Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ilir Muharremi: Për instilacionin artistik “Dielli” të Alketa Xhafa-Mripës

| E marte, 29.03.2011, 07:50 PM |


 

Për instilacionin artistik “Dielli” të Alketa Xhafa-Mripës

 

Nga Dr. Ilir Muharremi

 

Duke parë shumë skulptura ngjyrë hiri të cilat e kanë vërshuar kryeqytetin tonë, me ngjyra të zbehta, të pa shpirta, artistja Alketa Xhafa-Mripa, vendosi, që kryeqytetit t’ia kthej buzëqeshjen, me ngjyra të hareshme, ta ngrohta, të zjarrta, madje edhe nganjëherë të ftohta, të cilat shumë shpejtë ndizen. Ato ndizen nga gjurmët e fëmijëve, të cilët me pak ekspresivitet kanë lënë shenjë në diellin e Xhafës. Energjia e këtij dielli, është e mbushur me optimizëm, dhimbja, depresioni zëvendësohen me instrument gëzimi, dhe këtë instrument, artistja e përdorë me psikologjinë e ngjyrave, të cilave ju jep jetë, dhe këtë jetë e shndërron në rreze të përjetshme. Kjo sikurse na paralajmëron se ardhmëria është si një diamant i ndriçuar, por ne duhet të marrim rrezen e së ardhmes, për të shndëriturr të shëndoshë, pa brenga, pa preokupime të cilat po e ngufasin vendin tonë. Madje, në shumë raste artistja na kthen në kohë, e kjo ndodhë pikërisht në momentin kur fëmijët e vegjël kanë shkelur mbi diellin, dhe kanë krijuar forma të sinqerta të besueshme nga ana e tyre. Ata nuk janë munduar të ngufatin energjinë, e cila qysh prej shumë kohësh është ngulfatur, dhe vështirë depërtojnë rrezet e sinqerta, por janë munduar të lirojnë energjinë pozitive, dhe të krijojnë besueshmërinë, buzëqeshjen e përjetshme, duke na shndërruar të gjithëve në artist. Sepse, nëse qyteti jonë nuk preket me nuanca artistike konceptuale, atëherë cilësia nuk do depërtojë, dhe do shfaqet inferioriteti dhe mosnjohuria ndaj vlerave të mirëfillta artistike. Ky diell nuk e ka kuptimin të shpërndaj rreze vetëm tek artistët, por t’i ndriçoj fytyrat e zbehura, tu rrisë qarkullimin e gjakut, të dëshmoj se në secilën kokë ekziston buzëqeshja dhe shpresa, por nevojitet armë për ta nxjerr në sipërfaqe, e kjo armë lehtë demaskohet me rrezet e krijuara nga fëmijët.  Por, artistja, përdorë edhe simbolikën tjetër në shenjë mos kënaqësia dhe proteste të vockël. Qëllimi fshihet pas asaj që ka të bëjë me lëvizjen e lirë nëpër Evropë, konkretisht me heqjen e vizave, sepse edhe ne si një shtet i vogël kemi të drejtë të lëvizim pa ndonjë pengesë, këtë pengesë Xhafa përpiqet ta shembë përmes rrezeve të cilat ndriçojnë gjithë globin. Ato janë të lira, shpërndahen pa mëshirshëm në gjithë botën, nuk kanë kufij, dhe ne esencë rrezatojnë tejet sinqertë me qëllim për ta sfiduar të keqen, përmes së bukurës së përjetshme. Autorja qëllimisht ka futur simbolin e diellit me formë të rrumbullakët, që të ketë vend për të gjithë, mos të jetë asnjë anash, ajo disi barazon njerëzimin, e fut në një koncept fitues të natyrës, duke paralajmëruar përjetësinë, dhe e then teorinë e filozofit Heraklit i cili diellin e paraqet si humbës nga ajri, sepse sipas tij ajri jeton për vdekjen e diellit, kurse dielli për vdekjen e tokës.