Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Arif Molliqi: Elegjia e dhimbjes

| E diele, 27.03.2011, 08:51 PM |


Arif Molliqi

 

ELEGJIA E DHIMBJES

 

(In Memoriam Prof. Nimon Alimusaj)

 

Kur ti ece e ece në damaret e gjakut

Koha tinës n´kurth të vuri

Deri në udhëtimin e moskthimit

 

Në secilin vend lë gjurmë

Nga shikim i ytë u trembën hijet

Që i pagëzova më nga një fjalë tënden.

 

Të biem n´dashuri për gjithçka tonën

Për perëndin e Alpeve Shqiptare heq shpirt

Se bukurisë nuk i duhet lutja

 

Po sonte me ra ndërmend

E jotja udhë e gjatë përmbi Maje Mali

Po t´ka lodhë e t´ka k´putë malli

 

Një Zot e di

Ç´është kjo rrapëllim në mallin tënd

Që merr frymë në pranverën time

 

( Mësuesi im; nga maja e Strallit të thirra

Pjekjen ta bëjmë të Gurrat e Bardha

Nuk po më provojnë këmbët, me the

Për herë të parë nuk me dole në fjalë

Nuk e di shikimi na Kosova të vonoj

Apo lahutarët më këngët kreshnike)

 

Sonte më kot të kërkova

Kishe dalë n´qafë të Strellcit

Në këtë çmendi heshtjen ta trazosh