Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hasan Qyqalla: Ofshamë pranvere

| E hene, 28.03.2011, 07:58 PM |


Hasan Qyqalla

 

OFSHAMË PRANVERE

 

(Studentit të vrarë në Demonstrarat e '81)

 

Aromë pranvere, hap retë bluqiellore

...Krater vullkani, dekada mbyllë hermetë

Të fala indeksin, shenjtëri engjëllore

Kërkoj frymë pa shishe, dhe një çik jetë!

 

Skuqen trotuaret, si në kohën mesjetare

Më lidhën gjuhën, më shtypën trurin

Gjakun tim steril, palos n’shall beqarie

Do çajmë prangat, ... do përdhosim murin!

 

Unazën, indeksin, ruaj gërshet n’ arkë

Gjaku n’epruvetë, konservim për brezni

Më ndjej e dashur, për truall BESËN falë

dhe qumshtin foshnjor mëme, për ata sy.

 

U shtri n’trotuar, mes sheshit me blira

I buzëqeshur dritë, xixëstralli si Hana

Me dhëmbë grisëm grila, boa e vampira

Ofshamë e thellë nëne, heu i prekt damlla.