| E enjte, 24.03.2011, 08:55 PM |
Çlirim Uça
Elegji për tim atë
Mbramë fjete në të ftohtë,
në të ftohtë si bora – Jo!
Jo! - as si akulli.
Në të ftohtë si vdekja
fjete.
.
E unë çuet
trishtueshëm yjet
kundrova
në atë natë të pafund,
si rruga jote
përjetësisht pa kthim.
.
E tu dridh
në zemër ftohtë,
ftohtë në shpirt,
mbi shtratin
ba si arka jote,
në kujtime zhytë.
.
Tretë në kujtime,
lotin derdh për ty.
Pranë teje të isha
do të doja,
acarin e shpirtit tim
me shkri.
.
Mbuloja më vinte e randë;
e randë sa edhe e jotja – Jo!
Jo! - as sa kodra e bjeshka;
e randë më vinte
sa dhimbja.
.
Të pyta nëse kishe ftohtë,
mos ndjeheshe ngusht
e të zihej fryma
n’ atë dhomën e vockël,
nën qiparisa.
.
Jo, - më the -
se në zemren tande
jam,
se frymoj nga ti
i ngrohtë:
jam dashunia
dhe dhimbja jote
sot e mot.