Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gazi Buxheli: Hipokrizia

| E marte, 29.03.2011, 06:11 PM |


Gazi Buxheli

 

HYPOKRIZIA

 

O njerëz!

 

Në tregun e zi të moralit

hypokrizia mbretëreshë e këmbimit,

tretur në buzëqeshjen e shtyrë

e lotët e ç’krypur të pikëllimit…

 

…buzëqeshja, një vello vezulluese

mbi fytyrën e gruas mondane,

mbulesë e thellinave vrastare

për fytyrën e njerkës shtrigane…

 

…premtimet, dritnajë verbërimi,

si rrufe e ndodhur në qiell,

fasadë e bukës së mykur

gatuar me krunde pa miell…

 

…pikëllimi, me lotë krokodili,

derdhur si prrua i vrullshëm,

shpërndanë në shpirtërat tuaj

keqardhjen, si plumb i padukshëm…

 

...Tartuf,  gobsekë, jago e pilatë

në doni ti prekni, a shihni me sy

mos i kërkoni në libra të sverdhur,

por tek hypokriti në hypokrizi…

 

O njerëz, kujdes!

 

…Nën epshe mashtrimi, hypokrizia,

lyp orgazmën e suksesit të pritshëm,

por kurr si kap dot lartësitë

pa naivitetin tuaj të frikshëm…