| E enjte, 24.03.2011, 12:39 PM |
Politikani serb Vojisllav Koshtunica ka përfunduar nën shënjestrën e hetimeve lidhur me vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq.
Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë serbe, sipas të cilave Koshtunica dyshohet se ka qenë pjesë e hartimit të skenarit për vrasjen e kryeministrit me prirje perëndimore.
Në atë kohë, Koshtunica ka qenë president i Serbisë, ndërkohë që më vonë u bë kryeministër i vendit, kur në krye të shtetit erdhi Boris Tadiq.
Për vrasjen e Gjingjiq janë dënuar anëtarët e klanit famëkeq të Zemunit, të udhëhequr nga lideri Milorad Ulemek Legija.
Por prokurori që hetoi çështjen ka folur prej kohësh për një dorë politike pas atentatit që i mori jetën Gjingjiq.