe në shekulline e XX në Kosovë shiten parmenda" „
Haxhi Shehu vazhdon me fjalët:“veprimtarët e lëvizjes studentore ishin kudo,në ilegalitet porë edhe në institucionet e asaj kohe „ Ai Përfundon vështrimin e tijë mjaftë përmbajtësor , për të plotësuar Isufi i cili thot:“Një klasë e tërë intelektuaësh po punonëte ,që të vetëdijsohej populli i ndrydhur dhe i liquar në të drejtat e tijë ,"vëllau" i madh (serbët) i të cilit po hanëte me lugë të arit, e ky vetë(shqiptarët) me lugë druri,vazhdonëte komenti i Lajmëtarit të Lirisë,ku po flisëte për "vellazërim Bashkimin" e asaj kohe në qfar niveli ishte , i cili me vone na doli me fytyrën e vërtetë vrasëse.“ Perfundon Isufi .
„Ishin ditët më të mira të rinisë sonë studentore,e cila krahas bumit që kishte bër ë, dhe po bënte në shkencë,kulturë ,sport dhe historiografi,ajo po krijohej si një rini e pastër dhe e ndërgjegjëshëme kombtarisht.“ Po plotësonëte Arfi Hoti i cili kishte bërë disa km për të ardhur me grupin e tijë më të madh,dhe të orgnaizuar si duhet,me të cilin nderoj këtë manifestim.
Arif Hoti me shoqërin e tijë mbushi salllën dhe ngjalli atmosferën në te.
Mësuesi i persketuar i asaj kohe Beqir Musa do të thoshte:“Rinia jonë studentore u ngritë ne këmbë , për të drejtat tona nacionale pikërisht më 11 Mars në qendër të studentëve,për të kërkuar fillimisht kushte më të mira jetësore,dhe nga kërkesat sociale ajo i zgjeroj ato në kërkesa politike,për Kosovën Republikë.
Në mbrëmjen e 11 marsit kur ato kërkesa dhe kjo lëvizje shpërtheu kishte edhe një lojë futbolli në mes Prishtinës dhe Partizanit të Beogradit.“ Evokon mësuesi duke vazhduar:
„Protesta studentore u masovizua sidomos më 26 Mars ,mu në ditën kur në Prishtinë ishte stafeta e Titos,dhe ajo kulmin e mbërrijti më 1 Prill, duke u zgjeruar edhe në qendëra tjera,e sidomos në Podievë,dhe Ferizaj ku ndodhi protesta e fundit e lëvizjese studentore, të cilat u shtypën me gjak,dhe me mijëra të burgosur.“ Duke i lën rastin edhe artikullshkruesit,i cili do të thoshte:
„Kosova e asaj kohe hyri nën një regjim të egër policor,u diferencua vëlau nga vëllau ,ishin ndaluar të gjtiha veprimtarit ´kultuoro-sportive,duke qenë e ndaluar edhe lëvizja e me shume se sa 3 personave,ishin shtyrë edhe shumë tremine dasmash dhe martesash ,për të mos u konfrontuar me këto masa dhune dhe represioni.
Duke shtypur me dhunë kërkesën e drejtë për Republikën e Kosovës,para gjyqit nxirren një numër i madh studentësh dhe organizatoërsh të profileve dhe profesioneve të ndryshëme ,ata po akuzoheshin per veprimtari kudnerrevolucionare,kështu atyre po u vihej një barrë me të vërtetë e rëndë ,dhe e papërballuar,e pabazë,e paargumentuar dhe denigruese per kërkesën e drejtë Kosovën Republikë.“ Përfundo veshtrimi i artikullshkruesit.
Në mes tjerash në këtë qasje dhe diskutim shoqëror, u cekën edhe probleme të shkaktuara aksidentalisht dhe në mënyrë të pakoordinuar,që me vonë rerzultojnë me thirrje individuale, që nuk duhej të ndodhnin,dhe të njëjtat i kishte marrë si alibi Serbia dhe udhëhqëja e sajë LK në gjiun e s cilës ishin të tillë me ndjenja të shfrenuara antishqiptare,dhe me botëkuptime tërsisht shoveniste.
Më konkretisht përpos kërkesës së drejtë për Republikën e Kosovës ,aty këtu ishin ndëgjuar edhe thirrëje për Marksizëm Leninizëm,diqka që po e ngulfaste dhe e vriste kërkesën e drejtë për Republikën e Kosovës.
Kush ishin ata që ksihin brohoritur kështu, edhe sot e kësaj dite kan mbet enigmë dhe e pakjarët.
Dhuna dhe represioni u shtua ,ndaj kuadrove të orientuara kombëtarsiht ,dhe të dëshmuara shkencërisht.
Kosova me ato të drejta që po gëzonëte ishte e barabart me Rüublikat tjera.
Për të liquar Kosovën dhe shiqptaret ,nga këto të drejta të garantuara me kushtetutë ne nivelin federativ,,Sërbia dhe udhëheqëja e sajë shovene,mjerisht e përkrahur në mënyrë të veqant nga Boshnjakët ,Maqedonasit;Malaziasit, si dhe nga të tjerët ,ajo këto demonstrata paqësore dhe të drejta i etiketoj si demonstrata,armiqësore dhe kundërrevolucionare.
Ky ishte një pretekst dhe alibi shumë i rëndë,për të nënshtruar të tërë apartin udhëheqës të Kosovës të asaj kohe.
Udhëheqëja e së cilës ishte në mes kullës dhe qekanit.
Duke qenë e mbështetur per muri, pa dashjen dhe dëshirën e sajë ,në Kosovë u instalua një sistem dhune dhe shkatërrimi te kuadrove të saja të nivelit Europian.
Ata u diferncuan,disntacuan,u shantazhuan,dhe u bugosën në mënyrë të paligjëshme .
Në mesin e atyre që pësuan si është më së keqi ishte edhe Akademik Prof Dr.Ali Hadëri, alfa dhe omega e historiagrafisë së Kosovës dhe shqiptarve te ish Jugosllavisë në veqanti,po edhe e gjithë tokave shqiptare në përgjithësi.
Ndaj tijë më vonë si duket kryhet edhe një atentat,meqë i ndjeri vdes, në rrethana sot e kësaj dite ende të pasqaruara dhe tepër të dyshmita.
Kam përshtypjen sikur ky diell që po shëndriste Kosovën dhe viset shqiptare në ishJugosllavi ,si dhe më gjerë me të vërtetat historike është harruar tërsisht,dhe vendin e tijë sikur tani e kan „zënë „ pseudohistorian dhe pseudointelektual,të cilët ose nuk ´mund të mbajnë drejtpeshimin e duhur, për shkak të vetë faktit që nuk kan bosht kurrizor,ose atyre u mungon inteletki i mjaftuar ,edhe pse disponojnë ca nga ato diplomat e marra nëpër kioska,dhe historia jonë më e re sikur është duke u falcifikuar,qka është duke u bërë një atentat ,në punën e kuadrove të dëshmuara shkencërisht dhe kombëtarisht, të cilat si e tham më lart,ose u diferencuan poltikisht dhe u burgosën,ose edhe i asgjësuan në rrethana të quditëshëme dhe të paskjaruara ende sot e kësaj dite.
Ne fund të fundit demonstratat e 81 e kishin efektin e vetë pozitiv ,sadoqë ato në nyanca kishin edhe elemente negative ,me thirrëje të panevojshëme si ato për Marksizëm dhe leninizëm .
Në kohën kur në Poloni kishte filluar lëv izja e Solidarnoshqit me Lehe Valncen per Demokraci,të brohorasim neve për Marksizëm -Leninizëm jo që do të ishte gabim politik,mirëpo do të ishte e barabart me vetëvrasje.
Andaj ndodhi diqka e paplanifikuar,që ishte një gabim i rëndë te themi fatal që më vonë na ksuhtoj shtrenjët .
Në një drejtim këtu kemi të bëjmë me ecje një hap përpara dhe dy mbrapa.
Duke ushtruar dhunë diferncim dhe distancim,praktikisht shqiptarët nxirren jashta ligjit,duke u krijuar një poltikë e tillë gjenocidale popullata e goditur,fillon të vetëdijesohet kombëtarisht.
Pabarazia nxitë nevojën dhe domodoshmërin për barazi.
Kjo dhunë dhe ky shovenizëm i paparë në shekullin XX,shpien deri te grevat e minatorëve ,të cilët rreshtohen pas Azem Vllasit,i cili po mbronëte autonomin e Kosovës,së cilës po ju lëkundeshin themelet.
Minatorëve tëTrepqës i bashkangjiten edhe studentët,me grevat dhe lë vizjen e tyre në sallën e sporteve 1 tetori.
Meqë ishte bërë rrezik të organizohen dalje në rrugë,shkohet me greva dhe në lokale të mbyllura për të
shprehur paknaqësin.
Ato më vonë shëndrrohen në greva gjithëpopullore,që më pas rezultojnë me burgosje dhe arrestime masive
,pasiqë minatorët tradhtohen dhe prehen në besë .
Ne mesin e të burgosërve kësaj radhe ishin njerëzit që po mbronin rregullimin dhe rendin federativ.
Ishte Azem Vllasi ai që po ngarkohej,si organizator i këtyre grevave dhe protestave,të cilat po kualifikoheshin si anti shtetërore,qka ishte një gënjeshtër e kulluar.
Dhuna dhe terrori sa shkon dhe shtohet, dhe kulmi i sajë arrin me suprimimin e autonomisë .
Në nderkohë në Kosovë lind një shpresë e re.
Lind LDK me në krye Prof Dr. Ibrahim Rugovën,i cili rrethë vetes kishte mbledhur njerëzit më të ditur dhe më të shkolluar.
E gjithë kjo më vonë rezulto me shpalljen e deklaratës kushtetuese,edhe pse tani i ksihin tytat dhe tankset e kthyera nga ata.
Ishin po ata njerëz,që dikur ne heshtje kishin pranuar diskriminimin dhe diferncimin nacional,si dhe suprimimin e autonomisë,mirëöpo gjithëmonë duke i kërcnuar dhe shantazhuar.
U ngritën atëherë kur u humb e tëra.
U ngritën atëherë për jetë a vdekje.
Dhuna dhe terrori ushtarak sa vjenë dhe sthohet, helmimeve dhe segregacionit nëpër shkolla,u shtohen edhe vrasjet e njerzëve nëpër rrugë ,vetëm dhe vetëm pse po kërkonin demokraci.
Ishte kjo koha kur shqiptarët e prirë nga intelktual dhe akdemik , po unifikoheshin aq mirë ,saqë bëhen pengesë e pakaluar për regjimin mesjetar Serb.
Prof Dr Ibrahim Rugova me LDK e tijë e cila në gjiun e sajë kishte intelktualët më të shquar shqiptar,politkisht e mundi regjimin e Millosheviqit pa e filluar as një të vetmen betejë .
Pas apartheidit dhe segregacionit të ushtruar nga regjimi kriminel i Milloshit,në kosovën e mbushur me tanke dhe polici,që po prisnin momentin e duhur për të reaguar në mënyrë barabre,porë kjo gjë nuk po ndodhëte fal njerëzve largpamës që po prinin.
Shqiptarët kishin filluar te mendojnë dhe veprojnë poltikisht.
Në këso rrethanash te krijuara për jetë a vdekje,nga një klasë e ndritur politike që ishte Largëpamëse dhe vizionare organizohet sistemi paralel i një shteti modern.
Ai u bë simbol i një rrezistence të papar në këto hapësira.
Në ndërkohë rinia studentore kishte filluar akcionin e pajtimit të gjaqeve, të cilit po i prinete Engjëlli Anton QEtta,i cili ksihte pasur një sukes të papare,në historin tonë të përgjakëshëme dhe vëllavrasëse.
Sot sikur ndjejmë mungesën e atyre inlektualëve ,të cilët ishin,koka,zemëra dhe boshti kurrizor i qenjes sonë nacionale.
Lufta për të drejtat tona nacionale nuk u ndal kurr,mirëpo pas luftës së dytë botërore,sikur ajo për një kohë
u pengua dhe nuk u vërejtë shumë deri më 1968,e sidomos më 1981.
Lëvizjen e filluar nga stuedentët dhe e vazhduar nga minatorët me A.Vllasin në krye,e avancoj një klasë intelektualësh e krijuar për një gjysmë shekulli.
Ajo ishte e rreshtuar dhe e ngjeshur në LDK me Dr.Ibrahim Rugovën në krye.
Duke qenë një klasë inlektualësh e shkolluar dhe regjur në këto hapësira,dhe duke njohur taktikën e kundeshtarit tonë shekullor,ajo përdori formën më të papërshtatëshme ndaj tijë.
Andaj edhe u bë digë e pakaluar për regjimin mesjetar serb.
Për herë të parë në historin tonë,po veprohej me arsye,e jo me emocione dhe me zemër.
Sadoqë disa herë ishte theksuar që pragu i shtëpisë duhet të mbrohet,forma e durimit Rugovian ishte keqkuptuar,dhe njerëzit sikur po besonin gati ne bestytni,që udhëheqësi ynë shpirtëror kishte mundësi me një lëvizje shkopi të na i sillëte lirin,pavarësin dhe demokracin.
Në kso situate sikur fitohet përshtypja që po kërkohej dhe pritej e pamundura.
Po tërsisht në mënyrë të mshehur,dhe në marreveshje me shtetin amë ,Hafiz Gagica duke marrë ngjyrën jeshile nga Prishtina,kishte filluar dërgimin njerëzve për ti ushtruar në Shqipëri.
Kështu filluan qelulat e para të organizimit të UQK-së.
PO me kalimin e kohës në UQK u involvuan njerëz të pandërgjegjëshëm,të cilët bëhen pengesë e avancimit të UQK në baza të shëndosha dhe profesionale.
Ata u bën pengesë para lufte,gjatës luftës,dhe pas sajë.
Ata edhe tani jan pengesë .
Andaj reago edhe ti .
Reago dhe mos prite ,meqë po nuk reagove sot, edhe nese sot nuk je viktima,nesër mund të jesh ajo.
Ne shoqërin tonë Kosovare tanimë të degraduar dhe të dezorientuar, në skajshmëri,po bëhet dhe organizohet luftë e ndyrë speciale kundër, atyre zërave që jan dhe ishin kundër despotizmit.
Eshtë duke u zhvilluar një luftë e ndyrë, e dirigjuar nga Serbia, kundër te gjithë atyre që ishin dhe mbetën zëri i arësyes dhe ndërgjegjes së shëndosh.
Ai zë që u ngulfat dhe u atentua dje.
Ai zë që në Hagë mundi intrigën,dhe fitoj, sot po vritet e varroset tërsisht.
Revolucioni po i han fëmijët e vetë.
Deri kur?
Derisa të jen despotët në krye.
Reago dhe mos u nguro e demaskoj ata.
Ata të cilëve sikur ju zgjatë shumë ky avaz,dhe si të tillë ata ishin dhe mbetën pengesë e lëvizjesë sonë për liri,pavarësi dhe demokraci.
Ai që shkel në këto tri shtylla,ai ka shkel në gjakun e të rënve,në idealet e tyre.
Ai që shkel këto ideale ai është varri i Kosovës.
Duke perfunduar këtë shkrim timin,shfrytëzoj rastin të përshëndesë të gjithe shokët e idealit, të cilët ishin pjesë e lëvizjes sonë për liri,demokraci,dha pavarësi.
Në këtë përvjetor uroj dhe dëshiroj ,që kjo agoni e popullit të shumëvuajtur të ket fundin e sajë, të kthjellohet dhe të marri formën e duhur,përndryshe është në rrezik, e gjithë ajo që u arritë me shumë mund dhe sakrificë të paparë.
Andaj të punojmë në atë drejtim që ti japim fund kësaj agonie njëherë e përgjithëmonë.
Më mirë sot se sa nesër
Jan më shumë se sa shumë 30 vite Merre lexoje,shpërndaje,dhelpërës dhe kundërshtarit të qështjesë
sonë nacionale tregoja fytyrën e vërtetë dhe dinake.