Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Pëllumb Lamaj

| E hene, 28.03.2011, 06:51 PM |


Pëllumb Lamaj

 

 

Vargjet e Mija...

 

Vargjet e mija mbartin vec dhimbje

Buze qe nuk qeshen kurre

Vargjet e mija ofshama femijerie

Zotin s'e pane kurre

 

Vargjet e mija kembana lirije

Skalitur ne mijera vjete burg

Vargjet e mija hije te frikeshme

Gjenocid qe s'u denua kurre

 

Vargjet e mija simbol lirije

Shkaba dykrenare ne flamur

Vargjet e mija shkrepetima vetetimash

Per Ata qe s'u kthyen kurre.

 

Vargjet e mija, ah vargjet e mija!

Pa tesera partije, pa flamuj

Vargjet e mija as blihen, as shiten

Nenshtrim nuk njohin kurre.....

 

            ***

KUSH THA SE KA DREJTESI

 

Po ikin nga kjo bote nje nga nje

Ata qe s' jetuan kurre

Ndergjegja e kombit, simboli i lirise

Lirine e deshen me shume

 

Po shuhen nga kjo bote nje nga nje

Ata qe shpresen mbajten gjalle

Me kote gjithe jeten enderuan

Disa prej tyre sot s'kane as varr' !

 

Po ikin nga kjo bote nje nga nje

Ata qe te gjalle nuk u bene kurre

Ndare ne partira e shoqata fantazma

Kur s'ndihmon veten, Zoti s'te shikon kurre......

 

Mars 2011

 

Për ZSH: Eduard M. Dilo