Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Përparim Hysi: Takim me miken

| E diele, 27.03.2011, 11:54 AM |


Përparim Hysi

 

Takim me miken

 

Kisha vjete pa e parë,

Sepse vëndin e kam lënë

-Do të puth,- i thashë,- në ballë

-Pse në buzë,mos të bën dëm?!!!

 

Më sfidoi,që thoni,hapur

Dhe më shpalli ajo"luftë"

E po unë s'jam pulë e lagur

Që të ndahem me turp?!

 

Sfidën  unë e pranova

Dhe e puth atë me mall

Buzën me nge ia"kafshova"

Se vjete kisha pa parë.

 

Vet ma vërviti "dorashkën"

Dhe më ftoi në "duel"

Unë akoma s'e humb"vazhdën"

Ta humbas në"ditë me diell?!"

 

Pas puthjes që kërkoi

Që kërkoi,kërkoi me ngulm

Mikja një më një"pagoi"

Ende-ende "vras me plumb"...

 

26 mars 2011