Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Astrit Hyseni: Kosmaqi

| E shtune, 26.03.2011, 07:44 PM |


Astrit Hyseni

 

K o s m a q i

 

Korba të zi të mesyën ty mal i bekuar

tanke, topa, artileri të ranë mbi krye

deshen të hanin strehimorën tënde të mbrojtur

bijtë e tu që te bënin roje ditë e natë pa ndalur

 

I rrethuar nga çetnikët barbar qendrove kryelart

në gjirin tënd mbrojte burrërisht trimërinë e rrallë

strehove qindra të pa strehë që kërkonin gjirin tënd

bijtë e tu që të bënin roje ditë e natë pa ndal

 

Guri 1 guri 2 radistacione për vëzhgim

korbat e zi nuk ndalonin, kërkonin depërtim

përballë tyre qendronin kolosët e pathyer

që me  shkronja të arta e shkruan historinë

 

Korba te zi të rrëthuan ty mal i bekuar

stuhi të fuqishme të ranë mbi krye

deshen të hanin strehimorën tënde të mbrojtur

bijtë e tu që të bënin roje ditë e natë pa ndalur.