| E hene, 28.03.2011, 07:38 PM |
Zeqir Lushaj
Dervish Luzha me Sadik Selmanin, Gri, 1963
ROBI I ZOTIT…,KUR NUK
Tybe n’Zotin,istikfa! Ne,
Nuk jemi besimtarë-sot,
Adikatli,ish Ai,Dervish Luzha,
Robi i Zotit…,kur nuk
…!
E shoh…,e shoh kudo,
Atë fotografi,
Të Dervish Luzhës,
Dhe…,baj çudi !!
Në mure dhomash,
Në kabina makinash,
Në unaza nusesh,
E kopertina librash!
-A thue,keta besimtarë,
A e patën ditë,kush ish Ai ?
Ai,Jahu,me kazëm e lahutë,
Myshema-grisur,me t’tutë ?
…!
Mendoj me vete:
- Ky luzhjan i çuditshëm,
S’ka qenë kurrë President,
Kryeminister…, as deputet !
…!
Si arriti aq lart,Ai,
I braktisuri nga të gjithë,
(I sfilituri rrugave !),
“I huaj”, në vend të vet?!
…Besnikëria (paluhatje),
Në rrugën e idesë së Tij,
Besimtarin e pathyeshem,
E bani Profet,në çdo shtëpi !
…!
Eshtë…, i vetmi Njeri,
Në Globin Tokësor,
Që,u vetvarros përsëgjalli,
(Tek Vorret e Shalës,
Në anë të rrugës !),
Simboli i Lirisë,
Kur mungonte Liria,
Fuqia Hyjnore,
-Dervishi i Luzhës !
Sot,për At’ Burrë,
Mijëra njerëz betohen,
Veçse,dijeni
Veprimet e jetës së Tij,
Kuuurrë…,kuuurrë,(krejt),
Nuk mund te lexohen !
…!
Servilizmi,shkatërron dynjanë,
Fenë dhe shpirtin,të gjitha anët !
Ata,që ju turrën t’i këpusin kokën,
Sot,shkojnë t’ja puthin kambët (!!)
Nuk e fshehi mendimin tim,
(Frymor,i gjalle,i lirë,ateist):
-Sado të nervozohet Profeti,
Hipokritëve ,s’ju ban dot bisht !
-Unë,s’kam ardhë te Turbja Jote,
I dashur dajë,-drejtë po të kallxoj ! *
Kam folë me Ty,jo pak ,përsëgjalli,
Përsëvdekuri,nuk kam ç’ka të shtoj.
…!
Tybe n’Zotin,istikfa! Ne,
Nuk jemi besimtarë-sot!
Adikatli,ish-Ai,Dervish Luzha,
Robi i Zotit…,kur nuk kish Zot !
./.
*Autori i kesaj vjershe ,është nip në Nigegaj të Luzhës,dhe gjithmonë me Dervish Luzhën,ka komunikuar si ,nip e dajë !